Connect with Us

Projekti për ndihmën ekonomike drejt ristrukturimit/ Kërkohet shtyrje deri në dhjetor 2022

Ekonomi

Projekti për ndihmën ekonomike drejt ristrukturimit/ Kërkohet shtyrje deri në dhjetor 2022

Publikuar

-

Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për modernizimin e asistencës sociale që po mbështetet nga Banka Botërore të zgjatet me një afat 18 mujor dhe të mbyllet përfundimisht në dhjetor të vitit 2022.

Në një kërkesë për ristrukturim të projektit që sipas dokumenteve origjinale duhet të mbyllej në mes të këtij viti qeveria jep edhe argumentet e saj duke vënë të parën pandeminë e COVID-19 që ka vështirësuar proceset e nevojshme në terren.

Në dokumente thuhet se deri vonë vlerësimet për ecurinë e projektit kishin qenë të kënaqshme por problematikat e para u ndjenë me tërmetin e nëntorit të vitit 20019 dhe më pas me pandeminë.

“Pandemia COVID-19 ndikoi negativisht në përparimin e projektit : (i) Bllokimet në të gjithë vendin të imponuara nga Qeveria e Shqipërisë (Qeveria e Shqipërisë) për të parandaluar përhapjen e COVID-19 rezultoi në kufizime fizike dhe sociale (veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara) që çoi në vonesa në zbatimin e projektit, (ii) Qeveria Shqiptare përjetoi kufizime buxhetore domethënëse për shkak të tërmetit në nëntor 2019 dhe pandemisë Covid-19, e cila rezultoi në një nën alokim të fondeve në linjat buxhetore që do të kontribuonin në arritjen e treguesve; dhe (iii) Qeveria ngriti shqetësimet në lidhje me rreziqet e reputacionit që lidhen me nxitjen e reformave institucionale komplekse në një mjedis kaq të paqëndrueshëm” thuhet në dokument.

LEXO EDHE:  “Ti hapësh këmbët shefit”/ Plas keq mes ish missit dhe moderatores së Top Channel

Projekti për modernizimin e asistencës sociale nisi për herë të parë në vitin 2012 deri në vitin 2018 me një fond 43.989 milionë dollar. Më pas projekti u zgjat edhe me një fazë të dytë që nisi nga tetori 2018 deri në 30 qershor 2021. Të padisburuara aktualisht mbeten 8.23 milionë dollar ndërkohë që në këtë fazë të dytë fondi origjinal ishte 11 milionë dollar.

Projekti në këtë fazë të dytë ishte i përqendruar tek kriteret e disbursimit për ndihmën ndaj personave me paaftësi, bazuar në modelin social, të tre rajoneve që përfaqësojnë gjysmën e popullatës së vendit (Elbasani, Durrësi, Tirana), përmirësimin e aksesit të personave me aftësi të kufizuar në shërbimet sociale shtetërore në qendrat rajonale ku vendosen kriteret e përfitimit, promovimi i përfshirjes sociale të ndihmës ekonomike në periudhën që del nga program dhe përmirësimi i kontrollit dhe mbikëqyrës së ndihmës për aftësi të kufizuar./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Air Albania do të ulet në Kukës/ Balluku: Me 18 Prill, fluturimi i parë

Publikuar

-

Nga

Rrogat e larta?/ Balluku: Kur isha drejtuese kam luftuar për kontrollorët

Pas pak ditësh do të përfundojnë punimet në aeroportin e Kukësit dhe do të realizohet fluturimi i parë.

Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Transporteve Belinda Balluku, gjatë prezantimit si kandidate për deputete nga drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas Ballukut, fluturimi i parë, në aeroportin e Kukësit do të realizohet më datë 18 Prill.

“Për pak ditë dorëzojmë aeroportin e Kukësit. Në datë 18 Prill do të kemi fluturimin e parë atje dhe dua që të shikoj shumë të gjithë ata që folën për projekte 3D dhe foto të marra nga projekte të tjera se çfarë do të thonë kur Air Albania të ulet atje me 132 kuksianët”, deklaroi Belinda Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

FMN: Korona po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të koronës po ndodh më shpejt se sa pritej, thotë paraprakisht FMN. Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të arrijë 6,0 përqind, por me pabarazi të mëdha.

“Kjo krizë është si asnjë tjetër.” Ky vlerësim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për pandeminë aktuale të koronës, shoqëron gjithë ekspertizën e organizatës bërë këtë pranverë. Por po vihet re një proces shëndoshjeje i jashtëzakonshëm, me të cilin ekonomia botërore është duke fituar sërish terrenin e humbur, thotë raporti që u prezantua ditën e martë në Uashington, në kuadër të takimit që organizata mban në pranverë. FMN pret këtë vit rritje globale të ekonomisë prej gjashtë përqind. Në muajin janar organizata mendonte se rritja ekonomike do të ishte vetëm 5,5 përqind.

