Connect with Us

Apeli lë në burg Enkelejda Hoxhën/ Flet babi i gjyqtares: Kush do kujdeset tani për dy të miturit

Aktualitet

Apeli lë në burg Enkelejda Hoxhën/ Flet babi i gjyqtares: Kush do kujdeset tani për dy të miturit

Publikuar

-

Apeli lë në burg Enkelejda Hoxhën/ Flet babi i gjyqtares: Kush do kujdeset tani për dy të miturit

Apeli i GJKKO-së në përfundim të seancës së sotme vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për gjyqtaren e Krujës, Enkeleja Hoxha. Në ambientet e jashtme të gjykatës babai i gjyqtares në një prononcim për media u shpreh se e shikon këtë vendim si një betim të gjykatës ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai bëri apel për lirimin e të bijës pasi sipas tij nuk ka kush kujdeset për nipin që vuan nga autizmi dhe mbesën e mitur.

“Këtë vendim unë e quaj një betim të Gjykatës ndaj kryeministrit të republikës. Vendimi nuk ka bazë konkrete por është në kuadrin e hamendësive dhe të trillimit. Ajo s’ka marrë para, ajo s’ka thurr intriga dhe nuk është drejtuese e një strukture armiqësore, sepse si masa e ndalimit dhe kjo masë sot janë betim ndaj problemeve që ka kryeministri ndaj kësa gjyqtareje.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja Hoxha kërkon lirimin/ Djali im ka nevojë për kujdes shëndetësor

Ky vendim ka dëmtuar jo vetëm atë dhe imazhin e saj si një gjyqtare shembulluro, ka lënë pa kujdes prindëror një fëmij autik. Kush do t’i shërbejë dy fëmijëve që ka lënë ajo, unë jam me parkinson gjyshja është e sëmurë. Ju lutem shumë më thoni ku do t’i shpie dy jetimët që ngelen në mes të rrugëve”, tha babai i Enkelejda Hoxhës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Publikuar

-

Nga

Teherani: Avaria elektrike “terrorizëm bërthamor”

Kreu i programit bërthamor civil të Iranit e ka quajtur avarinë e rrjetit elektrik në objektin bërthamor Natanz, “terrorizëm bërthamor”. Ali Akbar Salehi i bëri komentet përmes një raporti të publikuar në internet nga televizioni shtetëror iranian mbrëmjen e së dielës. Ai nuk përmendi se kë dyshon Irani për sabotim, por komentet e tij përshkallëzojnë tensionet aktuale në Lindjen e Mesme.

Ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin, dyshimet ranë mbi Izraelin, ku media atje menjëherë raportoi se një sulm kibernetik shkatërrues i orkestruar nga ai vend kishte shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në mbrëmje u shfaq me shefat e tij të sigurisë, dhe drejtuesin e agjencisë së zbulimit Mosad, Yossi Cohen në prag të festës së pavarësisë së vendit.

“Nuk është e lehtë të shpjegosh atë që kemi arritur”, tha zoti Netanyahu për historinë e vendit të tij, duke shtuar se Izraeli ishte transformuar nga një vend i dobët në një “fuqi botërore”.

Nëse problemet në centralin bërthamor iranian janë shkaktuar nga Izraeli, kjo do të thellonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, që tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zoti Netanyahu, i cili u takua të dielën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, është zotuar të bëjë gjithçka që ai ka në dorë për të ndaluar marrëveshjen bërthamore.

Shumë media izraelite ofruan të njëjtin vlerësim, se një sulm kibernetik ndërpreu energjinë elektrike në objektin bërthamor Natanz dhe dëmtoi strukturën ku gjenden centrifugat e rëndësishme për pasurimin e uraniumit. Njoftimet e shtypit nuk bënin të ditur burimin e të dhënave për vlerësimin në fjalë, ndonëse media izraelite mban një lidhje të ngushtë me agjencitë ushtarake dhe të zbulimit në vend.

Zhvillimet në objektin bërthamor iranian vijnë ndërsa Teherani dhe fuqitë botërore vazhdojë të negociojnë lidhur me programin bërthamor iranian prej të cilit u tërhoqën Shtetet e Bashkuara gjatë drejtimit të vendit nga Presidenti Donald Trump.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri rikthehet në pikën zero/ Çfarë rrezikon ish-ministri

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri rikthehet në pikën zero/ Çfarë rrezikon ish-ministri

Pavarësisht akuzave të ngritura për sabotim në kompleksin bërthamor iranian Natanz nga Ali Akbar Salehi, i cili drejton Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, ai nuk fajësoi drejtpërdrejt dikë për incidentin.

Nëse pas avarisë në rrjetin elektrik fishihet Izraeli, kjo do të përshkallëzonte edhe më tej tensionet mes dy vendeve, të cilat tashmë janë përfshirë në një konflikt të kamufluar përgjatë Lindjes së Mesme.

“Për të penguar qëllimet e kësaj lëvizjeje terroriste, Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të përmirësojë me seriozitet të lartë teknologjinë bërthamore nga një anë dhe të heqë sanksionet shtypëse nga ana tjetër. Ndërsa dënon këtë veprim të dëshpëruar, Republika Islamike e Iranit thekson nevojën për një konfrontim nga organet ndërkombëtare dhe (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore) kundër këtij terrorizmi bërthamor” IAEA, citohet të ketë thënë Salehi sipas televizionit shtetëror iranian.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore (IAEA) që monitoron programin bërthamor iranian, tha më herët se ishte në dijeni të njoftimeve mediatike mbi incidentin në Natanz dhe se kishte biseduar me zyrtarët iranianë lidhur me situatën, por pa dhënë hollësi.

Zhvillimet e së dielës i ndërlikojnë përpjekjet amerikane, partneri kryesor izraelit për sigurinë, për të realizuar përsëri një marrëveshje bërthamore që synon të kufizojë programin e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Gjyqtarja Hoxha kërkon lirimin/ Djali im ka nevojë për kujdes shëndetësor

LEXO EDHE:  “Organizatë kriminale, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni”/ OFL “mësyn” të rrezikshmit e radhës

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE