LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse miliona doza të vaksinës AstraZeneca, mbeten të papërdorura në vendet e BE-së?

2 Mars 2021, 08:19, Blog CNA
Pse miliona doza të vaksinës AstraZeneca, mbeten të

Nga Ido Vock ?New Statesman?

Javën e kaluar, nisën të bëheshin publike raporte mediatike, sipas të cilave vetëm një pjesë e vogël e dozave të vaksinës Oxford/AstraZeneca të shpërndara në vendet anëtare të BE-së po përdoren. Për shembull, Times raportoi se ishin realizuar vetëm 400 nga 3.800 vaksinimet e planifikuara ditore në aeroportin Tegel të Berlinit, i mbyllur kohët e fundit për fluturimet, dhe i përshtatur si një qendër vaksinimi. Natyrisht, ngaqë dua të vaksinohem, shkova në Tegel për të provuar fatin tim. Arsyetova se po të kryheshin vërtet vetëm 1/10 vaksinimeve të planifikuara ditore, ata me siguri që nuk do ta kishin problem t?u jepnin dozat rezervë njerëzve që paraqiten aty nga fundi i ditës.

Tek e fundit, dhe programet e suksesshme të vaksinimit, si ato në Izrael dhe Britani, u japin të tjerëve jashtë radhës dozat e mbetura për të shmangur shpërdorimin e tyre. Fatkeqësisht, ambicia ime për t?u vaksinuar bie ndesh me mentalitetin gjerman apo atë burokratik. Rojet e sigurisë jashtë Tegel, më thanë plot pasiguri që nuk do të vaksinohesha. PorTegel nuk është një rast i izoluar në Gjermani. Ministria gjermane e Shëndetësisë, tha javën e kaluar se kishte përdorur vetëm 15 për qind të dozave të AstraZeneca, ndërsa shumë njerëzit në vend po e refuzojnë këtë vaksinë. Në Saksoni, Kryqi i Kuq Gjerman i tha programit të lajmeve ZDF Heute se në këtë land kryheshin çdo ditë vetëm 20-30vaksinime me AstraZeneca.

Në mbarë Evropën, po ndodh një histori e ngjashme. Deri më 25 shkurt, Franca kishte injektuar vetëm 16 për qind të dozave të saj AstraZeneca. Italia renditej e pesta, ndërsa Spanja e treta. Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e BE së,marrja e vaksinës Pfizer është në nivelet 80  për qind. Një pjesë e problemit është se shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, kanë zgjedhur që ta kufizojnë përdorimin e vaksinës tek njerëzit nën moshën 65 vjeç, për shkak të mungesës së të dhënave të provave klinike mbi efektivitetin e saj tek të moshuarit. Kjo edhe pse Agjencia Evropiane e Barnave për BE-në, e ka miratuar vaksinës për përdorim tek të gjitha grupmoshat.
Tani, disa zyrtarë gjermanë po bëjnë thirrje që rregullatori kombëtar të përditësojë udhëzimet e tij, dhe ta miratojë vaksinën për të gjitha grupmoshat. Por edhe pasja e listave paralele për vaksinimin mund ta ketë komplikuar detyrën logjistike të administrimit. Ndërkaq, po aq domethënës kanë qenë edhe tituj mashtrues nëpër media dhe komentet negative të udhëheqësve politikë mbi këtë vaksinë.

Në fillim, një histori e raportuar gjerësisht në të përditshmen kryesore financiare gjermane?Handelsblatt?, sugjeroi se vaksina AstraZeneca ishte gjysmë e padobishme tek të moshuarit. Edhe pse më vonë u zbulua se ky pretendim ishte një mashtrim, artikulli pati gjithsesi si efekt ngulitjen e idesë tek njerëzit se AstraZeneca ishte qartazi një vaksinë e dorës së dytë që duhej shmangur. Për shembull, kjo situatë mund ta ketë nxitur pjesërisht, kreun e një sindikate të policisë gjermane të pretendojë se oficerët e policisë duhet të marrin ?vaksinën më të mirë të mundshme?. Pra jo atë të AstraZeneca, të cilën policia thuhet se e ka refuzuar. Që atëherë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë disa përpjekje për t?iu kundërvënë hezitimit të bashkatdhetarëve të saj, duke u thënë qytetarëve:?Kjo është një vaksinë e sigurt dhe shumë efektive?.

Më pas ishte presidenti francez, Emanuel Makron, ai që bëri disa insinuata mbi efektivitetin e vaksinës, duke deklaruar muajin e kaluar se ?problemi i vërtetë i vaksinës së AstraZeneca, është se nuk funksionon ashtu siç e prisnim atë … gjithçka tregon se nuk është efektive për njerëzit mbi 65 vjeç, disa thonë se duhet të jenë nën 60 vjeç?. Edhe ai ka ndryshuar tani qasje, duke pretenduar së fundmi se do ta merrte vetë vaksinën nëse i ofrohej. Vetëm AstraZeneca nuk do ta zgjidhte dot krizën e shpërndarjes së vaksinave në BE. Deri tani unioni ka vaksinuar vetëm 7 për qind të popullsisë, krahasuar me 23 për qind në SHBA dhe 31 për qind në Britani.

Por pas një mosmarrëveshje të ashpër midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian, kur Brukseli kërkoi që AstraZeneca të ndërpriste furnizimin e Mbretërisë së Bashkuar, për të përmbushur angazhimet e saj ndaj bllokut, është e vështirë të mos e vëresh ironinë, kur mjaftuan vetëm disa javë keqinformime, që qytetarët evropianë ta refuzonin në masë këtë vaksinë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.newstatesman.com/world/europe/2021/03/why-are-millions-doses-astrazeneca-covid-19-vaccines-lying-unused-eu-countries

Lajmet e fundit nga