Connect with Us

Memelli: Skënderbeut i është rritur grinta, tani çdo ndeshje është një finale

Sport

Memelli: Skënderbeut i është rritur grinta, tani çdo ndeshje është një finale

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shfaq optimist në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Kastriotit, që korçarët do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 13:00 në qytetin e Korçës. Në prononcimin përballë gazetarëve, tekniku pogradecar deklaroi se ekipi duhet të rikthehet te fitorja.

“Ajo ç’ka duhet të kemi mendjen është ndeshja e radhës. Çfarë ka kaluar ka kaluar, nuk mund ta kthejmë dot më. E rëndësishme është që të mendojmë për ndeshjen e radhës që kemi nesër. Takimin e kemi përgatitur mjaft mirë. Edhe në seancat stërvitore skuadra ka qenë në një impenjim goxha të lartë. Çdo ndeshje është finale për ne, sikurse dhe kjo nesër.

Jemi në një situatë që padiskutim, ndeshjet duhet t’i vlerësojmë në maksimum. Janë 3 piksha që mund të na ngrenë goxha në tabelë. Sigurisht padashur të largoj presionin nga skuadra, lojtarët duhet të jenë të kthjellët dhe të qartë para këtij takimi. Nga ana psikologjike të jenë në lartësinë e duhur.

Nuk kemi qenë të butë në këto 4 ndeshje që unë e kam drejtuar skuadrën. Sigurisht intesisteti dhe grinta është rritur. Këtë kemi dashur dhe në fillim. E vlerësojmë Kastriotin si një skuadër me karakter të fortë, por që gjithsesi, siç e thashë, ne kundërshtarët duhet t’i vlerësojmë në maksimum, si një ndeshje e radhës që duhet vlerësuar dhe si një kundërshtar që duhen marrë pikët e plota.

Përveç Marës që është i dëmtuar dhe Taipit me kartonë, pjesa tjetër është e plotë. Do të shikojmë për formacionin, sot kemi dhe një stërvitje tjetër. Do të vlerësojmë situatën se cili nga lojtarët do të jetë më i përshtatshëm për këtë ndeshje”, u shpreh Memelli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tahiri: Teuta nuk ndalet më, Skënderbeu po shpreson për mbijetesën

Publikuar

-

Nga

Superliga është futur në fazën më të bukur të saj. 4 ekipe luftojnë për vendin e parë në kampionat si dhe tre ekipe vazhdojnë të besojnë tek mbijetesa. Edhe pse dukej se do të ishte Bylisi skuadra që do të kishte shancin e “Play Out”, humbja e fundit ndaj Partizanit, e ka komplikuar shumë situatën.

Tashmë diferenca mes të dy ekipeve është vetëm tre pikë. Ndërkohë në krye të klasifikimit, Teuta është shkëputur me dy pikë nga vendini dytë, megjithatë gjithçka mbetet e hapur. Asnjë nga skuadrat kryesore nuk ka treguar vazhdimësi dhe ajo prej të cilave do të jetë më e kujdesshme do të dalë kampion.

Ish-futbollisti i Kombëtares Ermal Tahiri, i ftuar ditën e djeshme në emisionin Skaner në MCN TV tha se Skënderbeu është futur seriozisht në garën për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Gjithashtu ai deklaroi se Teuta i ka të gjitha shancet për tu shpallur kampione nëse arrin të tregohet e kujdesshme, pasi për nga ana cilësore është më lartë se të tjerat.

“Duke patur parasysh se të gjitha skuadrat janë afër njëra-tjetrës Skënderbeu do shpresojë për mbijetesë. Kampionati në fazën e fundit do jetë akoma më i bukur. Vendet e para kanë hyrë tani në fazën e fundit dhe kush lë pikë del automatikisht nga gara. Tani duhet psikologji, qetësi dhe administrim. Këto cilësi i ka më së shumti Teuta. Nëqoftëse mban këtë ritëm është e vështirë për ta ndalur,”-u shpreh Tahiri.

LEXO TE PLOTE

Sport

Trajneri i Legias tregon pse nuk aktivizohet Ernest Muçi

Publikuar

-

Nga

Në Poloni ka pasur shumë kritika nga ana e mediave për faktin se Ernest Muçi nuk po aktivizohet me Legian e Varshavës. I transferuar me aq shumë bujë nga Tirana, trajneri Michnieëicz e rriti edhe më tepër presionin mbi talentin shqiptar duke thënë:

“Nuk do e quajmë Muçi, por Mesi”. Por Ernesti ka marrë vetëm 68 minuta në fushë që nga koha kur u transferua te Legia, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kundër Lech Poznan dhe Pogon ka qëndruar në stol. E përse vjen ky vendim i trajnerit Michnieëicz?

Për herë të parë tekniku i Legias ka sqaruar gjithë situatën duke u shprehur se Muçi duhet të jetë i durueshëm. “Pse nuk ka asnjë mundësi që të luajë? Se nuk është aq e thjeshtë. Unë e kuptoj shumë mirë se kur vjen një lojtari i ri e presin të gjithë që të marrë minutat. Do vij koha shpejt. Shembujt e Jakub Moder dhe Karboënik tregojnë se edhe lojtarët që po vijnë për miliona, presin shansin e tyre kur ekipi, si i joni, funksionon shumë mirë.

Duhet të keni parasysh që po konkurron me lojtarët kryesorë të kampionatit, Luquinhas dhe Kapustka. Të dy këta futbollistë kanë formë fantastike dhe janë forca e Legia-s. Muci duhet të pres shansin dhe të punojë shumë. Kohët e fundit kaloi dy javë në Shqipëri për Kombëtaren dhe nuk e kishim në klub. Koha e tij do të vij se është lojtari i ri. Për të është gjithçka e re.

Po e vëzhgoj në çdo ditë gjatë stërvitje dhe e shoh sesi është gjithmonë e më i lirshëm mes shokëve, flet më lirshëm, bën shaka, njeh secilin lojtar më emër dhe i di edhe epitetet që i kanë vendosur. Patjetër që do të na ndihmojë, do të marrë minutat. Jam i bindur se do të rritet me ne, por duhet të jetë shumë i durueshëm”, tha Michnieëicz.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Sergio Ramos pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Spanjolli që është duke u shëruar nga demtimi, në analizat e fundit të COVID-19, është testuar pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar El Chiringueto, mirëpo ende s’ka asgjë zyrtare nga “Los Blancos”.

Pritet që klubi në orët në vijim përmes ndonjë komunikate zyrtare ta konfirmojë se spanjolli është prekur nga COVID-19.

LEXO TE PLOTE