LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pipero flet për ndryshimin e masave anti Covid/ Kur pritet ulja e rasteve

2 Mars 2021, 14:48, Lifestyle CNA
Pipero flet për ndryshimin e masave anti Covid/ Kur pritet ulja e rasteve

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e Covid në vend.

Sipas Piperos, kjo situatë vjen pasi shumë persona po ekspozohen më gjatë ndaj virusit ndërsa shumë të tjerë po hezitojnë të shkojnë në kohën e duhur në spital.

?Rrinë me komplikacione në shtëpi. E ka thënë disa herë që ka një lloj skepticizmi për të ardhur në spital. Koha e ekspozimit ndaj virusit ka qenë më e madhe?, tha Pipero për ABC.

Pipro shprehet se nuk pret një përmirësim të shpejtë të situatës së koronavirusit në Shqipëri. Ai shton se pritet për një rritje të numrit të të infektuarve gjysmën e parë të marsit.

?Besoj se deri nga gjysma e Marsit numri i rasteve do të jetë në këto nivele, edhe më i lartë. Besoj nga prilli rënia do të jetë më e qëndrueshme për shkak se me rritjen e temperaturave, ajrosen më shumë edhe lokalet?, shprehet ai.

Sa i përket shtrëngimit të masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit mjeku mendon se fillimisht ka vend për zbatimin e atyre ekzistuese./CNA.al

Lajmet e fundit nga