Connect with Us

‘Boom’ rastesh me Covid/ Rreth 900 të infektuar në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Shëndeti

‘Boom’ rastesh me Covid/ Rreth 900 të infektuar në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Publikohen shifrat/ Vijon ulja e rasteve të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  3369 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 19 viktima

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (2 Mars 2021)
Raste të reja ditore 892
Të shëruar në 24 orë 760
Të shtruar në spitale 650
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3369

Testime totale 472,868
Raste pozitive 108,823
Raste të shëruara 71,173
Raste Aktive 35,815
Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23123
Fier 2657
Vlorë 1789
Durrës 1651
Shkodër 1357
Gjirokastër 1140
Elbasan 917
Korçë 865
Berat 840
Lezhë 790
Dibër 347
Kukës 339

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Studimi/ Grupi i gjakut nuk ka lidhje me formën e sëmundjes së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Grupi i gjakut të një personi, nuk lidhet me ndjeshmërinë apo formën e Covid-19. Kjo sipas një studimi më të fundit të botuar me 5 prill në “JAMA Network Open”. Xhefri L.Anderson, i Institutit Mjekësor të Qendrës Mjekësore Intermauntein në Salt Leik Siti,

dhe kolegët e tij shqyrtuan tezën nëse lloji i gjakut, shoqërohet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj të sindromës akute të frymëmarrjes së koronavirusit (SARS-CoV-2), si dhe me ashpërsinë e sëmundjes së Covid-19.

Analiza përfshiu 107.796 individë, të cilët u testuan për SARS-CoV-2 midis 3 marsit dhe 2 nëntorit 2020, në një sistem të integruar të kujdesit shëndetësor të 24 spitaleve dhe 215 klinikave në shtetet Utah, Idaho dhe Nevada.

Studiuesit zbuluan se grupi i gjakut nuk shoqërohej aspak me ndjeshmërinë ose ashpërsinë e sëmundjes, duke përfshirë pozitivitetin ndaj sëmundjes, shtrimin në spital apo pranimin në njësinë e kujdesit intensiv.

Grupi i gjakut A nuk shoqërohej me një rritje të pozitivitetit viral (raporti i gjasave, 0.97; intervali i besueshmërisë 95 për qind, 0.93 deri 1.01; P = 0.11), shtrimi në spital (raporti i gjasave 89 për qind, 0.89; intervali i besueshmërisë 95 për qind, 0.80 deri në 0.99; P = 0.03), apo pranimit një njësitë e kujdesit intensive (raporti i gjasave, 0.84; intervali i besueshmërisë 95 për qind, 0.69 në 1.02; P = 0.08) krahasuar me gjakun e tipit O.

Rezultatet nuk ishin më të këqija për llojet e grupit B ose AB, sesa për Grupin O. Rezultatet ishin të ngjashme edhe për analizat e kufizuara vetëm tek pacientët e bardhë. “Duke pasur parasysh natyrën dhe perspektive të studimit tonë dhe rezultatet e saj, ne besojmë se lidhjet e dyshuara të SARS-CoV-2 dhe Covid-19 me grupet ABO nuk kanë gjasa të jenë reale, dhe nuk do të jenë faktorë të dobishëm që lidhen me ndjeshmërinë apo ashpërsinë e sëmundjes në asnjërin prej tyre një nivel individual apo të popullsie për mjedise dhe prejardhje të ngjashme”-shkruajnë autorët e studimit. / MedicalXPress – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Agjencitë amerikane bëjnë thirrje për pezullim të vaksinës Johnson & Johnson

Publikuar

-

Nga

Agjencitë amerikane bëjnë thirrje për pezullim të vaksinës Johnson & Johnson

Autoritetet federale shëndetësore në SHBA po bëjnë thirrje për një pezullim të përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson Covid-19.

Kjo për shkak të raporteve të rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut. FDA amerikane tha se po vepronte “duke e menduar këtë me shumë kujdes”.

Ai tha se gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut ishin zbuluar në më shumë se 6.8 milionë doza të vaksinës.

Rekomandimi ndjek raste të ngjashme të rralla në vaksinën AstraZeneca, e cila ka patur një ulje të përdorimit të saj.

Në një seri statusesh në Twitter, FDA tha se dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po shqyrtonin gjashtë raste të raportuara në SHBA të një lloji të rrallë dhe të rëndë të mpiksjes së gjakut në individë pas marrjes së vaksinës. Tani për tani, këto ngjarje të padëshiruara duket se janë jashtëzakonisht të rralla .

Kjo ishte për të “siguruar që komuniteti i ofruesve të kujdesit shëndetësor është i vetëdijshëm për potencialin për këto efekte anësore”.

Një deklaratë e përbashkët nga FDA dhe CDC sqaroi se mpiksja e gjakut ishte tromboza e sinusit venoz cerebral (CVST). Thoshte që ky lloj i mpiksjes së gjakut kishte nevojë për një trajtim ndryshe nga zakonisht.

Trajtimi i zakonshëm, një ilaç antikoagulues i quajtur heparin,  “mund të jetë i rrezikshëm”, tha dhe kërkohej një alternativë. Të gjashtë rastet ishin te gratë e moshës midis 18 dhe 48 vjeç, me simptoma gjashtë deri në 13 ditë pas vaksinimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Tregon sa doza vaksine do vijnë këto ditë

Vetëm pak minuta më parë, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera vaksinash.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga Rinasi.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tone”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE