Connect with Us

Rey Manaj golashënues te Barcelona, lë pas edhe “Messin e ri”

Sport

Rey Manaj golashënues te Barcelona, lë pas edhe “Messin e ri”

Publikuar

-

Rei Manaj ka shpërthyer me golat e shënuara në këtë sezon të ri. Futbollisti i Kombëtares e ka tundur shtatë herë rrjetën me Barcelonën B duke e ndihmuar së tepërmi ekipin e dytë të katalanasve.

Menjëherë pas tij vjen Collado, që cilësohet në Spanjë si “Mesi i ri”. Thuajse të njëjtat lëvizje në driblime dhe inteligjencë me yllin argjentinas, ndërsa ka arritur që të shënojë pesë gola në këtë sezon.

Kjo performancë fantastike e Rei Manajt nuk do të kalojë pa vëmendje edhe nga Barcelona A.

Nëse sulmuesi shqiptar do të vazhdojë që të mbajë ritmin, prova e madhe e golave të shënuara dhe e bashkangjitur me rezultatet e dobëta të Barcelonës A, që duket se e ka kapitull të mbyllur edhe me La Liga-n, do t’i japi më shumë hapësira futbollistëve të akademisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tahiri: Teuta nuk ndalet më, Skënderbeu po shpreson për mbijetesën

Publikuar

-

Nga

Superliga është futur në fazën më të bukur të saj. 4 ekipe luftojnë për vendin e parë në kampionat si dhe tre ekipe vazhdojnë të besojnë tek mbijetesa. Edhe pse dukej se do të ishte Bylisi skuadra që do të kishte shancin e “Play Out”, humbja e fundit ndaj Partizanit, e ka komplikuar shumë situatën.

Tashmë diferenca mes të dy ekipeve është vetëm tre pikë. Ndërkohë në krye të klasifikimit, Teuta është shkëputur me dy pikë nga vendini dytë, megjithatë gjithçka mbetet e hapur. Asnjë nga skuadrat kryesore nuk ka treguar vazhdimësi dhe ajo prej të cilave do të jetë më e kujdesshme do të dalë kampion.

Ish-futbollisti i Kombëtares Ermal Tahiri, i ftuar ditën e djeshme në emisionin Skaner në MCN TV tha se Skënderbeu është futur seriozisht në garën për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Gjithashtu ai deklaroi se Teuta i ka të gjitha shancet për tu shpallur kampione nëse arrin të tregohet e kujdesshme, pasi për nga ana cilësore është më lartë se të tjerat.

“Duke patur parasysh se të gjitha skuadrat janë afër njëra-tjetrës Skënderbeu do shpresojë për mbijetesë. Kampionati në fazën e fundit do jetë akoma më i bukur. Vendet e para kanë hyrë tani në fazën e fundit dhe kush lë pikë del automatikisht nga gara. Tani duhet psikologji, qetësi dhe administrim. Këto cilësi i ka më së shumti Teuta. Nëqoftëse mban këtë ritëm është e vështirë për ta ndalur,”-u shpreh Tahiri.

LEXO TE PLOTE

Sport

Trajneri i Legias tregon pse nuk aktivizohet Ernest Muçi

Publikuar

-

Nga

Në Poloni ka pasur shumë kritika nga ana e mediave për faktin se Ernest Muçi nuk po aktivizohet me Legian e Varshavës. I transferuar me aq shumë bujë nga Tirana, trajneri Michnieëicz e rriti edhe më tepër presionin mbi talentin shqiptar duke thënë:

“Nuk do e quajmë Muçi, por Mesi”. Por Ernesti ka marrë vetëm 68 minuta në fushë që nga koha kur u transferua te Legia, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kundër Lech Poznan dhe Pogon ka qëndruar në stol. E përse vjen ky vendim i trajnerit Michnieëicz?

Për herë të parë tekniku i Legias ka sqaruar gjithë situatën duke u shprehur se Muçi duhet të jetë i durueshëm. “Pse nuk ka asnjë mundësi që të luajë? Se nuk është aq e thjeshtë. Unë e kuptoj shumë mirë se kur vjen një lojtari i ri e presin të gjithë që të marrë minutat. Do vij koha shpejt. Shembujt e Jakub Moder dhe Karboënik tregojnë se edhe lojtarët që po vijnë për miliona, presin shansin e tyre kur ekipi, si i joni, funksionon shumë mirë.

Duhet të keni parasysh që po konkurron me lojtarët kryesorë të kampionatit, Luquinhas dhe Kapustka. Të dy këta futbollistë kanë formë fantastike dhe janë forca e Legia-s. Muci duhet të pres shansin dhe të punojë shumë. Kohët e fundit kaloi dy javë në Shqipëri për Kombëtaren dhe nuk e kishim në klub. Koha e tij do të vij se është lojtari i ri. Për të është gjithçka e re.

Po e vëzhgoj në çdo ditë gjatë stërvitje dhe e shoh sesi është gjithmonë e më i lirshëm mes shokëve, flet më lirshëm, bën shaka, njeh secilin lojtar më emër dhe i di edhe epitetet që i kanë vendosur. Patjetër që do të na ndihmojë, do të marrë minutat. Jam i bindur se do të rritet me ne, por duhet të jetë shumë i durueshëm”, tha Michnieëicz.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Sergio Ramos pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Spanjolli që është duke u shëruar nga demtimi, në analizat e fundit të COVID-19, është testuar pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar El Chiringueto, mirëpo ende s’ka asgjë zyrtare nga “Los Blancos”.

Pritet që klubi në orët në vijim përmes ndonjë komunikate zyrtare ta konfirmojë se spanjolli është prekur nga COVID-19.

LEXO TE PLOTE