Connect with Us

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

''Të marrin edhe vaksinat kineze'', ekspertët e vaksinimit, rekomandim qeverisë: Të shpejtojmë ritmet

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Publikuar

-

Nga

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Kandidati për deputet i PD-së Dorjan Teliti i bëri sot thirrje Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që t’u japë shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të tyre në rastin e databazës së rrjedhur në media dhe që pretendohet të jetë e PS-së.

Përballë kandidatit të PS-së Arben Pëllumbi në emisionin “Rinvote”, Teliti këmbënguli se të gjitha partitë kanë databaza për fushatën zgjedhore, por ato “duhet të përmbajnë informacione publike jo konfidenciale”.

Databazat duhet të ndërtohen bazuar në të dhënat publike, jo në të dhënat konfidenciale, databaza e PD-së ka informacionet e listave të votimit, dhe vendoset opinioni, apo mendimi i orientimit politik, deri këtu nuk është shkelur privatësia, në momentin kur futet numri i telefonit këtu shkelet privatësia,” – tha Teliti.

Në momentin kur nuk jepet në mënyrë vullnetare numri i telefonit, por merret pa dijeninë e tij, këtu shkelet konfidencialiteti,” – këmbënguli kandidati i PD-së duke hedhur dyshime mbi databazën e PS-së.

Teliti theksoi se telefonatat e kryera ndaj qytetarëve nga “Selia Blu” janë sondazhe dhe jo nga strukturat e PD-së.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Besnik Mustafaj “dush të ftohtë” Bashës

LEXO EDHE:  Paloka paralajmëron Ramën/ “Do shkojë para drejtësisë, vendi i tij është në burg”

Jam vetë kandidat, por unë nuk kam marrë njeri në telefon, as stafi im, në rast se ju keni pyesni personat që mund ta kenë bërë,” – tha Teliti.

Inkurajojmë SPAK-un këtë skandal të radhës të qeverisë aktuale dhe t’u japi shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat e tyre konfidenciale,” – apeloi Teliti.
“Hera e parë që dëgjojmë që një databazë të ketë të gjitha numrat e telefonit, të gjitha adresat, janë vetëm strukturat shtetërore,” – vijoi ai më tej./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shit-blerja e votave/ Rama: LSI mollë e kalbur, kancer që ka infektuar edhe PS-në

Publikuar

-

Nga

Shit-blerja e votave/ Rama: LSI mollë e kalbur, kancer që ka infektuar edhe PS-në

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për shitblerjen e votave.

Rama e cilësoi LSI-në, partinë e themeluar nga Meta, si mollë të kalbur apo qeliza kanceri që sipas tij kanë infektuar edhe PS-në dhe PD-në.

Kreu i qeverisë deklaroi në emisionin “Zgjedhje 2021” në Vizion Plus, se LSI është shëmbëlltyra e degradimit dhe kalbëzimit.

LSI është një mollë e kalbur që ka prekur edhe mollët e tjera. Edhe PS është e prekur nga virusi i LSI, edhe PD. Sepse është një lloj virusi që infekton zinxhir njerëzit sepse ofron një model që është modeli më i keq i mundshëm, por që është atraktiv, për të kapur një vend pune në shtet. Ka krijuar brenda PS dhe PD një sëmundje shumë të rrezikshme, që përkthehet në rezistencë të brendshme ndaj meritokracisë. Sikur t’ju them konfliktet e brendshme në PS për moscënimin e meritokracisë në rekrutimin e mësuesve, infermierëve, gjë që u bë me imponim nga lart.

Ky është modeli i LSI, si qelizat e kancerit u rrit, duke shtrydhur e shtrydhur pushtetin. Kam parasysh mekanizmin, flas për një sistem. PS është afektuar nga kjo sëmundje, shumë keq, në një periudhë kohe të mëparshme sidomos. Unë nuk e fus dot një mësuese në punë me urdhër. Mund ta besoni, mund të mos e besoni! LSI është shëmbëlltyra e degradimit, e kalbëzimit. Të mendosh sot të votosh për LSI, është vërtetë të tradhtosh realisht të ardhmen tënde dhe të fëmijëve të tu. Të votosh që molla e kalbur të mbahet në arkë dhe të kalbë edhe të tjerat”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira”/ Mediu: Kushtet janë sabotuar që në fillim

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur lidhur me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prill.

Ai tha sot në “Arnautistan”, në MCN TV se këto zgjedhje nuk janë të mira.

Sipas Mediut, kushtet për zgjedhje të mira janë sabotuar që në fillim. Mediu gjithashtu tha se Rama ka ndryshuar kushtetutën për tre katër ditë dhe kjo ndodh vetëm në shtete diktatoriale.

“Rama pati një strategji për një politikë negativiste sepse nuk ka asgjë për të shitur, probleme të mëdha me BE. Ai u përpoq të thoshte që këtu është gjithçka e keqe por unë jam menaxheri më i mirë i së keqes. U përpoq të fuste edhe opozitën në këtë rrugë, por Basha i qëndroi me korrektesë marrëdhënies me qytetarët dhe jo me batutën e Ramaës. Pavarsisht kthesës që po bën Rama që nga njeriu që shan dhe përbuz, por përpiqet të bëjë qytetarët për budallej dhe në këtë pikëpamje ka ndryshuar strategji duke thënë se është njeriu i qytetarëve.

Basha ka folur në terma realist, kurse ky është si Moisiu që i printe marrëdhënies me Zotin dhe përfaqësues i tij në Shqipëri është ai. Ajnshatjni ka një shprehje “Dallimi mes gjeniut dhe budallait është se gjeniu ka limite, budallai s’ka”. Unë kam frikë se limitet po tejkalohen. Varfëria i bën njerëzit të tulaten dhe Rama këtë synon. Frika dhe varfëria e vendosin nën trysni një shoqëri dhe shumë e kanë bërë këtë duke kontrolluar përmes këtyre dy faktorëve.

Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira, kushtet për zgjedhje të ndershme janë sabotuar në fillim. Rama ka ndryshuar kushtetutën për tre katër ditë dhe kjo ndodh vetëm në shtete diktatoriale. As Rusia dhe as Turqia nuk e kanë ndryshuar në mënyrën se si e ndryshoi Rama, është tërësisht e papranueshme. Kodin zgjedhor u përpoq ta ndërtonte në mënyrë që të përçante opozitën”, tha Mediu.

LEXO TE PLOTE