Edhe për vitin e ardhshëm ekonomistët e FMN janë më optimistë se më parë, ata presin që prognozat e rritjes ekonomike të jenë 4,4 përqind. Në muajin janar ishte thënë se kjo rritje do të ishte 4,2 përqind. Në vitin e krizës së Coronës, 2020, ekonomia botërore ra me 3,3 përqind.

“Përshpejtime të mëtejshme”

“Ne kemi llogaritur të ketë përshpejtime të tjera të rritjes ekonomike,” tha shefja e FMN, Kristalina Georgieva që javën e kaluar. FMN e argumenton rritjen ekonomike në ekspertizën pranverore me „masat e marra në disa vende në përgjigjen e pashoqe të krizës gjatë vitit të kaluar.”
SHBA zë këtu një vend të veçantë, sepse ekonomia më e madhe popullore në botë, arriti të tërhiqte me vete rritjen globale ekonomike. „Shtetet e Bashkuara do ta kalojnë nivelin e prodhimit bruto në vend të vitit të para Covid-it,” thuhet në prognozën e FMN. Banka Federale Amerikane e Rezervave (Fed) llogarit që SHBA të ketë këtë vit rritje të prodhimit bruto në vend prej 6,5 përqindësh, ngjashëm me shifrat që jept FMN, prej 6,4 përqind.

Një arsye e rëndësishme për rritjen e madhe ekonomike është paketa konjukturore e vendosur së fundmi me një volum prej 1,9 bilionë dollarësh. Paketa e ndihmës është sa një e dhjeta e aktivitetit ekonomik vjetor në SHBA. Përveç kësaj vaksinimi vazhdon të përparojë, deri tani 106 milionë vetë kanë bërë në SHBA të paktën vaksinën e parë.

Shumë ekonomi të tjera popullore arrijnë të kenë nivelin e parakrizës vetëm në vitin 2021, thotë FMN. Vendet në zhvillim dhe vendet që pritet të kalojnë në grupin e vendeve të industrializuara, e arrijnë nivelin e para krizës vetëm në vitin 2023. Me përjashtim të Kinës, e cila e arritur nivelin e parakrizës që vitin e kaluar.

Prognoza për Gjermaninë: 3,6 përqind

Për Kinën, ekonominë e dytë botërore ekonomike, FMN prej që vitin 2021 të ketë rritje të madhe ekonomike prej 8,4 përqind. Zona e euros do të ketë sipas FMN, rritje ekonomike në vitin që vijon prej 4, 4 përqind. Për Gjermaninë prognozat japin rritje ekonomike 3,6 përqind. Për vitin 2022, FMN jep prognozat për zonën e euros për rritje të aktiviteteve ekonomike me 3,8 përqind. Për Gjermaninë kjo shifër është 3,4 përqind. Sidoqoftë, kjo shifër është më e lartë se sa parashikimet e deritanishme.
Por FMN paralajmëron sërish se përtëritja globale po bëhet me dy shpejtësi: vendet në zhvillim dhe ato që pritet të kthehen në vende të industrializuara e kanë të vështirë të kapërcejnë krizën ekonomike, sepse nuk kanë hapësirën e duhur financiare për të marrë masa për të mbështetur konjukturën. Përveç kësaj vendet e varfëra janë në fund të radhës sa i përket shpërndarjes së vaksinave.

LEXO EDHE:  Çfarë do të bëjë Veliaj me shkollën “Kristaq Rama”?

LEXO EDHE:  “Ti hapësh këmbët shefit”/ Plas keq mes ish missit dhe moderatores së Top Channel

Në raport thuhet se ekziston rreziku që „hendeku që ekziston në standartin e jetesës midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve të tjera, të zmadhohet më shumë se ai para pandemisë”. Sipas prognozave të FMN, humbjet e të ardhurave në vendet e varfëra për frymë janë 20 përqind e pjesës së të ardhurave para pandemisë. FMN mendon se në vitin 2020 rreth 95 milionë vetë kanë rënë në varfëri dhe 80 milionë të tjerë janë më pak të ushqyer se më parë.

“Dy shpejtësi”

Të dhënat e reja të FMN thonë se vendet e varfëra të botës do duhet të japin pesë vitet e ardhshme 200 miliardë dollarë për të luftuar pasojat e pandemisë. 250 miliardë dollarë të tjerë janë të nevojshme për tu futur në grazhdën e zvogëlimit të prapambetjes kundrejt shteteve të pasura.

Në kuadër të financimeve të reja FMN ka parashikuar dhënien e 107 miliardë dollarëve për 85 vende. 29 shtetet më të varfëra i janë dhënë lehtësime në kthimin e borxheve. Në plane ekziston edhe dhënia e kapitaleve prej 650 miliardë dollarësh nga FMN, kjo pasi SHBA hoqi dorë nga kundërshtimet e saj. Gjermania e mbështet këtë plan. Sipas përfaqësuesve të qeverisë pritet që këto para të jepen në gusht. 42 përqind e tyre do jepen për vendet e varfëra.

Sidoqoftë FMN thekson se „ndryshime nuk ekzistojnë vetëm midis vendeve por edhe brenda vendeve”. Të rinjtë e punësuar dhe forcat e paspecializuara të punës preken më shumë nga humbja e të ardhurave. Në vendet e zhvilluara dhe vendet që pritet të kthehen në vende të industrializuara tendenca të tilla kanë ulur edhe më shumë pjesën që gratë zenë në punësim.

Përveç kësaj kemi edhe të bëjmë me zhvillimin e paparashikueshëm të pandemisë: „Prognozat shoqërohen me një grad pasigurie”, thotë FMN në raport. Shumë gjëra varen nga „konkurenca midis virusit dhe vaksinës”. Vaksinat janë rruga për të dalë nga kriza, tha të martën në Uashington krye-ekonomistja e FMN, Gopinath. Me përmirësimet e shpejta mund të pritet edhe një rritje më e madhe ekonomike, por kriza mund të zgjasë edhe më shumë nëse krijohen variante virusi kundër të cilave nuk funksionojnë vaksinat.

Sepse edhe tek vaksinimet, thotë FMN, është duke u parë sërish çarja midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve më pak të zhvilluara. Në një vlerësim që FMN bënte para pak kohësh së bashku me Bankën Botërore, përmendet shuma e parave që duhet të paktën për vendet e Afrikës për të siguruar sa duhet furnizimin e popullsisë me vaksinë: 12 miliardë dollarë./DW

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sejko: Vaksinimi rrit shpresat për kthim në normalitet këtë vit

Publikuar

-

Nga

Sejko: Vaksinimi rrit shpresat për kthim në normalitet këtë vit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të organizuara virtualisht.

Guvernatori Sejko zhvilloi takime me drejtues të të këtyre institucioneve dhe mori pjesë gjithashtu edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së si dhe në takimin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Tema kryesore e diskutimit të këtyre takimeve ishte ndikimi i pandemisë në ecurinë e ekonomisë shqiptare, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Guvernatori Sejko tha se, fluksi pozitiv i kreditimit të ekonomisë ka qenë thelbësor në zbutjen dhe përballimin e nevojave financiare të biznesit, ndërsa theksoi se, si sektori publik, edhe ai privat kanë ruajtur aksesin në tregjet financiare ndërkombëtare. Guvernatori Sejko prezantoi masat e marra nga Banka e Shqipërisë si përgjigje e goditjes së krijuar nga pandemia dhe shtoi se progresi i vaksinimit të popullsisë jep shpresë për rikthimin e situatës në normalitet gjatë vitit 2021.

“Këto zhvillime rritin gjasat e rikuperimit gradual por të vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Sidoqoftë, përllogaritjet e parashikimeve makroekonomike janë të varura veçanërisht nga kohëzgjatja e pandemisë,” tha Sejko.

Guvernatori u shpreh se që nga fillimi i pandemisë sektori bankar ka vijuar pa asnjë ndërprerje aktivitetin normal dhe ka qëndruar i gatshëm të japë kontributin e nevojshëm për përballimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar. Ai shtoi se aktualisht sistemi paraqitet me tregues të mirë financiarë, si dhe me një nivel të mirë kapitalizimi dhe likuiditeti. Rritja e kreditimit ka vazhduar, duke ndihmuar kështu me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe mbështetur vijimin e investimeve, ndërkohë që cilësia e portofolit ka vijuar të jetë e qëndrueshme, ku raporti i kredive me probleme është aktualisht në nivelin 8.15%.

LEXO EDHE:  Ish-pronarët/ Prishen vlerat historike të qytetit për lulishte

LEXO EDHE:  Nuk duhet humbur/ Devis Xherahu “godet” me këngën më të re

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vlerësuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike. Ata shtuan se politikëbërësit duhet t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë periudhës së tranzicionit të post pandemisë, duke i përshtatur politikat e tyre makroekonomike në mënyrë që të sigurohet dhe garantohet stabiliteti makroekonomik, qëndrueshmëria dhe rimëkëmbja graduale e ekonomisë.

Në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar Financiar të FMN-së thuhet se ekonomia globale u rimëkëmb nga kriza me ritëm më të shpejtë sesa pritej në tetorin e vitit të kaluar, falë një përgjigjeje të jashtëzakonshme të politikave dhe progresit të shpejtë në zhvillimin e vaksinës. Megjithatë, parashikimet për rimëkëmbjen ekonomike ende mbartin shkallë të lartë pasigurie dhe ndryshojnë si në nivel vendor ashtu edhe ndërmjet vendeve, për shkak të hapësirave jo të njëjta për zbatimin e politikave individuale, strukturave dhe ngurtësive të ndryshme ekonomike, brishtësive paraekzistuese dhe aksesit jo të njëjtë në vaksina. Komiteti paralajmëron se brishtësitë e konsiderueshme financiare mund të sjellin rreziqe, të cilat mund të çojnë në shtrëngim më të shpejtë të kushteve financiare në nivel global./Monitor

LEXO TE PLOTE