Connect with Us

Ilir Beqaj: Synojmë 4 mandate në Shkodër, përmbytjet nga ngrohja globale

Politikë

Ilir Beqaj: Synojmë 4 mandate në Shkodër, përmbytjet nga ngrohja globale

Publikuar

-

Partia Socialiste në Qarkun e Shkodrës synon të ruajë rezultatin e vitit 2017 në zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Ilir Beqaj thotë se marrja e katër mandateve do të realizohet nëse arrijnë të bindin mbështetësit që të dalin të votojnë.

Indirekt z. Beqaj la të kuptohej se pikërisht stepja e mbështetësve të PS për të dalë në votim është sfida kryesore e partisë që qeveris vendin prej vitit 2013.

“Aktorët politikë në Shkodër këtë herë janë më të shumtë. Ne aleancën e kemi me njerëzit. Nëse arrijmë të nxjerrim në votim mbështetësit tanë, besoj se do të kemi një rezultat pozitiv që janë 4 mandate për PS në qarkun e Shkodrës”, tha z. Beqaj në një intervistë për Euronews Albania.

Deputeti i PS pranoi se situata në Shkodër nuk është optimale për fushatë jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe nga përmbytja tha se sërish votuesit do të mund ta bëjnë dallimin nga përmbytjet e kaluara.

“Nuk kemi pasur as fatalitet dhe as humbje të gjësë së gjallë. Shtëpitë janë të rrethuara nga uji, por përmbytja nuk është shkarkuar nga hapja e kaskadave por janë reshjet e dendura shkaktar. Kjo situatë na ka nxjerr mësime se çfarë duhet bërë, por zgjidhjen përfundimtare nuk ka dhe nuk di ta them”, tha ai duke renditur si shkak dhe ngrohjen globale.

LEXO EDHE:  I morën me dhunë portofolin/ Arrestohen dy të rinj në Shkodër

Ashtu siç drejtuesi politik i PS e theksoi, në  Qarkun e Shkodrës këtë herë është shtuar një element i ri. Jozefina Topalli, një prej figurave të rëndësishme të PD për shumë vite, këtë herë garon me partinë e saj të re “Lëvizja për Ndryshim”.

Përveç znj. Topalli që synon të rikthehet në Parlament pas një mungese 4-vjeccare pasi në zgjedhjet e vitit 2017 nuk u kandidua nga PD, një tjetër forcë politike që synon mandat përveç PS, PD dhe LSI është partia e Tom Doshit.

Doshi edhe pse u kthye në qendër të kritikave nga ambasadorja amerikane në Tiranë që të mos lejohej të kandidonte për deputet, ai do të shkojë në zgjedhje si kryetar i Partisë Socialdemokrate që për tri dekada është drejtuar nga Skënder Gjinushi./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE