LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

3 Mars 2021, 20:43, Aktualitet CNA
Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Këto janë pamjet e vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikajt në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. Gjikaj ka qenë duke ecur në trotuar kur në anë të rrugës ndaloi një makinë tip Ford nga e cila dolën dy persona, ndërsa shoferi qëndroi brenda.

Personi i parë i foli dhe iu afrua Tauland Gjikajt duke e ndaluar. Duket se ata njiheshin me njëri-tjetrin. Teksa ishin duke biseduar për disa sekonda, pas autorit të parë vjen një person i dytë i cili mbante poshtë xhupit një kallashnikov.

Në moment ai hapi zjarr menjëherë ndaj Tauland Gjikajt duke e qëlluar me automatik nga distancë e afërt. 31-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Pas vrasjes, 3 autorët u larguan menjëherë me automjetin që i priste në anë të rrugës. Pak minuta më vonë pas ngjarjes, Policia e Vlorës arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar. Ai është 44-vjeçari Andi Jonuzaj, i cili përdor edhe emrin Hans./ tvklan.al

Lajmet e fundit nga