Connect with Us

Atentati ndaj të riut në Vlorë/ Policia jep detajet, kush është 31-vjeçari i ekzekutuar

Kronika

Atentati ndaj të riut në Vlorë/ Policia jep detajet, kush është 31-vjeçari i ekzekutuar

Publikuar

-

Sherr në mes të Bllokut/ Qëllohet me qytën e pistoletës një person. Në kërkim agresori

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mesditën e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Sipas policisë, viktima është Taulant Gjikaj, 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në mes të qytetit/ Policia zbardh ngjarjen

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Protesta e banorëve në Mirditë/ Reagon policia

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Ditën e sotme banorët e dy fshatrave në Mirditë, kanë protuestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në këtë zone.

Protesta u përshkallëzua deri në përplasje fizike me forcat e policisë.

Kjo e fundit, në një komunikatë për mediat ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona, për  grumbullim dhe manifestim të paligjshëm,  për pengim e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe për mosbindje ndaj urdhërave të punonjësve të Policisë.

LEXO EDHE:  “Komshiu më mori me forcë poshtë pallatit, më prekte”/ I mituri në Berat trondit me dëshminë

LEXO EDHE:  Policia e Fierit zbulon 5 shoferë piratë

Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, ndërkohë për hetime të mëtejshme, çështja ka kaluar në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Publikuar

-

Nga

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas informacionit paraprak nga policia, shkak është bërë një defekt teknik.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht shoferi ka arritur të dale në kohë, pa pësuar lëndime./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Nusja vret vjehrrën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit ku nusja vrau vjehrrën me thikë.

Shtetësja me iniciale M.M ka qëlluar me thikë 74 vjeçaren e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta. 44 vjeçarja është arrestuar ditën e sotme nga policia. Nusja e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për 6 orë dhe ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka telefonuar policinë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE