LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas apelit për t’u vaksinuar jashtë radhe/ Mira Meksi jep lajmin: Ka dritë në fund të tunelit

2 Mars 2021, 12:10, Sociale CNA
Pas apelit për t’u vaksinuar jashtë radhe/ Mira Meksi jep

Shkrimtarja Mira Meksi ka dhënë lajmin se i është mundësuar marrja e vaksinës anti-Covid jashtë radhe.

Pas apelit të familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Meksi do të marrë jashtë radhe vaksinën anti Covid pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe duhej të kurohej jashtë vendit urgjent, por për shkak se nuk kishte bërë vaksinën anti-covid, privohej nga mjekimet. Ajo falënderon të gjithë, miqtë, dashamirësit, si dhe kryeministrin Rama e ministren Manastirliu, për solidaritetin e treguar.

?Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë?, shkruan Meksi./CNA.al

Lajmet e fundit nga