LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U qëllua me plumb në këmbë/ Kush është i forti i Korçës që i shpëtoi drejtësisë në 2019

2 Mars 2021, 18:36, Kronika CNA
U qëllua me plumb në këmbë/ Kush është i forti i

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 7 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Igli Qani 30-vjeç, mori një plumb në këmbë.

Ky shtetas rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Qani është arrestuar nga uniformat blu në qytetin juglindor në gusht të vitit 2019 pasi u kap duke lëvizur në qytet me armë në brezë dhe organet ligjzbatuese kishin infornacione se ai mund të kryente vepra penale.

Arrestimi i Qanit zgjati vetëm 3 ditë dhe më pas ai u la i lirë nga Gjykata.

Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugicat e kësaj lagjeje, ndërsa ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga