Kronika
Aksident i rëndë në Pogradec/ Humb jetën 32-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.
Rreth orës 00:40, pas mesnate në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania