Connect with Us

“Dashnorë dhe sabotatorë të reformës në drejtësi”/ Manjani tregon pse u prish koalicioni Rama-Meta

Politikë

“Dashnorë dhe sabotatorë të reformës në drejtësi”/ Manjani tregon pse u prish koalicioni Rama-Meta

Publikuar

-

Ish- ministri i Drejtesise i LSI Ylli Manjani në një postim të gjatë në Facebook ka treguar arsyen pse u prish koalicioni mes kryeministrit Edi Rama dhe LSI në vitin 2017.

Manjani sjell të detajuara disa fakte të “dashnorëve” dhe “sabotatorëve” të reformës ën drejtësi, pika që po përplas më shumë palët politike.

Postimi i plotë i Manjanit:

Disa fakte si për “dashnorët” ashtu edhe për “sabodatorët” e reformës në  drejtësi.

-Reforma në drejtësi filloi me vendimin më konsensual të të gjithë kohërave, me miratimin e ndryshimeve kushtetuese me 140 vota në parlament. Ky vendim u mor pas dakordësisë PS-PD-LSI.

Të thuash sot se “ne e deshëm reformën dhe ata me të cilët e miratuan atë, nuk e duan”, është e pavërtetë.

-PS dhe LSI, asokohe në koalicion, vijuan me miratimin e ligjeve të drejtësisë pa konsensusin e PD. Ato ligje në fakt janë shtrati i kaosit që erdhi në sistemin e drejtësisë, ndaj PS dhe LSI duhet të mbajnë përgjegjësi.

-Reforma në drejtësi nuk u bë për të reformuar sistemin, por për të bërë politikë me të. Kjo spjegon sjelljen politike që merr 90% të kohës mediatike me temën “kush e do e kush nuk e do reformën”. Pa dyshim spekulim fund e krye, ndërkohë që drejtësia si pushtet është kafshuar keq dhe vështirë të ngrihet shpejt aty ku Republika ka nevojë.

-LSI dhe PD nuk kanë se si ta zhbëjnë reformën e miratuar nga po ata vetë me konsensusin kushtetues. Në fakt disa ndërhyrje që i pozicionojnë më mirë institucionet e reja duhen. Fjala vjen, SPAK nuk mund të ketë një fushë veprimi kaq të gjerë sepse kolapset, siç po ndodh. Ai duhet të fokusohet vetëm tek korrupsioni i ministrave e lart, si dhe tek krimi i organizuar. Se për këtë punë u krijua dhe me emrin “i posaçëm”. U krijua për tu marrë me të posaçmit e jo rutinën…

-Debati për “bërje e zhbërjen e reformës” vjen në një çast kur rilindja ka marrë një nismë ligjore për ndryshime në ligjet e reformës. Ndryshime që askush nuk i di se ç’janë e për çfarë shërbejnë. Krejt pa konsensus. Pra vetë ka vendosur zhbërjen, ndërkohë që akuzon të tjerët për zhbërje. Ndaj “sabodatorë”, nuk janë ata që sjanë në parlament, por ata që ndërhyjnë në reformë në mënyrë të njënshme. Fushatë hesapi.

LEXO EDHE:  Politikës nuk i shpëton as sporti/ Zbulohet urdhri i Bashës për të shpëtuar Vllazninë dhe rrëzuar…

Tani edhe ca të vërteta për koalicionin PS-LSI.

-PS nuk ka shprehur asnjëherë dëshirë për të prishur koalicionin me LSI. Përkundrazi, deri në sekondat e fundit të lejueshme, Rama dhe Veliaj u përpoqën të ndërtonin një koalicion të ri me LSI në vitin 2017. E mbani mend darkën te markata e peshkut?!

Të thuash sot se “ishim gati të prishnim koalicionin me LSI për reformën” është e pavërtetë në kufinjtë e mashtrimit.

-LSI ka patur një ide për të dalë mga koalicioni, por që nuk e zhvilloi me tej. Zgjodhi rrugën e komportimin dhe të mbylljes së kontratës së koalicionit, sigurisht dhe me benefitin që mori postin e Presidentit. Personalisht kam menduar dhe ende sot e mendoj se ishte rruga e gabuar, por ky është fakti.

Ky fakt spjegon edhe qëndrimin pa qëndrim të LSI në prag të zgjedhjeve të 2017.

-Qëndrimi pa qëndrim i LSI në 2017, si dhe mos hapja e telefonit që kryetari i asaj kohe i LSI i bëri Ramës, e çoi këtë të fundit të mbyllej me Bashën deri sa ndërtuan “big mac”, e në vijim marrëveshjen fatale të majit 2017.

E kuptoj që është fushatë, por disa fakte nuk mund të zbëhen as nga parlamenti monist./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E kam tepruar në komunikim…”/ Rama: Duhet korrigjuar, jam i pakënaqur me veten

Publikuar

-

Nga

“E kam tepruar në komunikim…”/ Rama: Duhet korrigjuar, jam i pakënaqur me veten

Kryeministri Edi Rama ka pranuar mbrëmjen e sotme se disa herë e ka tepruar me komunikimin që bën në panele me gazetarët apo në takimet me qytetarë.

Por Rama pretendon se e ka tepruar me mënyrën se si e ka paraqitur veten te qytetarët, duke qenë se shumë persona e kanë cilësuar si njeri arrogant.

“Kam përshtypjen se e kam tepruar në komunikim, duke krijuar idenë se jam një njeri arrogant. Nëse do bëja opozitën e Edi Ramës unë do e mundja Ramën. Kjo është gjë që duhet korrigjuar.

Po të dëgjonit ju se çfarë do i thoja unë Edi Ramës me zë të lartë, sigurisht ju do ta shikonit Lulzim Bashën si shok të ngushtë të Edi Ramës. Edi Rama opozitar është njeriu më i pakënaqur që mund të gjeni në rruzullin tokësor”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Kandidatja për deputete e Lëvizjes për Ndryshim, Melisa Braci, ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët, teksa ka mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për CNA.al, Braci i kërkoi qytetarëve të zgjedhin ata që janë ndryshe nga tre kryetarët, nëse vërtet duan që vendi të ndryshojë.

“Mesazhi im për qytetarët është shumë i shkurtër: Zgjidhni ata që janë ndryshe nëse doni ndryshim. Ndryshimi nuk bëhet me 3 persona që s’ kanë lënë post drejtues pa provuar. Ata janë të konsumuar. Mos e konsumoni dhe të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj duke zgjedhur siglat!”, u shpreh ajo.

Kandidatja për deputete foli edhe për përfshirjen e saj në politikë si pjesë e Lëvizjes për Ndryshim, ndërsa tha për CNA.al se pjesë e kësaj partie mund të bëhet kushdo që ka parime të përbashkëta me ta.

LEXO EDHE:  Senati amerikan arrin marrëveshje për të rihapur qeverinë

LEXO EDHE:  A ka opozitë përtej Bashës dhe Monës?!

“Çdokush që e ndjen se i përshtatet vlerave themeluese e drejtuese të Lëvizjes mund dhe duhet të jetë pjesë e kësaj partie. Nuk është e thënë të jetë thjeshtë mbështetës i zonjës Topalli, apo të jetë i shkolluar jashtë vendi. Rëndësi ka që ne të jemi aty nga parimet e përbashkëta dhe me një qëllim: jetësimin e këtyre parimeve. Backgroundi politik e arsimor janë pluse për qëllimet personale politike të secilit, por jo kusht anëtarësimi.

Ne synojmë dhe besojmë fort që do jemi forcë kushtëzuese e qeverisë së pas 25 Prillit. Se sa mandate do marrim nuk mund ta parashikoj dot saktësisht, por që do jetë faktor kjo është e sigurtë. Jo se e duam ne me ngulm, por se Shqiptarët e dinë se kështu nuk vazhdohet më”, nënvizoi Braci./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ndodh diçka e padëgjuar”/ Topalli: Ja pse u shit opozita

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka vijuar me akuzat ndaj kreut të PD, Luzlim Basha për të cilin thotë se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për interesat e tij.

Sipas Topallit, po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në dy dekadat e para.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë që opozita të shitet për interesat e pallatave tek “Uji i ftohtë”, tha Topalli.

Ajo është ndalur edhe tek vilat e shumëpërfolura në media të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Basha: Rama prej 5 vitesh vendos kush e merr ndihmën ekonomike. Fshihet si skuth…

LEXO EDHE:  ​“Të vraftë Zoti o Lulzim Basha”/ Murrizi replikon me Alfred Lelen  

“Të gjithë e dinë që jeton në katër vila nga një milion euro secila. Është arrogancë që edhe në vitin e fundit elektoral ai ka aq garanci sa askush nuk do kërkojë transparencë qoftë për katër vilat. Kur i përmend dikush vilat ai buzëqesh sepse janë asgjë përballë asaj që është realiteti i tyre”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE