Connect with Us

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shit-blerja e votave, LSI hidhet në sulm/ Denoncon “krime zgjedhore”

Publikuar

-

Nga

Reagon pas shoqërimit në komisariat kandidatja e LSI/ PS ka vendosur kamera në zyrën për të kërcënuar njerëzit!

Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet kandidatit për deputet në Korçë, Endrit Braimllari, ka dalë në media duke denoncuar, “krime zgjedhore”.

LSI, e cila e ka ekskluzivitet vjedhjen e votave, gjë që u vërtetua dhe me rastin e fundit të evidentuar nga policia, po denoncon krime zgjedhore.

Braimllari ka folur me emra, duke denoncuar disa drejtorë në Korçë, të cilët i etiketon si “banda e Niko Peleshit”.

Ndërkohë, një zyrtar i afërt pranë Presidentit Ilit Meta, po përdor paratë e kompanisë së bashkëshortes së tij të denoncuar më herët nga kreu i PD Lulzim Basha,po blejnë jo vetëm vota por edhe makina për “të fortët”.

Ndërkaq Endrit Braimllari, del me denoncime dhe etiketime.

Sipas tij, Niko Peleshi, ka urdhëruar hajdutët e tij të institucioneve publike të shkojnë shtëpi më shtëpi me para, duke ofruar leje legalizimi, kontrata pune fiktive, ndihmë sociale selektive dhe partiake dhe mbështetjen e institucioneve në kundërshtim me ligjin.

“Kam një mesazh shumë të qartë për hajdutët e Niko Peleshit, do me kenë ballë për ballë me 25 prill por dhe pas 25 prillit për të bërë transparencë në opinion publik por dhe për të vënë drejtësi në vend.

LEXO EDHE:  Kosova: Transparence e punesim sipas merites, Bashkia ne sherbim te qytetareve

LEXO EDHE:  Rama me makinë të blinduar në Shkodër/ Studentët e pritën siç e meriton

Petrika TollkuçI, drejtori i FSDKSH, peshkaqeni i farmacistëve në Korçë, që shfrytëzon restorantin e tij ‘Rosica’ për pastrim parash dhe për blerje votash. Ilir Bajlozi, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Po shfrytëzon pozicionin e tij publik në funksion të Niko Peleshit. Nuk munden, të rinjtë dhe të rejat korçare të punojnë për larë paratë dhe borxhet e kumarit të Ilir Bajlozit. Artur Qeramixhiu drejtor i OSHEE në Korçë.

Përdor pozicionin e tij publik në funksion të fushatës, duke urdhëruar elektricistët të votojne rilindjen me lista por dhe të bëjnë lidhje selektive të energjisë në Korçë në kundërshtim me ligjin”, ka denoncuar Braimllari.

Pra, LSI, na del në variantin, kur “hajduti” bërtet japeni hajdutin”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pazaret me votat/ Kollozi, thirrje për të ndaluar shit-blerjen

Publikuar

-

Nga

Kollozi iu drejtohet të rinjve/ “Ka ardhur koha të vendosni”

“Bindja Demokratike në Vlorë, është e sigurtë që do të përfaqësohet në Parlament”.

Kështu është shprehur, kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi, gjatë një interviste për CNA.al, i pyetur se sa mandate synon Bindja Demokratike nga Vlora në këto zgjedhje

Natyrisht që ne nuk mund të themi numra, ajo që dimë të sigurtë është që ne, Qarku i Vlorës, do të përfaqësohet në Parlament. Kjo është bindja jonë, që nuk është vetëm dëshirë, është një informacion, një impresion, një feedback që marrim nga kontakti me qytetarët, është qëllimi ynë i mirë, si në funksion të komunitetit, si në funksion të ndryshimit”, është shprehur ai.

LEXO EDHE:  Tabela – Efektshmëria e vaksinave kundër Covid-19

LEXO EDHE:  Një orë diskutime për propozimet e PS/ Përfundon takimi i Bashës me aletatët

Ndër të tjera Kollozi ka komentuar edhe fenomenin e pazareve parazgjedhore, apo siç njihet ndryshe, shit-blerja e votave.

