Politikë
Ben Blushi emisionin për tu shfajësuar për incineratorët/ Malltezi bën gati padinë

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka paralajmëruar drejtorin e Top Channel Ben Blushi, lidhur me aferën e incineratorëve, të cilën CNA.al e ka denoncuar vazhdimisht.
Malltezi i thotë Blushit se ka halle të mëdha, ndërsa shtron edhe disa pyetje. Duke iu referuar emisionin që ka bërë Top Channel mbrëmjen e djeshme për incineratorët, ai deklaron se do ta padisë këtë television së bashku me Blushin për akuzat.
Demokrati rendit disa nga ato që ai i quan fakte dhe tregon përfshirjen e Blushit në çështjen e plehrave.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD i kërkon Blushit të paraqitet në gjykatë për shpifjen e radhës dhe mos t’a quajë sulm ndaj medias së lirë.
“Blush ke halle te medha, je perfshire me mafien e plehrave perkundrejt 33% te aksioneve ne Lori Cafe por qe nuk tregon dot as pse u fshehe deri ne Bullgari dhe as nuk tregon dot pagesen 733,000 € qe te takonte te kryeje. Apo paguhesh ne natyre nga mafia e plehrave?
Me thane sot qe mafia e plehrave permes Blushit dhe zogut te tij paska bere mbreme nje emision te gjate per te me sulmuar here me aludime, e here me shpifje te trasha. Po i them avokatit te beje gati padine per shpifjen e Blushit dhe Top Channel duke uruar te perballen e mos qajne dhe e quajne sulm ndaj fjales se lire.
Edi Rama qe po vjedh 430 milione euro me inceneratoret ka mobilizuar gjithe lepiresit e tij te me sulmojne se kam 6 vite qe po them publikisht se eshte afera me e rende korruptive e shekullit. Do vijoj ta them Blush se ashtu e ke thene edhe vete ti ne 2017 sa kohe qe ende nuk te bene bashkeaksioner me mafien e plehrave.
Sipas Edit dhe lepiresve te tij te zbatohet ligji dhe (1) te rikthehet pas 60 vitesh prona e grabitur tek qindra trashegimtaret e familjeve pronare, (2) pas dhjetera vitesh, dyzina procedurash ne dhjetra institucione, (3) pasi paguan 900 milione leke per objektet e vjetra e (4) zhvillon pronen tende me standartet me te larta mjedisore dhe sociale dhe pasi (5) strehon 43 familje informale qe jetonin ne ato objekte qenka skandal, ndersa grabitja e tokes dhe objektit se gjimnazit nga nje italian me nje cope leter te vetme, pa asnje lek qenka ok!
Faktet e njohura jane si meposhte:
1. Klubi Partizani nuk eshte privatizuar ende por sot ka perfunduar ne duart e Edi Rames, vellait dhe sekserit te tij pa asnje dokument te ligjshem zyrtar! Gjithe ai mund, djerse, trofe, historik i klubit publik shteteror ka perfunduar ne duar te edit pa asnje cope leter nga pronari i ligjshem shteteror, pa u nxjerre fare ne tender apo ne proces transparent per t’a kthyer ne nje ndermarrje aksionere ku te ishin aksionere te gjithe kontribuesit (lojtare e tifoze) e jo monopol i vellait te Edit. Nuk ia vlen te merrem me bedelet e Blushit qe qajne me lot krokodili pasi nese do e donin klubin ata hajdute do e kishin ruajtur si syte e ballit e jo te merrnin rryshfete perkundrejt futjes se 43 familje informale ne dhomat e zhveshjes, dusheve etj. 43 familje (jo persona) qe paguanin tek rryshfetcinjte!
2. Edi-Blushi mashtruan kur deklaruan se privatizimin e tokes, terreneve dhe objekteve te ish-klubit partizani e nisi qeveria Berisha. Ne fakt e nisen ministrat Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi me disa shkresa zyrtare ne Korrik 2005 per interesa lehtesisht te kuptueshme. Po t’a kish privatizuar Angjeli-Klosi per interesa te seksereve te Braces do ishte mire? POR Ligji i Kthimit te Pronave i 2004 detyronte t’i ktheheshin pronareve tokat qe kish marre ushtria dhe ishin jashte planit te perhapjes, kesisoj pas nje sage shumevjecare familjet e vjetra te Tiranes (Begeja, Llagami, Vaqari, Saliaga dhe Alimemeti) me qindra trashegimtare rimoren pronen e grabitur per 60 vjet nga komunizmi.
3. Prona e grabitur per mbi 60 vjet nga komunistet iu kthye e cunguar familjeve pronare pasi kane pasur 67,000 m2 e jo 26 apo 30,000. Kjo pasi diku binte rruge e diku toke e destinuar per gjimnaz sipas planit te Tiranes. Pjese te ketyre copave tani po i vjedh dikush nga italia jo me ane te ndonje procesi te rregullt, jo me gare, pa paguar asnje lek, pa asnje debat publik nese duhet t’i perlaje italiani apo ndertuar gjimnazi, por permes 3 VKM me qark te shkurter direkt nga Edi Rama! Te respektohet ligji dhe t’i kthehet toka pronareve te ligjshem qe e kane blere me para qenka skandal ndersa po t’a fale edi rama sikur ta kish te babes tek lepiresit e tij qenka ok? Po ligji qe te ndalon te japesh pronat per te trete derisa te perfundoje procesi i kthimit dhe kompensimit te prones apo varja ligjit?
