Connect with Us

“Vampiri po na pi gjakun”/ Basha del në terren dhe i jep shpresë qytetarëve

Politikë

“Vampiri po na pi gjakun”/ Basha del në terren dhe i jep shpresë qytetarëve

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha u takua sot me disa qytetarë në Tiranë në njësinë 4.

Basha u shpreh se PD ka gati një plan për rimbursimin e atyre që kanë kaluar COVID-19. Kreu i PD, theksoi se pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe ndihma anti-COVID për biznesin. Kreu i PD gjithashtu shtoi se taksa për bizneset që kanë xhiro nën 14 milion të reja do të jetë 0.5%.

Qytetarja: Pensionin e kam 260. Duhet të merrja më shumë

Lulzim Basha: Në çfarë viti ke dalë në pension

Qytetarja: Kam dalë parë 6 vitesh. Unë kalova dhe COVIDIN. Nuk shkova në spital se thashë po vdes andej

LEXO EDHE:  Basha: Kandidati Kasem Mahmutaj do riktheje punesimin ne Berat

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura

Qytetarja: Më shkoi i million e 800 mijë. Tani nuk e di ku t’I marr që të laj borxhin. Ky vampire po na e merr gjakun.

Lulzim Basha: Duhet të bëhemi bashkë që më 25 t’i japim fund. Ne po bëjmë gati një plan që ata që kanë kaluar COVID-in të marrin ndihmën siç e kanë marrë të gjithë vendet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk është njeri i lirë”/ Rama e thotë hapur: Berisha është lider

Publikuar

-

Nga

“Basha nuk është njeri i lirë”/ Rama e thotë hapur: Berisha është lider

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin pretendon se nuk është një njeri i lirë.

Kreu i qeverisë tha në emisionin “Zgjedhje 2021” në Vizion Plus se Basha është i marrë peng, sipas tij nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Basha nuk është njeri i lirë, është njeri i marrë peng, i kapur, është vendosur aty për të marrë urdhra dhe për të vepruar sipas këtyre udhrave nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se kreu i opozitës nuk është lider.

Rama theksoi se Berisha ishte një lider, ndonëse e cilëson si një lider të mbrapshtë.

LEXO EDHE:  “Refund the treatment package for the infected people with Covid-19”/ Basha: Citizens receive loans to pay the medicines

LEXO EDHE:  Shocking evidence is expected/ When will speak the businessmen who were pressured by Lulzim Basha?

Nuk ka lider pa karakter, lider ishte dhe Berisha, ishte lider i mbrapshtë, por ama ishte lider. Mua nuk më duhet Lulzim Basha, mua më duhet Shqipëria, shqiptarët. Unë nuk e kam zgjedhur Bashën, Bashën nuk e ka zgjedhur PD, Lulzim Bashën e ka vendosur aty Sali Berisha”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli akuza Bashës/ Është i majtë!

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim thotë se liria e njerëzve është reduktuar për shkak të varfërisë.

Sipas Topallit, varfëria nuk të jep mundësi të jesh vetja jote.

“Nganjëherë më duket se liria e njerëzve është reduktuar pafund për shkak të varfërisë.
Varfëria nuk të jep mundëi të jesh vetja jote. Sot ende ke mundësi që të lëvizësh përmes votës të largosh Ramën, Metën dhe Bashnë për të sjelleë një elitë të re politike”, tha Topalli.

Ajo nuk kurseu as thumbat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin tha se është i majtë.

LEXO EDHE:  Studimi/ Si ndikon vaksina anti-Covid tek gratë shtatzëna

LEXO EDHE:  Studimi/ Si ndikon vaksina anti-Covid tek gratë shtatzëna

“Basha është i majtë pavarësisht se vetëquhet i djathtë”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fushata nuk është e qetë”/ Paralajmëron Meta: Do jenë zgjedhje historike

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta thotë se qeveria po bën ccdo gjë në këto zgjedhje për të prishur standardet e tyre

Sipas Metës, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Meta thekson se fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.

Qeveria po bën çdo gjë në këto zgjedhje per te prishur standardet e tyre, pasi po bën edhe palën edhe arbitrin në fushë. Por jam me besim se populli do marrë në dorë fatet e tij. Ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Ajo kërkon të imponohet përmes marifeteve, por do ta kete te pamundur. Fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.
Në 25 prill, qytetarët që po frustrohen çdo ditë nga qeveria do reagojnë me pjesëmarrjen masive në votime”, u shpreh Meta në studion e Tv 6+1 Vlorë.

Gjithashtu ai është ndalur edhe tek patronazhistët për të cilët thotë se nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë.

LEXO EDHE:  “Të hapen zyrat e PD-së”/ Nishani thirrje Bashës

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Hariz Memës/ Basha i pikëlluar: Fitoi betejën me Covidin, por mori një goditje në zemër

“Ky është tregues i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill. Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE