Connect with Us

Djarmati karikon shkodranët: Fitorja me Teutën na rikthen aty ku ishim

Sport

Djarmati karikon shkodranët: Fitorja me Teutën na rikthen aty ku ishim

Publikuar

-

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, mendon se kuqebluve u mjafton një fitore ndaj Teutës për t’i kthyer në euforinë dhe lojnë ku ishin deri pak javë më parë. Në një prononcim për “Procesi Sportiv” ai shpjegoi se kjo vështirësi me të cilën po ndeshej ekipi, vinte nga fakti se tani të gjithë ishin shumë më të motivuar ndaj Vllaznisë që nuk ishte më surprizë për askënd.

“Ka një javë që merremi si do të dalim nga situata, ne çdo ditë provojmë si të dalim nga ajo situatë e të kthehemi ku kemi qenë para 3-4-5 javësh. Ne nuk jemi më surprizë e kampionatit, jemi ekip real, që lufton për titullin kampion dhe vendet për Kupat e Europës. Këtu jemi dhe nuk jemi më surprizë, çdo ekip jep 120% me ne. Nuk kemi ndryshuar shumë gjëra, i vetmi problem që mendoj ka ndikuar më shumë është stërvitja, për fushat, për barin sintetik, nuk ishte në nivelin që kishim qejf ne.

Po bëjmë analizë, mundohemi çdo ditë të shkojë aty ku ishsim më parë. Nuk kemi probleme financiare deri më tani, klubi është mbështetur në maksimum në çdo lëvizje. Mendoj se kemi nxjerrë maksimumin nga lojtarët dhe buxheti për skuadrën.

A ka aleanca? Mi thoni pak kush janë këto aleanca, rreshtoni kush janë.

Klubi në ankand? Është e vërtetë me datë 9 mund të vijë një pronar tjetër e do të thotë që nuk do të jeni më. Ka shumë mundësi. Por unë kam besim që personi që na ka sjellë, Alban Xhaferi, besoj se na ka dhënë mbështetje, ka besim e ka qejf të marrë klubin. Por ai është ankand e çdokush mund të bëjë ofertën.

Kemi diskutuar a na duhet psikolog, por kemi vendosur për momentin jo. Kemi trajner që bën edhe psikologun. Jam i sigurt se me një fitore ndaj Teutës, do të jemi aty ku kemi qenë më përpara. Por nuk është e thjeshtë.

Vllaznia e ka absolutisht grupin, është i bashkuar. Edhe një herë e çoj te analiza, këto janë lojtarët që kemi dhe kemi marrë maksimumin, edhe sot jemi një nga ekipet e ndërtuar për Kupat e Europës dhe objektivi i parë janë Kupat. Nëse kapim trofe është mirë për ne. Askush nuk ka përmendur që do të dalim kampion apo kemi dalë më deklarata. Jemi ekip që ka mundësi të krijojmë shumë probleme.

Bonuse? Kemi njerëz që nuk dalin në media, por që pas ndeshjeve vijnë e japin para nga xhepi për ekipin, si premio. Vijnë pas ndeshjeve e japin para nga qejfi”, tregoi Djarmati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lajm i madh nga Italia/ Ja kur rikthehet tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Lajme pozitive nga Italia, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm.

Masa pritet të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Veronë dhe Specias në Bentegodi. Inter do të luajë në Krotone, Milani do të sfidojë Beneventon.

Të dielën do të vazhdohet me Lacio-Xhenoa, Napoli-Kaljari, Sasuolo-Atalanta, Bolonja-Fiorentina, Udineze-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos refuzon rinovimin e kontratës me Real Madridin

Publikuar

-

Nga

Pas 16 sezonesh tek Real Madrid, mbrojtësi Serxhio Ramos me shumë mundësi do të largohet nga madrilenët këtë verë, teksa çështje për tu zgjidhur është dhe kontrata e 35 vjeçarit i cili deri tani nuk ka rinovuar ende.

Sipas mediave spanjolle, Ramos ka refuzuar rinovimin e kontratës me madrilenët dhe ka pasur dhe një debat të shkurtër me presidentin e klubit, Fiorentino Perez, i cili dyshohet se i është drejtuar spanjollit me fjalët ‘’Ne duhet të planifikojmë që sezonin e ardhëm të bëjmë pa ty’’.

Nuk mungojnë dhe ofertat e klubeve europiane për mbrojtësin spanjoll, ku ndër to dy klubet e mëdha PSG-ja me Liverpulin. Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por një gjë është e sigurte se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do të luajë për madrilenët sezonin tjetër.

LEXO TE PLOTE

Sport

Korçarët kanë një golashënues, afrikani Mensah merr për dore Skënderbeun

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi Alfred Mensah është njeriu gol i këtij sezoni për Skënderbeun, qoftë sa i përket kampionatit, ashtu edhe ndeshjeve në Kupën e Shqipërisë. Shtatlarti ganez po tregon një formë mjaft të mirë, teksa në sezonin e tij të dytë me fanellën e korçarëve po udhëheq sulmin me 6 gola në Superiore dhe 4 në kupë.

Mensah është një qendërsulmues tipik, i cili krahas golave, ka ndihmuar shumë skuadrën duke marrë disa penallti dhe dhënë asiste. Sa i përket Kupës, me 4 gola si Mensah janë këtë edicion edhe sulmuesit e Vllaznisë e Laçit, respektivisht Haris Dilaver dhe Kirian Nuabueze. Ndërsa në kuotën e 3 golave është një tjetër lojtar i Skënderbeut, Elvi Berisha, që shënoi në Durrës.

LEXO TE PLOTE