LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta po projektohet si lider opozite”/ Gjiknuri: Presidenti ka frikë nga një marrëveshje PS-PD

2 Mars 2021, 12:58, Politikë CNA
“Meta po projektohet si lider opozite”/ Gjiknuri: Presidenti ka

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u shpreh se presidenti Ilir Meta po projektohet si lider i opozitës, pasi nuk ka më besim te Lulzim Basha dhe i trembet një koalicioni PS-PD.

?Besoj që nuk do të kemi nevojë për ato mandate. Meta po fillon po projektohet si lider i opozitës. Siç duket nuk ka besim te Lulzim Basha. Ka kohë që punon për të tillë. Nuk ka më besim te lideri aktual i opozitës. Mendoj që PS nuk do të mbetet peng i mandateve të LSI-së.

Nuk dua të spekuloj për të ardhmen, politika është një terren që lëviz, do të shihet vullneti i popullit dhe do të shohim. Mund të ketë edhe ndonjë marrëveshje më të madhe, që mbase i trembet Meta??, tha Gjiknuri në emisionin Absolut 4.

Socialisti komentoi gjithashtu edhe marrëveshjen e nënshkruar dje mes Bashës dhe Kryemadhit, për koalicion paszgjedhor. ?Kjo marrëveshja PD-LSI duket një marrëveshje bosh. Nuk ka përmbajtje dhe nuk sjell as vota. Po të kishin këllqe do të dilnin në një listë. Janë njëlloj si në 2017, atëherë edhe shaheshin, tani kanë bashkuar dy grushtet?, shtoi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga