Connect with Us

Shqiptarët në kampet siriane/ Konsulli Ghorayeb: Shumë shpejt do ketë një lajm të mirë

Aktualitet

Shqiptarët në kampet siriane/ Konsulli Ghorayeb: Shumë shpejt do ketë një lajm të mirë

Publikuar

-

Shqiptarët në kampet siriane/ Konsulli Ghorayeb: Shumë shpejt do ketë një lajm të mirë

Konsulli shqiptar në Liban, Marc Ghorayeb, ka folur mbrëmjen e sotme për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë dhe përpjekjet për t’i rikthyer në Shqipëri.

Ghorayeb tha se ata po vazhdojmë të punojmë pa pushim duke përdorur burimet e tyre lokale, ndërkombëtare, në Siri dhe Liban për të kthyer pjesën tjetër të fëmijëve në Shqipëri.

Ai tha se pandemia ia ka vështirësuar punën, por theksoi se burimet që po përdorin janë treguar shumë bashkëpunues me dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një lajm të mirë.

Pandemia e COVID-19, problemet në verilindje të Sirisë si mungesa e sigurisë apo mjeteve logjistike, vështirësitë në transport do të na vështirësojnë punën pak më shumë. Në veçanti për t’i kthyer ata në formën e duhur, në duam që ata të kthehen të sigurte dhe të shëndetshëm. Ne nuk duam ti vëmë ata në rrezik, sepse në disa raste të qëndruarit aty ku ata janë është më e sigurtë sesa t’i nxjerrim në rrugë të rrezikshme. Ne po e vazhdojmë procesin me vendosmëri. Ministri Bledi Çuçi, të nesërmen që ai u emërua në detyrën e ministrit pas Z.Lleshaj më ka kontaktuar dhe ne vazhdojmë komunikimet ditore për të finalizuar këtë mision.

Kryeministri Rama është në kontakte të vazhdueshme me mua po ashtu. Burimet që ne përdorim janë treguar shumë bashkëpunues me dhe shumë shpejt ne do të kemi një lajm të mirë. Por ka disa gra të cilat nuk janë shumë të lumtura apo gati për t’u kthyer në jetën reale. Deklarojnë se nuk duan të braktisin kampin sepse janë të lumtura atje. Unë e kuptoj gjendjen e tyre, sepse psikologjikisht ato janë të frikësuara të kthehen në realitet. Por shumica janë gati për t’iu rikthyer jetës sepse ata po jetojnë në ferr atje. Ne do t’i kthejmë ata”, u shpreh konsulli shqiptar për Report Tv, ndërsa tregoi se të gjitha gratë dhe fëmijët janë të sigurtë .

LEXO EDHE:  Rama e thumboi/ Voltana Ademi akuza qeverisë: Jemi 7 vite me vonesë, s’na ka dhënë dëmshpërblimet

Janë dy kampe në Siri me gra dhe fëmijë Al Hol dhe Al Roj, të njohur nga të gjithë. Të gjithë janë të sigurtë dhe ne po e ndjekim situatën e tyre nga afër, nëpërmjet burimeve tona dhe burimeve humanitare të gjendura atje dhe burimeve tona të sigurisë. Ata janë të sigurtë deri sa të arrijmë t’i kthejmë këtu. Ne do t’i kthejmë, ne e premtuam këtë gjë më parë dhe ne po e mbajmë. Fakti që Shqipëria ka arritur të kthejë mbrapsht fëmijët është një gjë e mrekullueshme. Unë kur kam qenë personalisht në kamp kam parë mijëra persona nga vende të ndryshme dhe jam shokuar. Për Shqipërinë të bëjë diçka të tillë nuk është diçka e lehtë. Është diçka shumë e mirë dhe humanitare, sepse shumë vende nuk kanë arritur të bëjnë atë që kemi bërë ne”, deklaroi Marc Ghorayeb./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Militanti i PD-së tronditi Elbasanin/ Patozi: Deklarata e Metës ishte e tmerrshme

Publikuar

-

Nga

“Basha i marrë peng nga qeveria”/ Patozi: Presidenti i acaruar, LSI po humb terren

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Elbasan të Pjerin Xhuvanit.

Patozi i ftuar në “Report Tv” tha se në ngjarje kaq të rënda qëndrimi i një presidenti duhet të ishte i qartë dhe i prerë dhe jo të ta trajtonte ashtu si bëri.