4. Edi-Blushi paskeshin heq dore nga genjeshtrat e meparshme me toke falas apo vjedhje pishine pasi paskan pasur kohe te konsultohen qe i kishin mashtrime te trasha. Mendojne se do krijojne tymnaje me mashtrimin tjeter me letra qe nuk i perkasin asnje nga familjeve qe moren pronen. Po te kishte ndonje cope leter do e kish sjelle mepare Bolino qe u rrek edhe te aludonte por doli genjeshter dhe kur behet me media hyn tek shpifjet e qellimta.
5. Te gjitha dokumentet per procesin e privatizimit te terreneve, percaktimet zyrtare te kufinjve te cdo objekti apo terreni u azhornuan dhe firmosen nga nje dyzine drejtore te Edi Rames ne Bashkine e Tiranes. Nese ata dhjetera zyrtare te Edi Rames nuk do kishin firmosur dokumentet privatizimi nuk do ndodhte apo jo? Dhe ata dyzine drejtore e shefa te Rames nuk e bene se me donin mua dhe asnje nga pronaret por sepse ishte krejtesisht e paster dhe ligjore. U firmosen edhe nga vete Edi Rama qe e falenderojme se firmosi edhe lejen per ndertimin e mega objektit qysh ne 2007. Mos ki frike Blush.
Qindra trashegimtaret e 5 familjeve fisnike pronare te Tiranes ndonese ju mori dhjetera vjet procesi i kthimit te prones dhe ndonese paguan 900 milione leke per te blere edhe objektet e vjetra, prapeseprape nuk nxorren ne rruge asnje nga banoret informale qe ndodheshin ne objektet e vjetra! Ndonese mes pronareve kishte qe nuk kishin marre asnje nga dhjetera pronat e prinderve dhe vete jetonin me qera, gjithsesi pranuan qe mos fitonin mbi hallin e informaleve. Te gjithe banoret informale u bene pjese e modelit te zhvillimit te prones! Mbi 2500 m2 dhe mbi 500,000 euro u dhane per 43 familjet qe banonin ne objektet e rrenuara. Kjo eshte ndofta arritja me e mrekullueshme dhe dinjitoze e ketij projekti zhvillimor. Asnje banor informal nuk jeton ne fund te projektit me keq sesa kane jetuar ne fillim te tij. Ky eshte nje standart human i paimagjinuar ne Shqiperi.
Sa mire do ishte sikur pronat t’i ktheheshin pronareve te ligjshem duke i detyruar qe t’i zhvillonin duke respektuar standartet Evropaine sociale dhe mjedisore. Per fat te keq, familja ime (nder 7 familjet themeluese te Tiranes sipas Prof. Karapicit, nder 3-4 familjet me te pasura te Tiranes sipas Prof. Petreles, dhe e treta me e goditura nga tatimi i jashtezakonshem i komunisteve) i jane rikthyer vec dicka me pak se 8% te prones. 92% te pronave na e kane vjedhur ose edi rama qe i jep me VKM pa respektuar asnje ligj, ose zaptuar nga tualeti nga kasollja e galigatit, ose ndonje Italian per sherbime lepirese.
Te falenderoj Edi-Blush per pamjet e bukura te zones se zhvilluar me arkitektin me fame boterore Daniel Libeskind, me mbi 2000 peme dhe zona kembesore per banoret. Ka cilesine e ajrit me te mire e gjithe Tiranen ndonese ndodhet vec 1 km ne vije ajrore me kryqezimin me te ndotur te Tiranes. Eshte krenari e ligjshme e gjithe familjeve pronare qe kane zhvilluar pronen e tyre. Se si e zhvillojne pronen pastaj pronaret, sa mijera peme mbjellin, sa palestra ndertojne etj. eshte pune e tyre jo e zoterise sate apo jo?
Pervec shume kontributeve per zhvillimin e zones, familjet pronare po kontribuojne edhe me nje cerdhe dhe nje kopsht per komunitetin te cilat nuk do i lejojme qe te grabiten sic edi dhe carlo duan te grabisin token tjeter qe pronaret e lane ne dispozicion te bashkise per gjimnaz per komunitetin.
Edi-Blushi, ju ftoj te paraqiteni ne gjykate per shpifjen e rradhes dhe mos pervidheni apo t’a quani sulm ndaj medias se lire.
(P.S. me tualetin jemi ne gjyq prej 10 vitesh per keto shpifjet e tij. Por u pervodh dhe pastaj kercenoi apo joshi nje gjyqtar qe tani eshte doreheq nga frika e vetingut i cili na i quajti shpifjet e tualetit si shprehje e fjales se lire te deputetit e jo shpifje ndaj tjetrit. Por jemi ne gjykate te larte perballe tualet mos ki merak!)”, shkruan Malltezi në rrjetet sociale./ CNA.al