Politikë
U dëmtua nga tërmeti/ Rama nxjerr pamjet: Ja si do të jetë materniteti në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga puna për ndërtimin e maternitetit të vjetër të Tiranës, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Përmes videos, Rama ka treguar se si do të jetë godina e re e ‘Mbretëreshës Geraldinë’. Ai thekson se janë ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend.
“MIRËMËNGJES
dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./CNA.al