Connect with Us

“Meta duhet falenderuar”/ Rama tregon çfarë fshihet pas marrëveshjes PD-LSI

Politikë

“Meta duhet falenderuar”/ Rama tregon çfarë fshihet pas marrëveshjes PD-LSI

Publikuar

-

Rama tallet me Metën/ Nuk merrem me ata që kanë shkëptuje me mburojën e trurit

Kryeministri Edi Rama thotë se presidenti Ilir Meta duhet falenderuar sepse ka sqaruar ekuacionin e referendumit të 25 prillit.

“Ilir Meta duhet falenderuar se ka sqaruar ekuacionin e Referendumit. Ishte një ekuacion i paplotë. Me reformën në Drejtësi deri në fund apo me Ilir Metën? Zgjedhje më të qartë më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk munë të kenë. Për këtë Meta duhet falenderuar”, tha Rama.

Gjithashtu Rama është ndalur tek marrëveshja që u firmos ditën e djeshme nga Partia Demorkatike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe tek deklarata e Metës për drejtimin e opozitës.

“Përsa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo është e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket. Mjafton që të shikojmë firmosjen e marrëveshjes për të kuptuar planin pse u firmos, si u firmos një marrëveshje kur dy parti garojnë veç e veç. Për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirn e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë Reformën në Drejtësi ose për të marrë kokën e Lulit. Basha nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk është njeri i lirë”/ Rama e thotë hapur: Berisha është lider

Publikuar

-

Nga

“Basha nuk është njeri i lirë”/ Rama e thotë hapur: Berisha është lider

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin pretendon se nuk është një njeri i lirë.

Kreu i qeverisë tha në emisionin “Zgjedhje 2021” në Vizion Plus se Basha është i marrë peng, sipas tij nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Basha nuk është njeri i lirë, është njeri i marrë peng, i kapur, është vendosur aty për të marrë urdhra dhe për të vepruar sipas këtyre udhrave nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se kreu i opozitës nuk është lider.

Rama theksoi se Berisha ishte një lider, ndonëse e cilëson si një lider të mbrapshtë.

LEXO EDHE:  Meta nxit palët për bashkëpunim / Një vit kalon shpejt

LEXO EDHE:  Koço Kokëdhima kundër importit të plehrave/ PS nuk i meriton kostot

Nuk ka lider pa karakter, lider ishte dhe Berisha, ishte lider i mbrapshtë, por ama ishte lider. Mua nuk më duhet Lulzim Basha, mua më duhet Shqipëria, shqiptarët. Unë nuk e kam zgjedhur Bashën, Bashën nuk e ka zgjedhur PD, Lulzim Bashën e ka vendosur aty Sali Berisha”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli akuza Bashës/ Është i majtë!

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim thotë se liria e njerëzve është reduktuar për shkak të varfërisë.

Sipas Topallit, varfëria nuk të jep mundësi të jesh vetja jote.

“Nganjëherë më duket se liria e njerëzve është reduktuar pafund për shkak të varfërisë.
Varfëria nuk të jep mundëi të jesh vetja jote. Sot ende ke mundësi që të lëvizësh përmes votës të largosh Ramën, Metën dhe Bashnë për të sjelleë një elitë të re politike”, tha Topalli.

Ajo nuk kurseu as thumbat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin tha se është i majtë.

LEXO EDHE:  Opozita presidenciale dhe opozita nga Ura Vajgurore

LEXO EDHE:  Profil/ Si u bë Senida Mesi numri 2 i qeverisë

“Basha është i majtë pavarësisht se vetëquhet i djathtë”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fushata nuk është e qetë”/ Paralajmëron Meta: Do jenë zgjedhje historike

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta thotë se qeveria po bën ccdo gjë në këto zgjedhje për të prishur standardet e tyre

Sipas Metës, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Meta thekson se fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.

Qeveria po bën çdo gjë në këto zgjedhje per te prishur standardet e tyre, pasi po bën edhe palën edhe arbitrin në fushë. Por jam me besim se populli do marrë në dorë fatet e tij. Ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Ajo kërkon të imponohet përmes marifeteve, por do ta kete te pamundur. Fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.
Në 25 prill, qytetarët që po frustrohen çdo ditë nga qeveria do reagojnë me pjesëmarrjen masive në votime”, u shpreh Meta në studion e Tv 6+1 Vlorë.

Gjithashtu ai është ndalur edhe tek patronazhistët për të cilët thotë se nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë.

LEXO EDHE:  Profil/ Si u bë Senida Mesi numri 2 i qeverisë

LEXO EDHE:  Shqiptarët e bllokuar në kufi/ Meta kërkon me urgjencë zgjidhje nga autoritetet

“Ky është tregues i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill. Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE