Connect with Us

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Shëndeti

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Publikuar

-

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Qeveria shqiptare nuk duhet të presë për vaksina me efikasitet mbi 90% por duhet të synojë vaksinimin e sa më shumë personave sa më shpejtë.

Kështu u shpreh për emisionin “Me Pak Fjalë”, zv.presidenti i shoqatës mjekësore shqiptaro-amerikane, Agron Ismaili i cili është mjek në Florida të SHBA.

Ai konsideroi vaksinën si masën e vetme që mund të zgjidhë situatën e pandemisë në botë. Shqipëria ka vaksinuar aktualisht rreth 15 mijë persona me të paktën një dozë. Ata janë personel shëndetësor dhe të moshuar në shtëpi kujdesi.

“Numri i infektimeve në SHBA nisi të bjerë kur filluam vaksinimin e stafit mjekësor, të pacientëve që qendrat e të moshuarve dhe të pacientëve të moshuar”, tha Ismaili.

Ky fakt mbetet ende për t’u parë në Shqipëri ku infektimet gjatë  dy muajve të parë të vitit kanë qenë nga më të lartat.

Aktualisht Shqipëria ka marrë vetëm vaksina të kompanisë Pfizer, e cila ka efikasitet mbi 90%. Por pritet që gjatë muajve mars-prill të mbërrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Pandemia Covid-19/ Ja cilat janë vaksinat e autorizuara në Evropë dhe ato që po analizohen

Shqipëria nga ana tjetër nuk ka konsideruar blerjen e vaksinave të prodhuara nga kompani ruse dhe kineze pasi këto vaksina ende nuk kanë marrë aprovim nga agjencitë rregullatore të SHBA dhe BE-së. Nga studimet e publikuara deri tani këto dy vaksina kanë efikasitet midis 60-90%.

Mjeku Ismaili sqaroi se vendimi për të marrë vaksinën ruse ose kineze i takon shtetit pasi të jetë konsultuar me autoritetet rregullatorë vendase të cilat verifikojnë sigurinë e vaksinës.

“Mendimi im është që nuk duhet pritur për vaksina me efikasitetin më të lartë, që të jep 90% përshembull, por duhet vaksinuar popullsia sa më shpejtë të jetë e mundur me vaksina që japin mbrojtje”, deklaroi ai. Mjeku shtoi se ‘vaksinimi masiv duhet të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur”./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Agjencitë amerikane bëjnë thirrje për pezullim të vaksinës Johnson & Johnson

Publikuar

-

Nga

Agjencitë amerikane bëjnë thirrje për pezullim të vaksinës Johnson & Johnson

Autoritetet federale shëndetësore në SHBA po bëjnë thirrje për një pezullim të përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson Covid-19.

Kjo për shkak të raporteve të rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut. FDA amerikane tha se po vepronte “duke e menduar këtë me shumë kujdes”.

Ai tha se gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut ishin zbuluar në më shumë se 6.8 milionë doza të vaksinës.

Rekomandimi ndjek raste të ngjashme të rralla në vaksinën AstraZeneca, e cila ka patur një ulje të përdorimit të saj.

Në një seri statusesh në Twitter, FDA tha se dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po shqyrtonin gjashtë raste të raportuara në SHBA të një lloji të rrallë dhe të rëndë të mpiksjes së gjakut në individë pas marrjes së vaksinës. Tani për tani, këto ngjarje të padëshiruara duket se janë jashtëzakonisht të rralla .

LEXO EDHE:  “Vaksinat kineze pa asnjë siguri të certifikuar”/ Vasili: Eksperiment shumë i rrezikshëm për shqiptarët

LEXO EDHE:  SHBA: Moti i ashpër pengon shpërndarjen e vaksinave

Kjo ishte për të “siguruar që komuniteti i ofruesve të kujdesit shëndetësor është i vetëdijshëm për potencialin për këto efekte anësore”.

Një deklaratë e përbashkët nga FDA dhe CDC sqaroi se mpiksja e gjakut ishte tromboza e sinusit venoz cerebral (CVST). Thoshte që ky lloj i mpiksjes së gjakut kishte nevojë për një trajtim ndryshe nga zakonisht.

Trajtimi i zakonshëm, një ilaç antikoagulues i quajtur heparin,  “mund të jetë i rrezikshëm”, tha dhe kërkohej një alternativë. Të gjashtë rastet ishin te gratë e moshës midis 18 dhe 48 vjeç, me simptoma gjashtë deri në 13 ditë pas vaksinimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Tregon sa doza vaksine do vijnë këto ditë

Vetëm pak minuta më parë, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera vaksinash.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga Rinasi.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

LEXO EDHE:  Shehi akuza Ramës/ Po bën pazar me shëndetin e shqiptarëve me vende të dyshimta

LEXO EDHE:  “Kur shembet një monument kulture…”/ Albin Kurti “shpërthen” ndaj qeverisë shqiptare

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tone”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ulet ndjeshëm numri i infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 125  qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 4 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Debati për vaksinat/ Manastirliu tregon arsyen përse mbahet sekret shteti dhurues

LEXO EDHE:  Debati për vaksinat/ Manastirliu tregon arsyen përse mbahet sekret shteti dhurues

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore 125
Të shëruar në 24 orë 546
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1983

Testime totale 591,590
Raste pozitive 128,518
Raste të shëruara 98,269
Raste Aktive 27,928
Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19823
Fier 2413
Durrës 1177
Gjirokastër 1168
Shkodër 967
Korçë 727
Vlorë 608
Dibër 340
Kukës 324
Elbasan 237
Berat 94
Lezhë 50

LEXO TE PLOTE