Connect with Us

“Basha është kukull në duar të Berishës”/ Rama: Në 25 prill qytetarët do vendosin për fatin e drejtësisë

Politikë

“Basha është kukull në duar të Berishës”/ Rama: Në 25 prill qytetarët do vendosin për fatin e drejtësisë

Publikuar

-

“Basha është kukull në duar të Berishës”/ Rama: Në 25 prill qytetarët do vendosin për fatin e drejtësisë

Gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që Duam” kryeministri Edi Rama u shpreh se PD dhe LSI të cilat formuan koalicion bashkë kundër reformës në drejtësi nuk do ia dalin dot.

Ai theksoi se në 25 prill, qytetarët do e kenë shumë të thjeshtë zgjedhjen e tyre dhe do vendosin pro qeverisë që mbështet drejtësinë dhe kërkon më të mirën për vendin.

“Lulzim Basha është thjesht aksioner në një kompani. Ai është thjesht një kukull në duart e Berishës dhe të Metës. Ata janë mbledhur bashkë kuçi e maçi për të bërë qeverinë, qeverinë pa kusure që ne po ndërtojmë hap pas hapi, që do bëhemi pjesë e barabartë e BE.

Unë kam besim se këto forcat kundër reformës nuk do ia dalin. Hallet tuaja qofshin socialist qofshin demokrat, optimist apo pesimist nuk mund të kthehen në votë. Unë do u them të pakënaqurve se në 25 prill më shumë se çdo gjet j do të vendoset për fatin e drejtësisë.

LEXO EDHE:  “Po fshehin viktimat”/ Basha: Prokuroria duhet të kishte filluar hetimin për Ramën dhe Manastirliun

Zgjedhja është e lehtë, sepse reforma ën drejtësi është ndarja më e qartë mes partive. Tek drejtësia ka ose shumë mirë ose shumë keq”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parashikimi i Murrizit për zgjedhjet/ As PD, as PS nuk marrin 71 deputetë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët do kishin vjellë”/ Ironizon Murrizi: Shyqyr që vaksina bëhet në shpatull

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, asnjëra nga dy partitë e mëdha nuk do të marrë dot shumicën qeverisëse. Ai tha në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV se kjo është arsyeja pse ditët e fundit ka njëfarë flirti në distancë me krerëve të dy partive të mëdha.

“Shpresoj t’i fitojnë shqiptarët duke përzënë me votë lakmiqaarët që janë ndarë në kasolle. Mesa po shoh, asnjë nuk merr 71 deputetë. Këtë e kanë kuptuar edhe këta, prandaj i shkelin syrin njëri-tjetrit “hajde bashkëqeverisim”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Publikuar

-

Nga

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Kandidati për deputet i PD-së Dorjan Teliti i bëri sot thirrje Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që t’u japë shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të tyre në rastin e databazës së rrjedhur në media dhe që pretendohet të jetë e PS-së.

Përballë kandidatit të PS-së Arben Pëllumbi në emisionin “Rinvote”, Teliti këmbënguli se të gjitha partitë kanë databaza për fushatën zgjedhore, por ato “duhet të përmbajnë informacione publike jo konfidenciale”.

Databazat duhet të ndërtohen bazuar në të dhënat publike, jo në të dhënat konfidenciale, databaza e PD-së ka informacionet e listave të votimit, dhe vendoset opinioni, apo mendimi i orientimit politik, deri këtu nuk është shkelur privatësia, në momentin kur futet numri i telefonit këtu shkelet privatësia,” – tha Teliti.

Në momentin kur nuk jepet në mënyrë vullnetare numri i telefonit, por merret pa dijeninë e tij, këtu shkelet konfidencialiteti,” – këmbënguli kandidati i PD-së duke hedhur dyshime mbi databazën e PS-së.

Teliti theksoi se telefonatat e kryera ndaj qytetarëve nga “Selia Blu” janë sondazhe dhe jo nga strukturat e PD-së.

LEXO EDHE:  Berisha: Lulzim Basha nuk është kandidati im për PD-në

LEXO EDHE:  Përgjigja "bombë" e Bregut/ "Reforma në Drejtësi dhe vettingu kanë stepur rajonin"

Jam vetë kandidat, por unë nuk kam marrë njeri në telefon, as stafi im, në rast se ju keni pyesni personat që mund ta kenë bërë,” – tha Teliti.

Inkurajojmë SPAK-un këtë skandal të radhës të qeverisë aktuale dhe t’u japi shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat e tyre konfidenciale,” – apeloi Teliti.
“Hera e parë që dëgjojmë që një databazë të ketë të gjitha numrat e telefonit, të gjitha adresat, janë vetëm strukturat shtetërore,” – vijoi ai më tej./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE