Connect with Us

Anglia në Tiranë, leje speciale nga ministria

Kombëtare

Anglia në Tiranë, leje speciale nga ministria

Publikuar

-

Shqipëria do të presë Anglinë më 28 mars për ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”. Mirëpo, duke qenë se në Britaninë e Madhe po qarkullon një tip i ri i COVID-it, me rrezikshmëri dhe përhapje edhe më të lartë sesa varianti i parë, atëherë Anglia është izoluar dhe linjat e fluturimit me të janë thuajse të bllokuara me të gjithë Europën. Mes tyre, edhe Shqipëria e ka të ndaluar komunikimin me linja ajrore me Anglinë.

ANGLIA NË TIRANË – Mirëpo, Anglia do të mbërrijë në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen e datës 28 mars. “Panorama Sport” ka mësuar se për këtë, në zbatim të protokolleve dhe rregullores së UEFA-s, FSHF ka ndërmjetësuar me shtetin shqiptar, që delegacioni britanik të mos ketë asnjë problem për udhëtimin drejt Tiranës. UEFA u kërkon shteteve europiane lejekalime dhe korridore kalimi të skuadrave në shtete të ndryshme, pa bërë karantinë në vendet ku shkojnë për të luajtur dhe për këtë, sanksionon ekipet që të bëjnë teste COVID-i disa herë deri ditën e ndeshjes.

GJOBA – Referuar masave në vendin tonë, çdo individ që vjen në Shqipëri, duhet të kryejë një vetëkarantinim dyjavor ose në të kundërt të paguajë një gjobë prej 700 mijë lekësh (të vjetër). Po Anglia? Në rastin normal, një delegacion nga 40-50 vetë do të duhet të paguante gjobën nga 28 milionë deri në 35 milionë lekë (të vjetër).

Në këtë rast, dakordësia e dhënë nga qeveria, është në sinkron me atë që po e bëjnë shumë shtete europiane, duke mos penguar federatën respektive të futbollit në organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe duke pranuar respektimin e protokollit strikt nga UEFA, për disa kontrolle me tampon të delegacionit zyrtar të një ekipi kombëtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Pajtim Kasami pranë kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Mesfusha është një nga pikat nevralgjike të Kombëtares. Kjo e detyroi trajnerin Edi Reja të investonte personalisht për ta bindur talentin e Empolit, Nedim Bajramin, mirëpo rregullorja e përditësuar e FIFA-s nuk ia lejon aktivizimin me Shqipërinë dhe duhet një çështje gjyqësore në KAS për të marrë lejen, në rast se do të pranohet.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se ideja më e fundit në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet çështja “Pajtim Kasami”. Gazeta ka mësuar se njerëz të rëndësishëm pranë FSHF-së dhe ekipeve kombëtare kanë bërë një punë të dyfishtë: Së pari t’ia komunikojnë trajnerit Reja nëse e pranon si alternativë për të ardhmen. Së dyti, ta kontaktojnë vetë mesfushorin. Por, çështja nuk është kaq bardhezi.

Kasami është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren helvete të Zvicrës. Në 12 ndeshje prej tyre ka qenë në stol edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013. Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi, mirëpo me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA.

Kasami nuk ka luajtur me Zvicrën as në fazën finale të Europianit dhe as në atë të Botërorit. Një pikë domethënëse që nëse ka ndodhur, ia ndalon një futbollisti ta ndryshojë kombëtaren. Këto janë pika ligjore në rregulloret e FIFA-s, që ia lejojnë Kasamit dhe Shqipërisë të mund të bëjnë kërkesë në FIFA që mesfushori i lindur në Zvicër dhe me origjinë të familjes Strugën, të mund të provojnë betejën ligjore që në të ardhmen, Kasami të jetë një lojtar i gatshëm për Kombëtaren shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Një tjetër futbollist mërzitet me Rejën, Çekiçi: U ndjeva keq që nuk mora ftesë

Publikuar

-

Nga

Mesfushori pogradecar, Endri Çekiçi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin turk me skuadrën e Ankaraguçu. Nëpërmjet një lidhje live për emisionin ”Zona Gol” , 24-vjeçari foli për të ardhmen e tij dhe ftesën nga Kombëtarja në të ardhmen.

”Momentalisht jam i angazhuar me ekipin e Ankaraguçu, kemi një ekip shumë të mirë dhe besoj se do qëndrojmë mes më të mirave”.

Sinjale nga Kombëtarja? ”Këtë herë jo, por nëse vazhdoj të luaj kështu besoj se do të vij dhe momenti im me Kombëtaren. U ndjeva keq këtë herë që nuk mora një ftesë, por besoj se shumë shpejt do të vij ai moment”.

Ëndrra: ”Shpresoj që një ditë të jem pjesë e kampionatit spanjoll. Çfarë do ftese të më vinte nga ai kampionat nuk do e refuzoja”.

Kush e fiton Kategorinë Superiore? ”Kam luajtur në fillimet e mia për Teutën dhe presidenti i Teutës më ka mbështetur shumë. Shpresoj të ta fitojnë ata kampionat këtë sezon”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tifozi i kërkon t’i lërë vendin Canës ose Tares, Duka: Jo gjithmonë plotësohen dëshirat

Publikuar

-

Nga

Jo gjithmonë postimet e ndryshme në rrjetet sociale shoqërohen me komente pozitive. Ka edhe nga ata që kritikojnë, madje edhe nga ata që të thonë se duhet të hapësh krahun dhe të vijë një tjetër në vendin tënd. Kështu i ka ndodhur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që ka shkëmbyer batuta me një ndjekës të tijin që i thoshte se vendin e tij duhet ta zërë një ikonë si Cana ose Tare.

Komentuesi: Zoti Duka ka ardhur koha që vendin tënd ta marrë një ikonë si Cana ose si Tare. Ata janë të aftë dhe të dashur për mbarë tifozët shqiptarë… Kështu do të kujtohesh gjithmonë për mirë nëse ia lë vendin atij që e meriton. Ndryshe do të jesh gjithmonë me petkun e diktatorit derisa të jesh në detyrë.

Duka: Do ta kem parasysh këshillën tënde, por duhet ta ndash mendjen, kë nga këta të dy mendon ti?…

Komentuesi: Ti mund të ironizosh, se po të ishte për mua do të zgjidhja që të ikje ti. Edhe jam i sigurt se të dy do të bënin shumë herë më shumë se sa ke bërë zotrote.

Duka: Jo gjithmonë të plotësohen dëshirat, edhe unë do të dëshiroja të mos më shkruaje ti.

Komentuesi: Nuk të shkruaj më se të preka në tela më duket…

LEXO TE PLOTE