Connect with Us

Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderat

Aktualitet

Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderat

Publikuar

-

Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderat

Vojo Bregu, ish-sekretar i përgjithshëm i institucionit të ministrisë së Bujqësisë, është kallëzuar në Prokurori rreth tre javë më parë .

Shkak i këtij kallëzimi janë shkeljet dhe abuzimet me detyrën kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti, por në fakt në atë kohë ministër thonin se ishte Vojo Bregu, sekretari i përgjithshëm i institucionit, i cili tashmë ka përfunduar në prokurori.

CNA.al ka mësuar se rreth 20 ditë më parë është kallëzuar në prokurori nga ministria e Bujqësisë Vojo Bregu, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Auditimi i KLSH-së ka nxjerrë në pah abuzimet e Bregut në disa tendera. Sipas KLSH-së, Bregu ka bërë shkelje të rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525 milion lekë pa tvsh të këtij tenderi.

Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderatAbuzime janë gjetur edhe në prokurimin e “blerjes së pajisjeve për shërbimin veterinar”, ku fondi i përcaktuar është dy herë më i lartë se ai i tregut. Procedura është sërish negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Shkelja më flagrante e konstatuar është mosargumentimi i nevojave të emergjencës, pasi fondet ishin të parashikuaar dhe nuk ndodheshin para rastit të nevojës immediate.

Në tenderin për “sistemin e monitorimit me kamera të hidrovoreve”, KLSH ka vërejtur problematika të mëdha për plotësimin e kritereve nga kompania fituese. Katalogët e pajisjeve nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe nuk është argumentuar ftesa për negociim. Oferta fituese është në vlerën 99% të fondit limit, duke krijuar dyshime se kjo garë ka qenë me fitues të paracaktuar.

Po ashtu, edhe në procedurat e prokurimit “blerje kafshe të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” janë vërejtur shkelje. Në këtë tender mungon baza ligjore për miratimin e fondit, që është dy herë më i lartë se çmimi i tregut.

LEXO EDHE:  E zyrtarizon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/ Anulohet tenderi për rrugën Milot-Fier

Nga auditimi është gjetur se tenderat janë fituar nga bashkimi i operatorëve  në kundërshtim me ligjin, pasi rezulton se nuk janë plotësuar kushtet, duke qenë se operatori ka pasur mungesë të eksperiencës, detyrime të papaguara ndaj strukturave shtetërore, mungesë të punonjësve të kualifikuar dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si vërtetimi i bilanceve.

Menjëherë pasi është njohur me auditimin dhe me shkejet e lartpërmendura, ministria e Bujqësisë ka kallëzuar penalisht Vojo Bregun.

Ky është një tjetër zyrtar i LSI që përfundon pas akuzave për shpërdorime me detyrën. Ai shpesh ka qenë një personazh i përfolur për korruspion dhe me shumë bëma e gjëma në ministrinë e Bujqësisë, por tashmë akuza duket e qartë, ministria ka bërë kallëzimin e tij, i cili është marrë për tu proceduar nga Prokuroria.

Ditët e fundit Bregu është shfaqur nëpër media duke kërcyer nga belaja. Në ekrane ai është shfaqur sikur po bën opozitarizëm, por mesa duket për të shpëtuar lëkurën nga akuzat edhe Vojo kërkon ta çojë vëmendjen te politika pasi dosja e akuzave ndaj tij përmban rreth 500 faqe dhe Vojo Bregu duket i zhytur deri në fyt./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hajduti bërtet kapeni hajdutin”/ Bëmat dhe skandalet e LSI-së, me vjedhjet e votave

Publikuar

-

Nga

“Na tha kam portofolin bosh”/ Grevistja në Ballsh i “nxjerr bojën” Kryemadhit: Me kë tallet ajo

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila shquhet për vjedhje të votave, po çudit mbarë opinionin publik, gjoja me denoncime, po për vjedhje votash.

LSI e cila konsiderohet si simbol i zarfit dhe i krimit, sot  kur mban ende të njëjtën lëkurë hiqet si mbrojtëse e votave.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”, thotë populli. Fjalë e urtë kjo, që i shkon për shtat LSI-së, e cila po drejtohet ende nga i njëjti “ujk”, që më herët është kapur me presh në duar.

Sot i njëjti, nxjerr “kukullat” e tij, gjoja të denoncojnë krime zgjedhore dhe hap portal në faqe të Presidencës për të denoncuar po të ashtuquajturat krime zgjedhore.

Për më tepër kërcënon edhe me prerje duarsh, ndërsa një person i  afërt me të, po përdor paratë e kompanisë së bashkëshortes së tij, të denoncuar më herët nga kreu i PD Lulzim Basha, për të blerë jo vetëm vota, por edhe makina për “të fortët”.

Vetëm pak ditë më parë, policia kapi një drejtues të LSI-së në Pukë,  me mbi pesë milionë lekë në makinë dhe me një listë me 28 emra shoqëruar me një fletë votimi demonstrative për të votuar LSI.

Vasil Shabani u arrestua nga Policia, ndërsa nën hetim është vënë kryetari i LSI në Pukë, D.S. Ndërkohë, nga kryetarja ligjore e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk pati asnjë reagim.

Por, bëmat dhe skandalet e LSI-së me vjedhjet e votave janë të hershme. Kujtojmë skandalet e vitit 2017.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, pas denoncimit për vjedhje të votave nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, KQZ hapi 64 kuti votimi dhe pas rinumërimit, rezultoi se LSI kishte vjedhur më shumë vota nga të gjitha partitë politike.

LEXO EDHE:  The video that “enraged” Vjollca Hoxha and Ben Blushi

LEXO EDHE:  KLSH kallezon ne Prokurori drejtorin dhe dy punonjes te Tatimeve ne Berat

Po në të njëjtat zgjedhje, një ditë para votimeve , përfaqëues të LSI-së u kapën nga Policia me shuma të mëdha parash në makinë dhe një listë votuesish. Policia raportoi emrin e I.B. të LSI-së, i cili u kap në flagrancë tek Ura e Mesit në Shkodër.

Nga Shkodra pazare me votat nga LSI u kontstuan në Korçë, në zgjedhjet e vitit 2017. Policia zuri në flagrancë një grup të rinjsh duke shpërndarë para në këmbim të votave, ditën e votimit të 25 Qershorit. Kujtojmë se në polici u shoqërua kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Korçës, P.M. I njëjti siç raportohet nga media ishte arrestuar edhe në vitin 2013 për blerje votash për LSI-në.

Po ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017, nga policia u godit një tjetër grup i LSI-së, që po shpërndante para dhe ushqim në këmbim të votave.

Pazare me votat në 2017, që mbajnë firmën e LSI, janë konstatuar edhe në  Delvinë, ku sërish u kap një grup që po shpërndante para në këmbim të votave.

Gjeografia e shit-blerjes së votave nga LSI në zgjedhjet e vitit 2017 është shtrirë edhe në Berat, ku u përfshinë disa funksionare të LSI-së.

Janë edhe shumë e shumë raste të tjera, ku LSI  është  akuzuar për vjedhje votash.

Pra, ekskluziviteti i vetëm i LSI –së, është shit-blerja e votave. Nëse turpi dhe krimi zgjedhor do të kishin formë, simbol do të ishte LSI./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja e policëve/ Autorët nuk iu bindën urdhrit të tyre për ndalim

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e plagosjes së dy policëve në Mamurras ditën e sotme.

Mësohet se policët kanë qenë në patrullim në qendrën e qytetit dhe kanë kërkuar që të bënin kontroll në makinën e autorëve për verifikim.

Por autorët nuk i janë bindur urdhërit të tyre për kontroll, dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve.

Identifikimi i tyre është bërë por emrat nuk bëhen të ditur.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 7 persona, dy prej të cilëve dyshohet të jenë autorë të plagosjes. Në vendngjarje kanë shkuar tashmë nga Tirana Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk do të lejojmë që partitë e mëdha të marrin 71 vota”/ Kollozi, zbulon planin e Bindjes Demokratike

Publikuar

-

Nga

Vendimi për fletën e votimit/ Kollozi: Po me fytyrat si do ja bëni?

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, në një intervistë për CNA.al, kandidati i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi ka dhënë një mesazh për qytetarët.

Mesazhi i drejtëpërdrejtë, është një ftesë e sinqertë. Me një grup njerëzish, që mendoj se është koha për të ndryshuar në mënyrë të shpejtë , në mënyrë të plotë, në mënyrë të thellë dhe të gjithanshme politikbërjen dhe konceptin e saj.

Ftesa jonë është të mbështesin Bindjen Demokratike, sepse është oferta e vetme në vizionin tonë që garanton pikërisht atë që shoqëria sot kërkon”, është shprehur Kollozi.

Kollozi është shprehur i bindur se qytetarët e gjithë Shqipërisë do të votojnë numrin 4 dhe kandidatët e Bindjes Demokratike.

“Të jenë të sigurt që çdonjëri, që do t’iu besojë dhe do t’i delegojë përfaqësimin Bindjes Demokratike dhe kandidatëve të saj, ka deleguar vullnetin e tij tek një ekip, që nuk do lërë më asnjë përpjekje dhe me vullnet të hekurt do të realizojë atë që shqiptarët presin, ndryshimin”, është shprehur më tej, Kollozi.

Bindja Demokratike, sipas tij, do të jemi forcë përcaktuese qeverisëse.

Nuk do të lejojmë që asnjë nga dy partitë e mëdha të marrë 71 vota, natyrisht as ne nuk jemi me atë që do ti fitojmë ne zgjedhjet, por, nuk do të lejojmë që asnjë nga forcat e mëdha të marrin 71 vota. Numrat tanë do jenë përcaktues në maxhorancën e re dhe ne do të përcaktojmë, do determinojmë, do të kondicionojmë ndryshimin falë mbështetjes së gjithë qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë”, ka thënë Kollozi.

LEXO EDHE:  Rindërtimi/ Rama ironizon opozitën: Qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara

LEXO EDHE:  E zyrtarizon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/ Anulohet tenderi për rrugën Milot-Fier

Ndër të tjera, kandidati i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi, ka folur për situatën ekonomike të qytetarëve të Vlorës dhe pasojat.

Shqetësimet janë ato si kudo, vështirësia ekonomike, e cila është shtuar dhe e theksuar edhe për shkak të pandemisë. Fakti, se Vlora pavarësisht mundësive edhe potencialit të madh edhe sot nuk krijon dot standart dhe mirëqënie për qytetarët e vet. Tani alternativa e vetme për fat të keq qëndron emigrimi. Ka investime në Vlorë dhe janë të mirëpritura por edhe asgjë nuk ndryshon për qytetarët e Vlorës, sepse siç duket Qeveria socialiste është duke e konceptuar Vlorën si një aset, si një mundësi zhvillimi, por jo për vlonjatët”, ka thënë ai.

Sipas tij në këtë pikë, shkon për shtat shprehja, “Vlora është e lirë pa vlonjatët”./CNA.al

LEXO TE PLOTE