Connect with Us

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Politikë

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar

-

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë në katër qarqe, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Berat.

Në qarkun e Lezhës, Lëvizja për Ndryshim do të kandidojë Matilda Gjinin, një eknonomiste në profesion, e cila ka studiuar në Universitetin e Bocconi-t dhe ka dalë studentja më e mirë.

Ajo ka një eksperiencë mbi katër vite pune në sektorin e financës në Europë dhe Azi.

Ja kush është kandidatja e qarkut të Lezhës:

Matilda Gjini

Ka mbaruar studimet ne Bocconi.

Eshte kandidate e Levizjes per Ndryshim ne Qarkun e Lezhes.

LEXO EDHE:  Emrat / Partitë shqiptare marrin 32 deputetë në Maqedoninë e Veriut

Per shkak te situates nuk ishte sot prezente.

Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School.

Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Hawskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Universiteti Politeknik bëhet blu/ Basha nxjerr pamjet nga sheshi “Nënë Tereza”

Publikuar

-

Nga

Universiteti Politknik në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është mbuluar mbrëmjen e sotme nga ngjyra blu me logon e PD.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” videon me pamjet e mbrëmjes së sotme të korpusit, një nga ndërtesat simbol të Tiranës.

Nga Sheshi Nënë Tereza #Voto9PD #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohen detajet e dosjes hetimore 184

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kam tepruar në komunikim…”/ Rama: Duhet korrigjuar, jam i pakënaqur me veten

Publikuar

-

Nga

“E kam tepruar në komunikim…”/ Rama: Duhet korrigjuar, jam i pakënaqur me veten

Kryeministri Edi Rama ka pranuar mbrëmjen e sotme se disa herë e ka tepruar me komunikimin që bën në panele me gazetarët apo në takimet me qytetarë.

Por Rama pretendon se e ka tepruar me mënyrën se si e ka paraqitur veten te qytetarët, duke qenë se shumë persona e kanë cilësuar si njeri arrogant.

“Kam përshtypjen se e kam tepruar në komunikim, duke krijuar idenë se jam një njeri arrogant. Nëse do bëja opozitën e Edi Ramës unë do e mundja Ramën. Kjo është gjë që duhet korrigjuar.

Po të dëgjonit ju se çfarë do i thoja unë Edi Ramës me zë të lartë, sigurisht ju do ta shikonit Lulzim Bashën si shok të ngushtë të Edi Ramës. Edi Rama opozitar është njeriu më i pakënaqur që mund të gjeni në rruzullin tokësor”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Kandidatja për deputete e Lëvizjes për Ndryshim, Melisa Braci, ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët, teksa ka mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për CNA.al, Braci i kërkoi qytetarëve të zgjedhin ata që janë ndryshe nga tre kryetarët, nëse vërtet duan që vendi të ndryshojë.

“Mesazhi im për qytetarët është shumë i shkurtër: Zgjidhni ata që janë ndryshe nëse doni ndryshim. Ndryshimi nuk bëhet me 3 persona që s’ kanë lënë post drejtues pa provuar. Ata janë të konsumuar. Mos e konsumoni dhe të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj duke zgjedhur siglat!”, u shpreh ajo.

Kandidatja për deputete foli edhe për përfshirjen e saj në politikë si pjesë e Lëvizjes për Ndryshim, ndërsa tha për CNA.al se pjesë e kësaj partie mund të bëhet kushdo që ka parime të përbashkëta me ta.

LEXO EDHE:  “Fletët e votimit do të numërohen dy herë”/ Celibashi flet për zgjedhjet e 25 prillit, ja sa vota i duhen një deputeti për të fituar

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohen detajet e dosjes hetimore 184

“Çdokush që e ndjen se i përshtatet vlerave themeluese e drejtuese të Lëvizjes mund dhe duhet të jetë pjesë e kësaj partie. Nuk është e thënë të jetë thjeshtë mbështetës i zonjës Topalli, apo të jetë i shkolluar jashtë vendi. Rëndësi ka që ne të jemi aty nga parimet e përbashkëta dhe me një qëllim: jetësimin e këtyre parimeve. Backgroundi politik e arsimor janë pluse për qëllimet personale politike të secilit, por jo kusht anëtarësimi.

Ne synojmë dhe besojmë fort që do jemi forcë kushtëzuese e qeverisë së pas 25 Prillit. Se sa mandate do marrim nuk mund ta parashikoj dot saktësisht, por që do jetë faktor kjo është e sigurtë. Jo se e duam ne me ngulm, por se Shqiptarët e dinë se kështu nuk vazhdohet më”, nënvizoi Braci./ CNA.al

LEXO TE PLOTE