Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar patronazhistët e të treja partive kryesore në vend.
Hoxha i kërkon ndjesë që u ka krijuar probleme me preferencën e tij politike, pasi secili prej tyre e poston me bindje të plote, si votues “të sigurtë” të partise kundershtare.
“Rendesi ka, qe te kjo lista e mazhorances, patronazhisti i PS-se, per te cilin mesova qe eshte nje djale i mire, nuk me ka cilesuar as si “te pasigurte” dhe as si “te lekundur”, por si “te vendosur” me PD-në.
Madje dhe tendencen në zgjedhjet e vitit 2013-të, kur Sali Berisha dora vete ishte kryeminister, si “te vendosur” me PD-në. Nderkohe, nuk kam pike dyshimi se “patronazhisti” i PD-se në lagje, me ka etiketuar te lista e votuesve, si “të sigurte” me PS-në.
Tani kurioz jam, vetem se si me ka etiketuar “patronazhisti” i LSI-se në lagje, qe ben vaki eshte nga Skrapari…. Gjithsesi, respekte për punen e palodhur dhe dhe të veshtire qe bejne “patronazhistet” e të treja partive kryesore. U kerkoj ndjese, qe u kam krijuar probleme me preferencen time politike, pasi secili prej tyre me poston me bindje të plote, si votues “të sigurte” të partise kundershtare”, shkruan Hoxha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se në këto zgjedhje do të votojë me patjetër.
Ai ka sqaruar faktin se përse nuk ka votuar që prej vitit 1996 teksa shpjegon se nuk ka dashur t’i rëndoje në ndergjegje, fakti qe vota e tij mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit.
LEXO EDHE: Basha thërret Kryesinë e PD/ Ja çfarë do të diskutohet
“Në fakt “të sigurte” kam vetem dy gjera.
E para:
Kete radhe do të votoj me patjeter edhe pse kam 25 vite, qe nuk votoj, prej zgjedhjeve lokale te vitit 1996. Pra kam votuar qe shekullin e kaluar, sepse nuk kam patur besim dhe kam qene i zhgenjyer nga klasa politike(majtas dhe djathtas), qe ka drejtuar vendin në dy dekada e gjysem.
Koleget, me të cilet kam punuar, e dine se kam qene i abonuar nga ajo kohe, me mbulimin e proçesit elektoral në zonen e Himares. Ku kam denoncuar dhe demaskuar me ze dhe figure, te gjithe filogreket, mbeshtetesit e Agimit të Arte, dhe antishqiptaret e financuar nga Greqia, të cilet tentonin të krijonin trazira në kete treve patriotike, pjese e pandare e kombit shqiptar.
E dyta:
“E sigurte” eshte se nuk kam dashur të me rendoje në ndergjegje, fakti qe vota ime mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit tim dhe deme vendit tim.
Per fat te keq, shqiptareve u eshte dashur gjithmone në keto 30 vite, të zgjedhin të keqen me te vogel, mes alternativave te keqija qe kane patur perballe. Me 25 prill, shqiptaret, serish duhet të zgjedhin me vote, se kush eshte alternativa me pak e keqe, qe do t’i drejtoje në kater vitet e ardheshme.
Pavarsisht sfidave të veshtira, kombi shqiptar ka deshmuar gjithnje, se eshte i afte t’i mbijetoje se keqes..”, shkruan Hoxha./CNA.al