LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duhet një mandat i tretë”/ Rama: Në 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë për një kohë të gjatë

3 Mars 2021, 09:25, Politikë CNA
“Duhet një mandat i tretë”/ Rama: Në 25 prill do

Kryeministri Edi Rama thotë se i duhet një mandat i tretë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi dhe ecuria e saj. Ai tha se në 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë për një kohë të gjatë, duke iu referuar këtu sulmeve që ka bërë presidenti Ilir Meta në drejtim të kësaj reforme.

?Të gjithë ju motra dhe vëllezër, zgjedhje të çdo kahu diskutoni për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 Prilli që po afron, a duhet të më jepni mua një mandat të tretë apo ata që kanë qenë me vite aty. Ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS, ndërsa mandati i pesë për Saliun dhe Lulin dhe Monikën dhe Ilirin që kanë qenë herë me PD dhe herë me PS.
Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Shqipëria sot është më mirë se dje por nuk është ende ajo që ju doni dhe ajo që unë dua. Po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu por nuk mund t?i lë në mes gjithë këto punë. Ne kemi bërë progres por nuk mjafton. Nuk ju mjafton ju dhe nuk ka si më mjafton mua,. Ky progres mjafton për garanci për të arritur aty ku duam.

Unë jam i vetëdijshëm se të gjitha fushat që lidhen me familjet tuaja ka sa të duash probleme për t?u zgjidhur dhe halle për t?u adresuar. Dua që së bashku të jemi të vetëdijshëm njësoj si për dritën e mëngjesit. E ardhmja që duam nuk ndërtohet me receta elektorale dhe as me kthimin e fantazmës së të shkuarës në pushtet. Sot do ju flas për drejtësinë. Më dëgjoni me shumë mendje ju lutem këtë që po përpiqem të ju them sot. Këto zgjedhje lidhen me fatin e drejtësisë për një kohë të gjatë pas 25 Prillit. Jeni lodhur duke pritur drejtësinë që meritoni?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga