Connect with Us

Ursula Von Der Leyen reagon pas takimit me Ramën/ Zbulon detajet nga diskutimi

Politikë

Ursula Von Der Leyen reagon pas takimit me Ramën/ Zbulon detajet nga diskutimi

Publikuar

-

Ursula Von Der Leyen reagon pas takimit me Ramën/ Zbulon detajet nga diskutimi

Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen është shprehur shumë optimiste për pranimin e Shqipërisë në BE. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Von Der Leyen është shprehur se Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE  për të rindërtuar Shqipërinë pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë.

Gjithashtu ka shprehur deshirën për të vizituar së shpejti Shqipërinë .

LEXO EDHE:  Mustafa: Kosova ka nevoje per liberalizimin e vizave

Isha e lumtur që u takova me  @ediramaal. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e BE për të rindërtuar shtëpitë pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është BE dhe negociatat duhet të fillojnë“, shkruan Ursula në Twitter./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PS është forca e parë në Shqipëri”/ Çuçi: Këtë e thotë edhe opozita

Publikuar

-

Nga

Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë një takimi elektoral në Libohovë  është shprehur  se në 2013 Shqipëria ishte gati në rrënim.  Sipas tij,  2013 Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESKO.

 “Investimet pa diskutim që në Libohovë janë të dukshme. Këtu ku jemi tani nuk do të kishim mundur të bënim dot një takim të tillë nëse nuk do të ishte bërë investimi në kuadër të programit të rilindjes urbane. Në 2013 e kemi gjetur Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë gati në rrënim. Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO. Ne jemi krenarë që vijmë dhe flasim prapë me ju, që prezantojmë çfarë kemi bërë, por me energji të reja, për t’ju thënë se kemi ende projekte për të finalizuar”, tha Çuçi.

Më tej, Çuçi u shpreh se PS ka vendosur një standard të ri sepse sipas tij, ka bërë çdo gjë që ka premtuar. Ai shtoi, se nuk duhet të humbasin asnjë votë qoftë për neglizhencë apo inate personale.

Sipas tij, Partia Socialiste është forca e parë në Shqipëri dhe këtë e thotë edhe opozita.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” ish deputeti socialist / Ja, kujt i trembet Edi Rama në PD

LEXO EDHE:  Rama zbulon marrëveshjen me ministrat e rinj/Çfarë i pret pas dekretimit

 “Unë jam i sigurt që askush nuk ka dilemë se kush është partia dhe lideri që duhet të vazhdojë ta udhëheqë Shqipërinë, por nuk duhet të humbim asnjë votë. Dhe kjo jo sepse kemi frikë që nuk jemi partia e parë dhe nuk bëjmë dot qeverinë.

Jo! Këtë e thotë edhe vetë opozita, vetë sondazhet e saj tregojnë se Partia Socialiste është forca e parë në Shqipëri,forca më e votuar nga shqiptarët. Të mos humbasim asnjë votë, qoftë për neglizhencë apo për inate personale, sepse duhet që të marrim një mazhornacë absolute që ta bëjmë qeverinë të vetëm, pa patur nevojë për koalicione me parti apo individë që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngadalësojnë shpejtësinë e qeverisjes”, tha Çuçi .

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hajduti bërtet kapeni hajdutin”/ Bëmat dhe skandalet e LSI-së, me vjedhjet e votave

Publikuar

-

Nga

“Na tha kam portofolin bosh”/ Grevistja në Ballsh i “nxjerr bojën” Kryemadhit: Me kë tallet ajo

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila shquhet për vjedhje të votave, po çudit mbarë opinionin publik, gjoja me denoncime, po për vjedhje votash.

LSI e cila konsiderohet si simbol i zarfit dhe i krimit, sot  kur mban ende të njëjtën lëkurë hiqet si mbrojtëse e votave.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”, thotë populli. Fjalë e urtë kjo, që i shkon për shtat LSI-së, e cila po drejtohet ende nga i njëjti “ujk”, që më herët është kapur me presh në duar.

Sot i njëjti, nxjerr “kukullat” e tij, gjoja të denoncojnë krime zgjedhore dhe hap portal në faqe të Presidencës për të denoncuar po të ashtuquajturat krime zgjedhore.

Për më tepër kërcënon edhe me prerje duarsh, ndërsa një person i  afërt me të, po përdor paratë e kompanisë së bashkëshortes së tij, të denoncuar më herët nga kreu i PD Lulzim Basha, për të blerë jo vetëm vota, por edhe makina për “të fortët”.

Vetëm pak ditë më parë, policia kapi një drejtues të LSI-së në Pukë,  me mbi pesë milionë lekë në makinë dhe me një listë me 28 emra shoqëruar me një fletë votimi demonstrative për të votuar LSI.

Vasil Shabani u arrestua nga Policia, ndërsa nën hetim është vënë kryetari i LSI në Pukë, D.S. Ndërkohë, nga kryetarja ligjore e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk pati asnjë reagim.

Por, bëmat dhe skandalet e LSI-së me vjedhjet e votave janë të hershme. Kujtojmë skandalet e vitit 2017.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, pas denoncimit për vjedhje të votave nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, KQZ hapi 64 kuti votimi dhe pas rinumërimit, rezultoi se LSI kishte vjedhur më shumë vota nga të gjitha partitë politike.

LEXO EDHE:  Akuzat për lobim rus/ Berisha bën 3 deklarata të forta

LEXO EDHE:  “Shpërthen” ish deputeti socialist / Ja, kujt i trembet Edi Rama në PD

Po në të njëjtat zgjedhje, një ditë para votimeve , përfaqëues të LSI-së u kapën nga Policia me shuma të mëdha parash në makinë dhe një listë votuesish. Policia raportoi emrin e I.B. të LSI-së, i cili u kap në flagrancë tek Ura e Mesit në Shkodër.

Nga Shkodra pazare me votat nga LSI u kontstuan në Korçë, në zgjedhjet e vitit 2017. Policia zuri në flagrancë një grup të rinjsh duke shpërndarë para në këmbim të votave, ditën e votimit të 25 Qershorit. Kujtojmë se në polici u shoqërua kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Korçës, P.M. I njëjti siç raportohet nga media ishte arrestuar edhe në vitin 2013 për blerje votash për LSI-në.

Po ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017, nga policia u godit një tjetër grup i LSI-së, që po shpërndante para dhe ushqim në këmbim të votave.

Pazare me votat në 2017, që mbajnë firmën e LSI, janë konstatuar edhe në  Delvinë, ku sërish u kap një grup që po shpërndante para në këmbim të votave.

Gjeografia e shit-blerjes së votave nga LSI në zgjedhjet e vitit 2017 është shtrirë edhe në Berat, ku u përfshinë disa funksionare të LSI-së.

Janë edhe shumë e shumë raste të tjera, ku LSI  është  akuzuar për vjedhje votash.

Pra, ekskluziviteti i vetëm i LSI –së, është shit-blerja e votave. Nëse turpi dhe krimi zgjedhor do të kishin formë, simbol do të ishte LSI./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk do të lejojmë që partitë e mëdha të marrin 71 vota”/ Kollozi, zbulon planin e Bindjes Demokratike

Publikuar

-

Nga

Vendimi për fletën e votimit/ Kollozi: Po me fytyrat si do ja bëni?

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, në një intervistë për CNA.al, kandidati i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi ka dhënë një mesazh për qytetarët.

Mesazhi i drejtëpërdrejtë, është një ftesë e sinqertë. Me një grup njerëzish, që mendoj se është koha për të ndryshuar në mënyrë të shpejtë , në mënyrë të plotë, në mënyrë të thellë dhe të gjithanshme politikbërjen dhe konceptin e saj.

Ftesa jonë është të mbështesin Bindjen Demokratike, sepse është oferta e vetme në vizionin tonë që garanton pikërisht atë që shoqëria sot kërkon”, është shprehur Kollozi.

Kollozi është shprehur i bindur se qytetarët e gjithë Shqipërisë do të votojnë numrin 4 dhe kandidatët e Bindjes Demokratike.

“Të jenë të sigurt që çdonjëri, që do t’iu besojë dhe do t’i delegojë përfaqësimin Bindjes Demokratike dhe kandidatëve të saj, ka deleguar vullnetin e tij tek një ekip, që nuk do lërë më asnjë përpjekje dhe me vullnet të hekurt do të realizojë atë që shqiptarët presin, ndryshimin”, është shprehur më tej, Kollozi.

Bindja Demokratike, sipas tij, do të jemi forcë përcaktuese qeverisëse.

Nuk do të lejojmë që asnjë nga dy partitë e mëdha të marrë 71 vota, natyrisht as ne nuk jemi me atë që do ti fitojmë ne zgjedhjet, por, nuk do të lejojmë që asnjë nga forcat e mëdha të marrin 71 vota. Numrat tanë do jenë përcaktues në maxhorancën e re dhe ne do të përcaktojmë, do determinojmë, do të kondicionojmë ndryshimin falë mbështetjes së gjithë qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë”, ka thënë Kollozi.

LEXO EDHE:  Rama zbulon marrëveshjen me ministrat e rinj/Çfarë i pret pas dekretimit

LEXO EDHE:  Akuzat për lobim rus/ Berisha bën 3 deklarata të forta

Ndër të tjera, kandidati i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi, ka folur për situatën ekonomike të qytetarëve të Vlorës dhe pasojat.

Shqetësimet janë ato si kudo, vështirësia ekonomike, e cila është shtuar dhe e theksuar edhe për shkak të pandemisë. Fakti, se Vlora pavarësisht mundësive edhe potencialit të madh edhe sot nuk krijon dot standart dhe mirëqënie për qytetarët e vet. Tani alternativa e vetme për fat të keq qëndron emigrimi. Ka investime në Vlorë dhe janë të mirëpritura por edhe asgjë nuk ndryshon për qytetarët e Vlorës, sepse siç duket Qeveria socialiste është duke e konceptuar Vlorën si një aset, si një mundësi zhvillimi, por jo për vlonjatët”, ka thënë ai.

Sipas tij në këtë pikë, shkon për shtat shprehja, “Vlora është e lirë pa vlonjatët”./CNA.al

LEXO TE PLOTE