LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çohuni një orë më parë dhe kapni autobusin që nuk ka fluks”/ Rakacolli: Fjala ime u keqinterpretua

3 Mars 2021, 13:20, Sociale CNA
“Çohuni një orë më parë dhe kapni autobusin

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli sqaroi deklaratën e dhënë disa ditë më parë ku u shpreh se qytetarët duhet të zgjohen një orë më përpara dhe të arrinin autobusët që kishin më pak njerëz.

E ftuar në ?A2 Cnn?ajo sqaroi se deklarata e saj ishte keqkuptuar.

?Ka ndodhur një keqkuptim dhe keqinterpretim për atë që jam shprehur. Se situata në autobusë është e ngarkuar, është vend ku mund të merret infeksioni dhe përgjigja ime është drejtuar qytetarëve dhe nuk është thënë përgjigja tjetër që nëse e shihni që autobusi është plot mos hipni, se ju infektoni familjarët, por jo se nuk duhen shtuar kontrollet në autobusë. Ka qenë një këshillë praktike dhe është thënë qartazi dhe janë përcaktuar protokollet që ky transport të mos bëhet vatër infeksioni dhe jo çdo gjë të bazohet te protokollet. Ajo që më bën përshtypje është që fokusohemi te përgjigjet negative dhe jo te mesazhi. Kur e shohin që autobusët janë të ngarkuar të mos hipin, pavarësisht masave që ne marrim. Ndoshta me të drejtë është keqinterpretuar patjetër që duhet vëmendje e shtuar dhe nuk duhet të pranojnë të hipin të tjerë. Duhen më shumë kontrolle masa ndëshkuese edhe për operatorët. Është e pamundur që fizikisht që në çdo orar dhe autobus të çosh nga një kontrollor?-është shprehur ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga