Ish kreu i Libras, Ben Blushi nuk heq dorë nga sulmi ndaj prokurorit të Tiranës Ervin Karanxha.
Blushi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, vijon të përdorë Top Channel për të sulmuar njerëz të drejtësisë.
Sërish në lajmet kryesore, të ditëve të fundit, objektiv ka qenë prokurori Karanxha, ku sugjeronte në një farë mënyre shkarkimin e tij.
Kronika e Top Channel
Prokurori Karanxha ka reaguar në lidhje me sulmet e njëpasnjëshme që Blushi ka ndërmarrë të tij.
Nqë një prononcim për CNA.al ai ka thënë se ka vënë në dijeni institucionet si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektoriatin e Lartë të Prokurorisë, pasi po sulmohet për shkak të detyrës së prokuror.
“Në këtë televizion është i punësuar si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, politikani dhe ish deputeti Ben Blushi, i cili pas largimit nga Partia Socialiste krijoi partinë “Libra” dhe pasi nuk mori asnjë vend si deputet në Kuvendin e Shqipërisë u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel. Këtë televizion ai e përdor për qëllime të tij personale për të sulmuar anëtarët e sistemit të Drejtësisë të cilët përballen çdo ditë me krimin, me çështje sensitive për opinionin publik.
Ben Blushi, si kryetar i LIBRA-s
Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë Top Channel’, nëpërmjet programeve televizive të këtij televizionit synon përhapjen e lajmeve të rreme ndaj meje si prokuror dhe ndaj familjarëve të mi me qëllim për të ulur dinjitetin tim dhe të familjes për arsye politike dhe personale të tij’, është shprehur Karanaxha për CNA.al.
Të njëjtën deklaratë ia ka përcjellë edhe KLP-së dhe ILD-së.
Karanxha është ndalur tek çështja që ka hetuar dhe për të cilën Ben Blushi nëpërmjet Top Channel e sulmon në vijimësi.
LEXO EDHE: Shënim/ Ilir Meta, lideri i munguar i opozitës
Bëhet fjalë për hetimin e kreun e PD, Lulzim Basha dhe të tjerë me akuzën “pastrimit të parave” dhe “falsifikimit”, sa i përket mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve paguar në emër të Partisë Demokratike për kompani lobimi pjesë e Muzin Capitol Partners drejtuar nga Nicolas Muzin.
“Unë kam qenë pjesë e grupit të Prokurorëve në hetimin e procedimit penal Nr.645, të vitit 2018, hetim i cili ka përfunduar dhe për të është shprehur me vendimin Nr.5481/237 Akti date 13.01.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Çuditërisht pas kalimit të 2 vjetëve nga ky vendim, në kohë fushate zgjedhore, ushtrohet sulm dhe presion i pastër politik ndaj personit tim në kundërshtim me ligjin, nga televizioni “Top Channel” me Drejtor të Përgjithshëm Ben Blushi, me qëllim cënimin e pavarësisë dhe paanësisë së Prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Lobimet e kreut të PD, Lulzim Basha
Unë si prokuror gjatë ushtrimit të funksionit kam zbatuar me korrektësi ligjin penal material dhe procedural, pa u ndikuar nga asnjë subjekt politik ose nga sulmet botës së krimit të organizuar.
Qëndrimi im personal në procedimin penal Nr.645 të vitit 2018 ka qenë konform ligjit. Gjykata në zbatim të dispozitave procedurale penale ka verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga grupi i prokurorëve dhe me vendim përfundimtar të formës së prerë, është shprehur për përfundimin e këtij hetimi, duke pushuar akuzat në ngarkim të liderit të opozitës Lulzim Basha”, është shprehur më tej Karanxha.
Ndërkohë pritet dhe një reagim nga KLP dhe ILD, në lidhje me këto sulme të ndërmarra nga Ben Blushi nëpërmjet Top Channel, ndaj prokurorit Karanxha./CNA.al