Connect with Us

OBSH: Koronavirusi nuk ka gjasa të përfundojë deri në fund të vitit

Bota

OBSH: Koronavirusi nuk ka gjasa të përfundojë deri në fund të vitit

Publikuar

-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se do të ishte “joreale” të presësh që pandemia e COVID-19 të mbarojë deri në fund të vitit 2021.

Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Dr Michael Ryan tha se vaksinimi i njerëzve më të prekshëm, përfshirë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, do të ndihmonte në heqjen e frikës dhe do të lehtësonte presionin në spitale, duke e mbajtur virusin në kontroll.

“Do të ishte herët dhe mendoj jo reale, të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Beteja presidenciale/ Përpjekjet ligjore të ekipit elektoral Trump

Bazuar në të dhënat e Worldometer, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi u rrit në 115 milionë, derisa numri i viktimave është globalisht 2.5 milionë, transmeton Telegrafi.

Vetëm në SHBA janë regjistruar tashmë 29 milionë raste si pasojë e pandemisë si dhe 527 mijë viktima. Në luftën kundër virusit vdekjeprurës vendi tanimë ka aprovuar tre vaksina kundër sëmundjes së COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut në maj ose qershor

Publikuar

-

Nga

“Për inat të PE”/ Vuçiç bën deklaratën e fortë: Do të vazhdoj punën drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se pret që në takimet që do të zhvillojë në Bruksel  do të ketë bisedime pozitive dhe konstruktive si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Maj ose Qershor.

Vuçiç u shpreh se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Leyen, Varhelyi dhe Lajçak.

Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa media sllovene, ku bëhet fjale për ri përcaktim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  U infektua me koronavirus/ Skënder Brataj flet për gjendjen dhe i bën apelin e fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  "600 të burgosur janë dërguar në shtëpi"/ Gjonaj: Asnjë i infektuar me Covid-19

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Gjakovë/ Humbin jetën tre persona, dyshohet se janë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona. Sipas mediave kosovare, dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca , zjarrëfikser , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, thotë zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE