Connect with Us

Basha takime me qytetarët në Tiranë/ Jemi në emergjencë kombëtare

Politikë

Basha takime me qytetarët në Tiranë/ Jemi në emergjencë kombëtare

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Njësinë nr.3 në Tiranë ku u takua dhe bisedoi me biznese e qytetarë.

Basha i informoi qytetarët për platformën e Partisë Demokratike. Basha tha se me 25 prill duhet të bashkohen gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që presin të gjithë e për të sjellë në drejtim të vendit një qeveri që punon e mendon për shqiptarët.

“Me 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normal sjell njё qeveri normale e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël pёr fëmijët e juaj normalitet pёrmes njё qeveri normale kёtё premtojmë pas 25 prillit.

Por duhet tё jemi tё gjithё bashkё. Edhe masat anti-covid qё vendet e tjera i kanё marrё ne i kemi planifikuar fillimisht i a kërkuam kësaj qeverie nё shtator, nuk i mori pёr ju. Ne do t’i bёjmё realitet. Edhe ajo nuk ёshtё se ёshtё ndonjë mrekulli por njё mirё euro, njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël tё paktin tё kaloni kёtё situatё kaq tё vështir ёshtё njё nga angazhimet e planit tonë anti-covid që do ta bëjmë realitet. E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Të gjithë bashkë. Me optimizëm. Se jeni njerëz të fort. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë.

Kazmës që ja ka vënë arsimit të lartë kjo qeveri, nuk ia ka vënë askush tjetër por ju e dini që me ne ka një platformë për të ndryshuar komplet çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë duke vazhduar me subvencionimin e 100% të tarifave për të gjithë ata studentë që në fakt janë 90% e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të financuar si cilësinë e jetës së studentit, ashtu dhe cilësinë e mësimdhënës, se në fakt edhe para pandemisë po të ishin bërë investimet, gjërat do ishin, laboratorët do ishin, platforma do ishte. Ata nuk janë dështime që i solli pandemia, janë dështime 8 vjeçare dhe vijnë për një arsye të vetme, që nuk e ka mbajt premtimin për të financuar arsimin, paratë që duhet të shkonin për studentët, paratë që duhet të shkonin për t’ju bërë gati për tregun e punës, në veçanti ju, po të gjithë, inxhinierinë në veçanti, i kanë marrë dhe ja kanë dhënë një grushti miqve të tyre, prandaj kemi shumë nevojë që siç u bëtë bashkë dhe patët mbështetjen tonë të plotë, prapë të jemi bashkë me 25 prill, të gjithë, se 25 prilli është një ditë ku fitojnë studentët shqiptarë, fitojnë një platformë europiane, për të reformuar arsimin e lartë dhe për t’ju bërë gati për një treg europian pune, që të mos largoheni, po të keni vende pune këtu me paga të mira dhe të siguroni mirëqenie, e të ndërtoni familjen tuaj afër familjeve tuaja dhe afër komunitetit tuaj, në vend që të merrni rrugët e botës. Prandaj na duhet të jemi të gjithë bashkë, plot me besim, se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, juve s’ju mungon asnjë gjë. I vetmi problem ka qenë qeveria, ka qenë korrupsioni, ka qenë kryeministri i cili vetëm ka folur dhe nuk ka bërë asnjë gjë. Në 25 Prill duhet ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë bashkë.

Shqipëria sytë nga rinia i ka dhe ne do bëjmë gjithçka që ti nesër të kesh mundësinë të punësohesh këtu. Pjesa kryesore e planit tone ekonomik është hapja e 110 mijë vendeve të punës. Çka do ta arrijmë duke thithur investimet e huaja dhe duke gjallëruar ekonominë , duke zgjuar energjitë e ekonomisë kombëtare me uljen e taksave, me uljen e çmimit të naftës, ato që kanë bërë vendet e tjera dhe ia kanë dalë ta përballojnë krizën shumë më mirë sesa ne. Bashkë në 25 Prill të sjellim ndryshimin dhe kjo do të bëjë pastaj që çdokush të fitojë.
Ka 8 vite në krizë ekonomike, pandemia vetëm ja nxori petët lakrorit siç themi ne në Shqipëri. Kemi një vit që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave që ua ka marrë shqiptarëve t’ja kthej shqiptarëve në kohë pandemie. Në vend që të bënte këtë ja ka dhënë një grushti oligarkësh dhe kjo është arsyeja pse jeni në këtë krizë dhe kjo është arsyeja kudo që shkoj takoj njerëz që kanë mbyll dyqanet, kanë mbyll bizneset ose i kanë nxjerrë nga puna. Kjo është emergjencë kombëtare. E para punës, shëndetësia. E dyta, ekonomia kështu që me 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  “Me kë tallet ky”?/ Basha i përgjigjet Ramës për oligarkët

LEXO EDHE:  Blofi i Lulzim Bashës me tre pikat e planit të emergjencës 

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Basha: Media ështe në situatë dramatike, ligji do të zhbëhet 

LEXO EDHE:  Bashës e Kryemadhit iu del situata nga kontrolli/ Përplasje në bazë

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE