Connect with Us

Pse 280 kandidatë sjellin më pak mandate se 140 kandidatë?

Politikë

Pse 280 kandidatë sjellin më pak mandate se 140 kandidatë?

Publikuar

-

Opozita e segmentit Basha-Kryemadhi, e cila po garon e përçarë në zgjedhje pas mos gjetjes së gjuhës së përbashkët, dje ka gjetur një mënyrë tjetër për të treguar se janë “bashkë”.

Qëndrimi i djeshëm për koalicion pas zgjedhor dhe marrveshja publike ishin një hi syve, pas dështimit për të gjetur konsensus që palët të garonin së bashku.

Pas kësaj, palët kanë dalë më një sqarim se 280 kandidatë ishin më mirë se 140 dhe do përfshinin më shumë shqiptarë.

Në fakt mund të përfshihen më shumë por do coptojnë më shumë vota dhe opozita nuk e ka këtë luks.

Një listë me 140 kandidatë e vetme do maksimalizonte çdo votë të çdo partie, dhe do ruante çdo fluks brenda koalicionit. Zgjedhja e bërë nga palët copton votën, pasi nuk ka maksimalizim, sepse çdo votë mbi mandatin e prodhuar digjet në të dy koalicionet, pa folur për faktin që LSI dhe PD në shumë qarqe mandatet mund t’i humbin edhe për mos plotësimin e një mandate me disa qindar vota. Pa diskutuar më tej votat që do marrin edhe partitë e faktorët e tjerë opozitarë si Jozefina Topalli, Nisma Thurje, Bindja Demokratike apo edhe Myslym Murrizi.

LEXO EDHE:  Bregu: Ardhja e PD në pushtet me alternativë serioze, jo duke shpresuar në ndarjen Rama-Meta

Ndarja në dy koalicionë sjell edhe një konfuzion që sado ta sqarojnë palët me justifikime se 280 kandidatë sjellin më shumë vota se 140, fakti është një dhe vetëm një. Një listë e përbashkët me 140 kandidatë, maksimalizon votat dhe prodhon më shumë kandidatë fitues se dy koalicionë, dy lista që krijojnë humbje votash pafund dhe nuk prodhojnë mandate shtesë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun, politika  është…

Publikuar

-

Nga

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun, politika  është…

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si një lider, ndonëse pretendon se ëhstë lider me karakter të mbrapshtë.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Rama është pyetur se përse nuk bashkëpunon me Berishën, por kreu i qeverisë tha se politika do ishte e patejkalueshme.

Kryeministri u ndal edhe te ftesa e tij për bashkëpunim me Lulzim Bashën, për të cilën deklaroi në Vizion Plus se e shikon si një domosdoshmëri për nevojat e vendit.

“Faleminderit shumë! Me Saliun, politika është e patejkalueshme. Ndërsa me një forcë si PD, që do të dalë nga zgjedhjet në opozitë, më e pranishme në Kuvend sesa në 2017 sepse prania e LSI në Kuvend do të jetë shumë më e reduktuar, domosodoshmëria për të bashkëpunuar.

Është një domosodhmëri që vjen nga nevoja e vendit sot, që po del nga një situatë e jashtëzakonshme. Jemi përpara një mundësie të jashtëzakonshme për të transformuar në realitet projekte të jashtëzakonshme. Kërcënimi i vetëm për këto është politika, marrëzia e politikës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “josh” socialistët: Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, do jem kryeministër i të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një video-mesazhi në Facebook u kërkoi të gjithë socialistëve t’i besojnë atij.

Ai tha se misioni është i përbashkët, duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha Basha.

Gjithashtu Basha njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

LEXO EDHE:  Votimi i qeverisë/ LSI-ja vendos deputetët në rrjesht

LEXO EDHE:  Klement Balili e thotë copë: Kam punuar për LSI, Ilir Meta më bëri drejtor

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Universiteti Politeknik bëhet blu/ Basha nxjerr pamjet nga sheshi “Nënë Tereza”

Publikuar

-

Nga

Universiteti Politknik në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është mbuluar mbrëmjen e sotme nga ngjyra blu me logon e PD.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” videon me pamjet e mbrëmjes së sotme të korpusit, një nga ndërtesat simbol të Tiranës.

Nga Sheshi Nënë Tereza #Voto9PD #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO EDHE:  Votimi i qeverisë/ LSI-ja vendos deputetët në rrjesht

 

LEXO TE PLOTE