Kronika
Breshëri plumbash në rrugën Transballkanike/ Vritet një person

Breshëri plumbash raportohen nga Vlora mesditën e sotme.
Mesohet se të shtënat me kallashnikov kanë ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake ka humbur jetë një person.
Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar shumë pranë një lokali.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj./CNA.al