Connect with Us

Si i humbet opozita, mandatet e ndarë?

Politikë

Si i humbet opozita, mandatet e ndarë?

Publikuar

-

Opozita Basha-Kryemadhi vendosën të regjistrohen me dy koalicione, me justifikimin për të maksimalizuar votën, por kjo duket të jetë e pavërtetë.

Mos gjetja e gjuhës dhe mënyrës së përfaqësimit bëri që palët të marrin një rrugë pa krye dhe ndoshta të firmosin me dorën e tyre humbjen në 25 prill.
Dy lista të ndara mund të prodhojnë më shumë vota, por sjellin më pak mandate në çdo rast, dhe kjo është e qartë edhe për ekspertët e opozitës, të cilët theksojnë se, nuk kishte zgjidhje tjetër dhe ndoshta pa dashje PD-LSI ranë në grackën e ngritur nga kryeministri Rama.

Llogaritja e mandateve

Le të shohim disa shembuj, kjo edhe në bazë të votave të marra në 3 zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar me sistem proporcional rajonal.
Në qarkun e Korçës votat tregojnë se opozita e humbet shansin të bëjë përmbysjen me dy lista. Socialistët në zgjedhjet e vitit 2017, kanë saktësisht 62.787 vota, dhe PD 42.177 e pasuar nga LSI me 19.465 vota, dhe PDIU me 2003 vota. Në total ky koalicion sipas shifrave të 2017 do prodhonte 63.535 vota, pra më shumë se socialistët, me shansin për të përmbysur rezultatin në 6 me 5 në favor të opozitës.

Po të shohësh edhe rezultatet e vitit 2013, rezultatet tregojnë të njëjtën gjë. Sipas tabelës së mëposhtme, rezulton se PD me LSI dhe aleatët opozitarë në një koalicion do merrnin 67.278 vota ndërsa PS 63.584 vota. Nga këto të dhëna rëzulton se PS në dy zgjedhjet e fundit ka ruajtur zgjedhësit e saj, ajo që ka humbur është PD dhe rritje ka vetëm LSI.

Më dy lista të ndara ky maksimalizim i votës në qarkun e Korçës nuk siguron fitoren 6 me 5 në favor të opozitës siç duket qartë se mund të ishte me një listë.

Kuptohet opozita ka edhe favorin e 8 vite qeverisje të socialistëve dhe një rritje e opozitës në një listë të bashkuar mund të ishte shumë domethënëse.
Por, opozita ka zgjedhur dy lista, ç’ka mund të rezultojë fatale dhe kjo për shkak të dy koalicioneve.

LEXO EDHE:  Reagimi i tretë brenda pak orësh/LSI i vërsulet Ramës: S’ke parë gjë akoma!

PD të shkojë drejt votave të 2013 me aleatët e saj mund të sigurojë mandatin e 4, por që të marrë të pestin mund t’i duhen 3 apo 4 mijë vota dhe këtu ngelet. LSI nga ana e saj pretendon një mandat. Ai shkon diku tek 11 mijë vota. LSI ka 14 mijë dhe 19 mijë vota në dy zgjedhjet e fundit. Çdo votë mbi mandatin që merr LSI digjet dhe favorizon socialistët, pa folur që mund të shkojë afër pragut dhe mund të mos kapë mandatin duke djegur një thes me vota.
Si qarku i Korçës janë thuajse të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashto Kuksin ku LSI s’do ketë kandidat.

Dalja me dy lista të ndara edhe duke ndërtuar skema me emra brenda një listë apo duke bërë thirrje votoni këtë numër në koalicionin e PD jo listën e LSI në filan qark, thjesht do sjellë humbje votash. Analizat e shifrave tregojnë qartazi se opozita ka zgjedhur rrugën e gabuar me dy lista me pretendimin se LSi do marrë vota të majta, kur në fakt palët nuk gjetën dot gjuhën për numrin e mandatëve që duhet të merrnin secila në listat fituese./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Votimi i emigrantëve/ Topalli: Miratimi i Kodit Zgjedhor u vonua me qëllim

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka komentuar në lidhje me fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas saj, kodi zgjedhor u vonua për të bërë të pamundur votimin e emigrantëve.

Më tej, ajo shprehet se vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin dhe as Ilir Meta.

“Nuk di të them se cili variant është më mirë sepse është i paprovuar më parë. Mund të bëhej me numër apo siç bëhet në Danimarkë të vendos një fletë tjetër që të dihet kush emër korrespondon me numrin. Mund të ishte organizuar më mirë. Kodi zgjedhor ka vonuar shumë saqë bën të pamundur votimin e emigrantëve. Ka konsensus ndërmjet tyre sepse në të kundër do kishte përplasje.

Vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk janë Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi apo Edi Rama apo Ilir Meta. Nëse nuk marr asnjë mandat do të tërhiqem nga jeta politike.”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rakipllari sulmon Frrok Çupin/ “Lëtyrë, shpifës ordiner”

Publikuar

-

Nga

Debati në emisionin “Open” mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i nxiti debatin pasi Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Debati:

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet…

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.

LEXO EDHE:  “Janë në metro mo?”/ “Shpërthen” Budina: Nuk jeni padronë të këtij vendi

LEXO EDHE:  I mbaroi mandati/ Ambasadori i OSBE-së largohet nga Tirana: Më vjen keq që...

Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një lëtyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?/hashtag

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Publikuar

-

Nga

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Gazetari Neritan Sejamini ka vënë në vështirësi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama, teksa kanë debatuar për investimet në insfrastrukturë.

Sejamini tha se gjatë qeverisjes së Ramës janë marrë shumë para borxh dhe janë bërë shumë pak investime në infrastrukturë, ndërsa kreu i qeverisë e ka kundërshtuar.

Por gazetari listoi disa nga rrugët që ka bërë qeveria, prej të cilave vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë dytësore.

Debati në Euronews Albania:

Sejamini: Keni marrë borxh 3.7 miliardë euro dhe jeni qeveria që keni bërë me pak investime në infrastrukturë në rrugë porte apo aeroporte. Pse keni vendosur që investimet t’i çoni në fusha të tjera dhe jo infrastrukturë, fushë që shton dhe rigjeneron ekonominë?

Rama: Ne nuk kemi bërë më pak, por më shumë, jemi qeveria që kemi investuar më shumë se sa çdo qeveri i mëparshme. Kemi investuar në disa rrugë të nisura prej tyre, më shumë se sa vetë ata kanë investuar.

Sejamini:  Kam përpara listën e rrugëve që keni ndërtuar ju, dhe vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë rrugë dytësore. Përveçse Rruga e Elbasanit dhe bypassi i Fierit, që janë rrugë të mëdha, të tjerat janë dytësore.

LEXO EDHE:  Bregu: Jo vetëm vit i sfidave, por edhe i rezultateve

LEXO EDHE:  “Janë në metro mo?”/ “Shpërthen” Budina: Nuk jeni padronë të këtij vendi

Rama: Është Rruga e Pogradecit.

Sejamini: Është zgjerim, rindërtim.

Rama: Rruga e Arbrit.

Sejamini: Është koncesion privat, është vazhdim i asaj që nisi më herët.

Rama: Është projekt i ribërë nga e para. Janë 7 ura të ndërtuara nga buxheti i shtetit. Pjesa që lidh poshtë rrugën e Kombit, rruga që lidh Milot-Lezhën. E vërteta është që janë shumë, autostrada Durrës-Lushnjë-Fier është financuar nga ne dhe pjesa më e madhe e punës është bërë në qeverisjen tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE