Sport
Partizani merr lajmin e keq para sfidës me Apoloninë

Plot katër futbollistë janë në dyshim për sfidën ndaj Apolonisë për Partizanin.
Valentino Murataj, Stenio Zhunior, Rron Broja dhe Ferhan Hasani nuk ishin të gatshëm për trajnerin Daja kundër Laçit dhe rrezikojnë dhe transfertën fierake.
Të katër këta futbollistë, janë në luftë me kohën për të qenë gati për “demat e kuq”.
Kujtojmë që Partizani barazoi ndaj Laçit në sfidën e javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Çinari ishte autori i golave për të kuqtë e Ilir Dajës, teksa Harmon Van Dejv vendosi baraspeshën për kurbinasit.