Sipas tij është e rëndë dhe e pafalshme që edhe pas 30 vitesh ndodhin gjëra të tilla, edhe përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve, kërkesës së shoqërisë, që zgjedhjet më në fund dhe një herë të vetme, të bëhen të lira dhe të ndershme.

Ai ka bërë thirrje që të ndërpritet ky fenomen, pasi në vitin 2021, vlonjatët presin tjetër gjë.

Shpresoj që ky fenomen të ndërpritet. Përpjekjet nga aktorë dhe faktorë të ndërpriten, institucionet të funksionojnë, sepse shqiptarët dhe gjithë vlonjatët në 2021, presin tjetër gjë”, është shprehur Kollozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha voton pas 25 vitesh/ Bën “lëmsh patronazhistet” e partive

Publikuar

-

Nga

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar patronazhistët e të treja partive kryesore në vend.

Hoxha i kërkon ndjesë që u ka krijuar probleme me preferencën e tij politike, pasi secili prej tyre e poston me bindje të plote, si votues “të sigurtë” të partise kundershtare.

“Rendesi ka, qe te kjo lista e mazhorances, patronazhisti i PS-se, per te cilin mesova qe eshte nje djale i mire, nuk me ka cilesuar as si “te pasigurte” dhe as si “te lekundur”, por si “te vendosur” me PD-në.
Madje dhe tendencen në zgjedhjet e vitit 2013-të, kur Sali Berisha dora vete ishte kryeminister, si “te vendosur” me PD-në. Nderkohe, nuk kam pike dyshimi se “patronazhisti” i PD-se në lagje, me ka etiketuar te lista e votuesve, si “të sigurte” me PS-në.

Tani kurioz jam, vetem se si me ka etiketuar “patronazhisti” i LSI-se në lagje, qe ben vaki eshte nga Skrapari…. Gjithsesi, respekte për punen e palodhur dhe dhe të veshtire qe bejne “patronazhistet” e të treja partive kryesore. U kerkoj ndjese, qe u kam krijuar probleme me preferencen time politike, pasi secili prej tyre me poston me bindje të plote, si votues “të sigurte” të partise kundershtare”, shkruan Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se në këto zgjedhje do të votojë me patjetër.
Ai ka sqaruar faktin se përse nuk ka votuar që prej vitit 1996 teksa shpjegon se nuk ka dashur t’i rëndoje në ndergjegje, fakti qe vota e tij mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit.

LEXO EDHE:  Tabela – Efektshmëria e vaksinave kundër Covid-19

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 24 nëntor 2020

“Në fakt “të sigurte” kam vetem dy gjera.
E para:
Kete radhe do të votoj me patjeter edhe pse kam 25 vite, qe nuk votoj, prej zgjedhjeve lokale te vitit 1996. Pra kam votuar qe shekullin e kaluar, sepse nuk kam patur besim dhe kam qene i zhgenjyer nga klasa politike(majtas dhe djathtas), qe ka drejtuar vendin në dy dekada e gjysem.
Koleget, me të cilet kam punuar, e dine se kam qene i abonuar nga ajo kohe, me mbulimin e proçesit elektoral në zonen e Himares. Ku kam denoncuar dhe demaskuar me ze dhe figure, te gjithe filogreket, mbeshtetesit e Agimit të Arte, dhe antishqiptaret e financuar nga Greqia, të cilet tentonin të krijonin trazira në kete treve patriotike, pjese e pandare e kombit shqiptar.

E dyta:
“E sigurte” eshte se nuk kam dashur të me rendoje në ndergjegje, fakti qe vota ime mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit tim dhe deme vendit tim.
Per fat te keq, shqiptareve u eshte dashur gjithmone në keto 30 vite, të zgjedhin të keqen me te vogel, mes alternativave te keqija qe kane patur perballe. Me 25 prill, shqiptaret, serish duhet të zgjedhin me vote, se kush eshte alternativa me pak e keqe, qe do t’i drejtoje në kater vitet e ardheshme.
Pavarsisht sfidave të veshtira, kombi shqiptar ka deshmuar gjithnje, se eshte i afte t’i mbijetoje se keqes..”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE