LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Variantet e reja të Covid në vendin tonë?/ Rakacolli zihet ngushtë: S’na jep përgjigje njeri

2 Mars 2021, 19:34, Lifestyle CNA
Variantet e reja të Covid në vendin tonë?/ Rakacolli zihet

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Frontline? ku ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ajo tregoi edhe arsyet pse, sipas saj, muaji shkurt ishte muaji më i errët i pandemisë në vendin tonë, ku u shënua numri më i lartë i viktimave.

?Përderisa ne kishim numrin më të madh të infektimeve këtë muaj, padyshim që mund të kishte dhe fatalitete. Pastaj, kemi ndryshime shumë të mëdha, që besoj do të vërtetohen edhe laboratorikisht, që kemi edhe variantet e reja të koronavirusit, që ka transmetueshmëri më të lartë. Pra, varianti britanik është më infektiv, mund të infektojë 4-5 njerëz, ndryshme nga i pari që mund të infektonte 1-2 njerëz. Gjithashtu, duhet thënë që edhe njerëzit, të lodhur nga pandemia, nuk i respektojnë masat. Janë një grup shkaqesh, që çuan në këtë bilanc. Të mos harrojmë që edhe stina e dimrit e rrit infektueshmërinë.?

E pyetur se kur mund të kemi përgjigje për variantet e reja, që po qarkullojnë zyrtarisht në vendin tone, ajo tha se duhet të presim akoma.

?Po kërkojmë me insistim, por akoma nuk kemi një përgjigje. Na thonë që janë në proces. Nuk na jep njeri përgjigje. Në Londër na thonë që është laboratori numër një në botë për këtë variant. Ne mendonim se do i kishim përgjigjet që në javën e fundit të shkurtit, menduam që do i kemi këto dy ditë, por të presim tani. Ne marrim edhe dy herë në ditë në telefon këtë laborator. Nuk varet më asgjë nga ne.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga