Kultura
Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Mbrëmjen e kaluar u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompozitori i madh Agim Krajka. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga i biri Ulis Krajka.
Të shumtë kanë qenë artistët që kanë treguar dhimbjen e tyre për humbjen e kompozitori të madh. Një ndër to është dhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka kujtuar disa nga krijimet më të njohura të kompozitorit.
“Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare. Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!”, shkruan Aurela në postimin e saj./ CNA.al
View this post on Instagram