Sociale
Meta për Agim Krajkën/ Trashëgimia e tij artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur shqiptar Agim Krajka.
Meta shkruan se largimi i Agim Krajkës i ka lënduar të gjithë dhe se ai do të jetë i pazëvënësueshëm për kontributet e mëdha kulturore e artistike që ju la brezave të rinj nga të cilët do të ndërohen përjete.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kompozitorit tonë të shquar, Nderit të Kombit, Agim Krajka.
Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë. Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para veprës së Tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Krajka, kolegëve dhe të gjithë artdashësve shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na ka lënduar të gjithëve. Lutemi, që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar”, shkruan Meta./CNA.al