Politikë
Një sqarim për doktor Berishën/ Ramës i njohim Olsin dhe Lulit kunatin

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha dje ka bërë një dalje publike në Syri TV, ku shpalli Lulin misionar dhe i dha çdo mbështeje të pakufijshme atij që vetë e zgjodhi në krye të PD dhe shpesh e quan si dështim.
Berisha në një nga qëndrimet e tij theksoi se Edi Ramës shqiptarët ia njohin vëlla Olsin, ndërsa tha se për vëllain e Lulit po t’i pyesje ata në studio askush nuk ia dinte emrin dhe ky ishte një ndryshim shumë i madh.
Po, në fakt doktori ka të drejtë, emrin e vëllait të Lulit shumë pak njerëz e dinë, ai është person që ka mundur të ketë distancë nga punët politike e publike të të vëllait. Kjo edhe sepse i bën hije dikush tjetër, ai është kunati.
Olsi është vëllai famoz i Ramës, por Erjon Isufi kunati famoz i Lulit, Doktor?
Olsi është drejtor tek klubi të futbollit Partizani, mund të ketë bërë gjithçka që ju thoni nën pushtetin e të vëllait që e ka kryeministër.
Po kunati i Lulit doktor, që ka dhjetë apo njëqind fishuar xhiron, të punësuarit, kompanitë, ka zgjeruar bizneset e tij tek oligarkët, është akuzuar se ka shitur mandate deputetësh, nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës, si mundi me Lulin në opozitë?
Të gjitha i ka bërë me vëllain e Olsit në pushtet dhe po t’i hysh thellë-thellë kunati del më mirë me balancë se Olsi. Mund të themi dhe që Olsi i fsheh, po ky kunati kaq shumë fiton e zgjeron bizneset kur në Shqipëri po falimentojë e s’kanë bukë të hanë?
Prandaj doktorit herë tjetër mirë është që në studio ti kujtojnë kunatin, vilat dhe vjehrrin, jo vëllain e Bashës, se është si tip kollovari ky Luli. Dhe që të jemi të vërtetë do themi që Ramës i njohim vëllain, Lulit i njohim kunatin./CNA.al