Showbizz
Nuk e ndal as operacioni i vështirë/ Dafina Zeqiri zbulon surprizën për fansat

Pak ditë më parë, këngëtarja Dafina Zeqiri zbuloi se kishte kaluar një situatë shumë të ndrëlikuar shëndetësore. Për shkak të lëndimit të disa ligamenteve në gju, ajo i ishte nënshtruar një operacioni.
“Kanë qenë 5 javë të gjata”, shkruante Daffina në një postim në Instagramin e saj ku tregonte momentet në spital.
Ajo tregoi se i fejuari i saj Dj Geek, i kishte qëndruar pranë dhe ishte kujdesur gjatë gjithë kohës për të.
View this post on Instagram
Por pavarësisht operacionit, ajo nuk ndalet kur vjen puna tek muzika. Dafina ka zbuluar se javën e ardhshme do të vijojë me xhirimet e klipit “Duro”.
“E emocionuar! Këtë javë do të nisim xhirimet për “Duro”, gjithashtu e lumtur që s’kam nevojë të kërcej pasi s’mund të bëj asnjë lëvizje për shkak të ndëhyrjes”, shkruan Dafina në postim./CNA.al