LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ma beso mua shëndetësinë, për dy javë i jap zgjidhje”/ Halim Kosova kërkesë publike Ramës

2 Mars 2021, 20:50, Politikë CNA
“Ma beso mua shëndetësinë, për dy javë i jap

Mjeku i njohur Halim Kosova ka dalë me një kërkesë publike për kryeministrin Rama.

I ftuar në ?Open? ai u shpreh se kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë, dëshiron që të marrë Ramën në telefon dhe t?i kërkojë që ai t?i besojë shëndetësinë, pasi për dy javë do i japi zgjidhje.

?Më vjen ndonjëherë ta marr Ramën në telefon dhe ti them; ore ma lë mua këtë punë në dorë dhe ta zgjidh për 2 javë. Mënyrat organizative janë të një impakti të rëndësishëm në shendetin publik.

Duhet një informacion i madh. Janë shumë kapacitete që nuk janë përdorur. Nuk ka njerëz pasionantë, nuk ka njerëz profesionistë. Ti nuk bëhesh profesionist se të emëron dikush në atë karrige. Unë jam rritur me pacientin, se ia di hallet dhe përpiqesh me gjithë shpirt ta ndihmosh atë.

Jam i prerë për masa shumë shtrënguese, por unë mendoj se jo se s?i mendon qeveria, por duke qenë se ka zgjedhje përpara, dhe po u mbyllëm do e rrënojmë më shumë ekonominë se nuk mund të mbyllemi dhe të mos paguhemi. Unë kam mendimin tim të konsoliduar, që sa më shumë do rrokulliset kjo situatë, hape në 6 mbylle në 5 etj, pa masa drastike, aq më e gjatë do jetë kjo, pasojat e pandemisë. Masat e prera 2 ose më shumë javë do sillnin një reduktim të madh të kovidit. Ne jemi një popullatë që kemi një edukatë shëndetësore të ulët, që merret që në fëmijëri nuk merret tani në pandemi.”, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga