Connect with Us

PD padit në SPAK Ramën/ “Koncesionet do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro”

Politikë

PD padit në SPAK Ramën/ “Koncesionet do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro”

Publikuar

-

Partia Demokratike ka paditur ditën e sotme në SPAK kryeministrin Edi Rama.

Kanë qenë Agron Shehaj dhe Çlirim Gjata përfaqësues nga selia blu, të cilët kanë paditur kryeministrin për koncesionin e hiodrokarbureve.

Për Shehajn, Rama po bën marrëveshje të ndyra për rritjen e çminit të naftës, të cilat sipas tij do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro.

Ish deputetit i PD  tha se kryeministrin e ka kapur paniku nga humbja e pushtetit. çminit të naftës, të cilat sipas tij do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro.

“Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.

Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve.

Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë.

Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama.

LEXO EDHE:  "TI QËNKE MALOK"...

Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë.

Asnjë tjetër, përvec Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme.
Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike.

Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Është koha për ndryshim! Është përgjegjësi e Partosë Demokratike ndaj qytetarëve që me planin tonë konkret të sjellim ndryshim në të gjitha fushat ku Edi Rama ka dështuar: në ekonomi, shëndetësi, arsim, imigrim, infrastrukturë.

Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresë për Shqipërinë”, tha Shehaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun politika është…

Publikuar

-

Nga

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun, politika  është…

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si një lider, ndonëse pretendon se është lider me karakter të mbrapshtë.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Rama është pyetur se përse nuk bashkëpunon me Berishën, por kreu i qeverisë tha se politika do ishte e patejkalueshme.

Kryeministri u ndal edhe te ftesa e tij për bashkëpunim me Lulzim Bashën, për të cilën deklaroi në Vizion Plus se e shikon si një domosdoshmëri për nevojat e vendit.

“Faleminderit shumë! Me Saliun, politika është e patejkalueshme. Ndërsa me një forcë si PD, që do të dalë nga zgjedhjet në opozitë, më e pranishme në Kuvend sesa në 2017 sepse prania e LSI në Kuvend do të jetë shumë më e reduktuar, domosodoshmëria për të bashkëpunuar.

Është një domosdoshmëri që vjen nga nevoja e vendit sot, që po del nga një situatë e jashtëzakonshme. Jemi përpara një mundësie të jashtëzakonshme për të transformuar në realitet projekte të jashtëzakonshme. Kërcënimi i vetëm për këto është politika, marrëzia e politikës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “josh” socialistët: Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, do jem kryeministër i të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një video-mesazhi në Facebook u kërkoi të gjithë socialistëve t’i besojnë atij.

Ai tha se misioni është i përbashkët, duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha Basha.

Gjithashtu Basha njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj, prova e parë për SPAK

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit Kombëtar kritika të forta Bashës: PD, “kambalec” i kryeministrit Rama

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Universiteti Politeknik bëhet blu/ Basha nxjerr pamjet nga sheshi “Nënë Tereza”

Publikuar

-

Nga

Universiteti Politknik në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është mbuluar mbrëmjen e sotme nga ngjyra blu me logon e PD.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” videon me pamjet e mbrëmjes së sotme të korpusit, një nga ndërtesat simbol të Tiranës.

Nga Sheshi Nënë Tereza #Voto9PD #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO EDHE:  Byroja merr vendimin/ Deputeti i PD përjashtohet 10 ditë nga parlamenti

 

LEXO TE PLOTE