“Meta bën mirë të mos dalë kur ka ngjarje të tilla, se deklarata e tij ishte e tmerrshme, Meta mbajti 2 orë një konferencë shtypi për banderolën në Fier, dhe ishte i hakërruar. Ishte një shqiptar që humbi jetën që i përkiste njërës palë, Meta s’mund ta trajtonte që s’kishte qejf të fliste, por duhet të mbante një qëndrim të qartë dhe të prerë. Mos të bëjë deklarata të tilla se nuk dëmton vetëm presidentin e republikës si Institucion“, u shpreh Patozi.

Ndër të tjera kordinatori I Bindjes Demokratike shtoi se kjo ndodh vetëm midis dy partive kryesore sepse kokat e këtyre partive janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet politike.

LEXO EDHE:  “Rrugët u zhbllokuan në kohë rekord”/ Rama: Ministrja u fut në borëpastruese se nuk dëgjohej

LEXO EDHE:  Veliaj ironizon Bashën/ E vetmja gjë e pandalshme dje ishte virusi, më nxori mallin e viteve ’97

“Pse ndodh vetëm mes PD dhe PS sepse, kokat e nxehta të këtyre partive janë gati të bëjnë gjëmën që të arrijnë qëllimet politike”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për marrëdhënien me Partinë Demokratike me të cilën ajo ka firmosur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ne kemi qenë për taksën e sheshtë 10 % dhe Partia Demokratike ishte për 9% dhe u dakordësuam për numrin 9. Ndërkohë që për të gjitha këto 5 prioritete, për të cilat ne i kemi quajtur të qarta që janë 5 prioritete të panegociueshme, normalisht që janë të realizueshme dhe nuk kanë asnjë lloj përplasjeje me angazhimet e Partisë Demokratike. Ashtu sikurse, edhe në marrëveshjen e 1 marsit që ne kemi firmosur me Partinë Demokratike, janë edhe 13 pika të tjera, për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht të dy kryetarët e partive në emër të forcave politike që ne përfaqësojmë”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me akuzat ndaj njëri-tjetrit, duke rikujtuar ato të vitit 2017 dhe kalimin në bashkëpunim ajo tha:

Akuzat e mia për zotin Basha vazhdojnë të jenë përsa i përket marrëveshjes së 2017-s dhe e dimë, ne jemi koshient që, në qoftë se LSI e solli Edi Ramën në 2013-n në pushtet me idenë që ishte koha e tij, sepse në fund të fundit ishte kryetari i Partisë Socialiste dhe i takonte Partisë Socialiste të drejtonte në atë kohë, në 2017-n ishte zoti Basha që e mbajti zotin Rama kryeministër, kështu që, qoftë LSI-ja apo qoftë PD-ja me djegien e mandateve i vunë vizën një lloj bashkëpunimi politik, që në shumicën e rasteve bashkëpunimi politik edhe për shkak të kulturës evropiane apo edhe të kulturës së politikës ndërkombëtare në vendet e zhvilluara, bashkëpunimi politik është një domosdoshmëri e cila e çon zhvillimin përpara.

Por, në Shqipëri, gjithmonë, bashkëpunimi midis forcave politike apo edhe e stabilitetit politik që mua me thënë të drejtën më ka krijuar pak skepticizëm kur ne flasim për stabilitet politik. Kam kuptuar që në tranzicion stabiliteti politik nuk është stabilitet politik./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Rrugët u zhbllokuan në kohë rekord”/ Rama: Ministrja u fut në borëpastruese se nuk dëgjohej

LEXO EDHE:  “Fushatat kanë financime të dyshimta”/ Paralajmëron Serreqi: Atyre që blejnë vota po i vjen fundi

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana Lala jep detaje të reja, ngre dyshime për PD

Publikuar

-

Nga

“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana Lala jep detaje të reja, ngre dyshime për PD

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje nga ngjarja që ka ndodhur para syve të policisë.

Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t’i tregohej policisë.

LEXO EDHE:  Tabaku bën deklaratën e fortë/ Shkova te inceneratori i Elbasanit, 5 makina me stil mafioz vinin rreth meje

LEXO EDHE:  A duhet t`ua heqim turpin fëmijëve tanë?

Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e policisë. Efektivja Xhensila Sota pritet të japë dëshminë e saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike./CNA.al

LEXO TE PLOTE