Connect with Us

Kamera e fshehtë e “Stop”/ Faktohet krimi shëndetësor

Aktualitet

Kamera e fshehtë e “Stop”/ Faktohet krimi shëndetësor

Publikuar

-

Kamera e fshehtë e “Stop” fakton sonte krimin shëndetsor.

Emisioni “Stop” sjell sonte me zë dhe figurë krimin shëndetsor, që bëhet cdo ditë me shëndetin tonë.Kamera e fshehtë e programit ka faktuar gjithcka ndodh në magazinat e ushqimit, ku ndërrohen etiketa e falsifikohen produkte.

Më pas këto produkte hidhen sërish në treg e përfundojnë në tavolinat tona.

Për cilat produkte bëhet fjalë dhe cilët janë subjektet, që na vënë në rrezik shëndetin, mund ta mësoni sontë në emisionin “Stop” në orën 20.10 në ekranin e TV Klan./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Droga në portin e Durrësit/ Artan Hoxha tregon itenerarin

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh detaje/ Antonio Gallo ka qenë disa herë në Shqipëri, testoi infrastrukturën

Gazetari Artan Hoxha ka folur për dy ngarkesat e kapura brenda pak ditësh në portin e Durrësit.

Sipas Hoxhës, këto dy ngarkesa kanë përdorur linja të ndryshme për të hyrë në vend, çka lë të kuptohet se u përkasin grupeve të ndryshme.

Referuar ngarkesës së fundit, e kapur në datën 10 Prill, Hoxha tha se bëhej fjalë për drogë të një cilësie tepër të lartë.

“Cilësia ishte jashtëzakonisht e pastër. Cilësi e cila në përzierje mund të shkojë deri në 3.5 kg. Nga 140 shumëzoje me 3, është ajo që është kap”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Dy masa e dy vendime për të njëjtën vepër penale

LEXO EDHE:  Denoncimi i "Stop"/ Shkeljet për shkarkimin e drejtorit të shkollës, kontroll në mes të mësimit

Ndër të tjera Hoxha në emisionin “Opinion” ka  përshkruar rrugën e të dy konteinerëve.

“Në rastin e  datës 1 prill, ka shkuar në kufirin turko- sirian dhe pastaj ka ardhur në Shqipëri. Ndërsa në rastin e dytë, ka kaluar në Panama, Itali, Pire dhe pastaj ka ardhur në Shqipëri. Kanë bërë dy linja të ndryshme dhe tregon që janë 2 grupe të ndryshme që kanë testuar ta bëjnë këtë gjë”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U dhamë shqiptarëve Ferrari në vend të karrocave”/ Rama justifikohet për PPP-të

Publikuar

-

Nga

“U dhamë shqiptarëve Ferrari në vend të karrocave”/ Rama justifikohet për PPP-të

Gazetari Neritan Sejamini solli në vëmendjen e kryeministrit Rama se një nga taktikat më të përdorura të investimeve të qeverisë socialiste në tetë vite, Partneritet Publike Private po shiten nga qeveria si investime të pakushtueshme, në një kohë që mbartin një kosto mjaft të lartë për shtetin dhe qytetarët.

“Do ishte mrekulli të investonim kudo, të merrnim borxh kudo dhe gjithçka të ecte shumë mirë në ekonomi,” u shpreh Sejamini, ndërsa kryeministri Rama saktësoi se bëhet fjalë për investime private.

“Po privati nga i nxjerr paratë? Nuk i ka të garantuara? Do të falimentojë aeroporti nëse s’do ketë mjaftueshëm turistë në Vlorë? Ju po e bëni sikur çdo gjë është falas, ‘shteti nuk harxhon asgjë por bën çdo gjë’” – tha Sejamini.

“Investimet private janë private dhe shteti nuk paguan asgjë. Shteti merr përsipër një garanci të arsyeshme të trafikut…” replikoi kryeministri Rama, duke marrë shembull investimet private në shëndetësi në Turqi.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Stop”/ Shkeljet për shkarkimin e drejtorit të shkollës, kontroll në mes të mësimit

LEXO EDHE:  Nëndrejtori i tregjeve i përfshirë në korrupsion/ “Dy muaj u morën nga 1 milion”

Sejamini tha se parimi i investimeve me paratë ‘e privatit’ nuk është një realitet i zakonshëm në Shqipëri, duke përmendur pagesat e qeverisë ndaj koncensionarëve të inceneratorëve.

Kryeministri Rama kundërshtoi ashpër argumentet e gazetarit, ndërsa shtoi se investimet në inceneratorë dhe shëndetësi i kishin ‘parapaguar’ qytetarëve shërbime të domosdoshme, edhe duke mbrojtur mjedisin.

“Kjo histori është sikur të marrësh para borxh, të blesh një Ferrari dhe të lavdërosh Ferrarin. Çështja është sa ka kushtuar dhe sa janë paguar,” tha Sejamini.

“Unë jam i lumtur që i kemi dhënë njerëzve “Ferrari” në këto shërbime në vend të karrocave që kishim. Për mua janë njerëzit, ajo që njerëzit kanë përfituar nga këto partneritete është e jashtëzakonshme në krahasim me tmerrin e të gjithë këtyre shërbimeve në kohë kur ne ndërhymë në to.

Mendoj që janë absolutisht me kosto të arsyeshme, nuk janë absolutisht borxhe që rëndojnë borxhin e përgjithshëm të Shqipërisë, janë detyrime që lahen vit pas viti…” kundërshtoi Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko, Xhafaj dhe Kodheli jashtë listës fituese/ Veliaj/ Ndryshuam skuadrën dhe strategjinë

Publikuar

-

Nga

Majko, Xhafaj dhe Kodheli jashtë listës fituese/ Veliaj/ Ndryshuam skuadrën dhe strategjinë

Bënë shumë bujë përfshirja jashtë listës fituesve të Partisë Socialiste, emra si Mimi Kodheli, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, emra këto, të cilësuar dhe si senatorë të PS.

Erion Veliaj, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës dhe hartuesi i kësaj liste, tha se lënia jashtë listës fituese e këtyre emrave, tregoi se PS në këto zgjedhje po vjen me një skuadër dhe strategji të re.

Veliaj u shpreh i bindur se 5 ose 6 emra të pozicionuar në listën jo fituese do të thyejnë herësin, e pjesë e tyre sipas tij, janë dhe tre senatorët e sipërpërmendur.

Ne ndryshuam skuadër dhe strategji, thamë që Reforma në Drejtësi është diamanti i kurorës, edhe rindërtimi dhe vaksinimi do të mbahen mend gjatë. Ndryshuam skuadër edhe strategji. Kur prodhon të njëjtën gjë, merr po të njëjtin rezultat. Strategjia është e thjeshtë, Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, është një brand. Kjo tregon që në çdo rrethanë mbijetojnë.

Flasim për tre personalitete që kanë një logo, emër, që është dhe përtej logos së PS. Si njerëz me personalitet dhe i kanë dhënë vulën këtyre reformave. Kemi një sistem të fortë. Ne me partitë kemi garë proporcionale, ndërsa brenda vetes kemi mazhoritare. 5 a 6 veta do e thyejnë herësin, vë bast, këtu përfshij edhe senatorët.

Në sulm kimia ta që po mbajnë peshën e betejave, ministren e Shëndetësisë, ministrin e Rindërtimit, në mesfushë disa ministra, ndërsa në mbrojtje emrat e dalë nga platofrma “Deputei që duam”. Kemi dy botëkuptime të ndryshme”, tha Veliaj.

LEXO TE PLOTE