Connect with Us

Tabaku në terren/ Bizneset në vështirësi edhe në zemër të Tiranës

Politikë

Tabaku në terren/ Bizneset në vështirësi edhe në zemër të Tiranës

Publikuar

-

Ish –deputetja e Partisë Demokratike u takua me tregtarë të zonës së Pazarit të Ri në Tiranë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për t’u shpjeguar se zgjidhja për problemet me të cilat përballen është Programi i Partisë Demokratike për Ekonominë.

Tregtarët treguan se shitjet bien dita – ditës, për shkak se qytetarët e kanë ulur konsumin, si pasojë e krizës ekonomike që po përjetojnë në familjet e tyre. Secili prej tyre dëshmoi vështirësitë me të cilat përballet në këtë situatë, duke thënë se qeveria i ka lënë të vetëm e pa mbështetje. Ish –deputetja Tabaku i ftoi që të krahasojnë atë çfarë u ofron programi i Partisë

Demokratike dhe çfarë kanë përjetuar deri tani nga politikat e gabuara të qeverisë Rama, me barrën e taksave apo kontrollet e panumërta tatimore, që janë shndërruar në makth për biznesin.

“Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi”, u shpreh Tabaku.

Vënia në vështirësi e biznesit, thanë tregtarët, ka rritur papunësinë dhe për pasojë po detyron të rinj e kryefamiljarë që të llargohen nga vendi, duke u ndarë nga familjet e tyre.

Qytetari: Dobët, situata është dobët…
Q: Keq është faktikisht, nuk ka qënë kaq keq. Do të presim të bëhet më mirë.
J: Bëhet mirë po votuam.

J: Si shkon puna?
Q2: Si gjithë të tjerët.
J: Dobët?
Q2: Shumë, shumë dobët.
J: Unë kam qënë tani në ushqimore, në dyqane mishi, që më thonë që ka rënë konsumi i ushqimit, jo më i këtyre gjërave.

Q3: Ne siç jemi këtu, jemi dhe konsumatorë.
J: Po, e provoni vetë.
Q3: I kemi ngushtu shumë ato daljet e gjërat. Dhe ana financiare, dhe frika…

LEXO EDHE:  “Gjobëvënës ndaj qytetarëve”/ Rama i shkel syrin klubit të 12 oligarkëve

J: Si shkon puna?
Q4: Po kuptohet, puna… s’kemi çfarë t’i bëjmë.

Q5: Lëre mos fol më…
J: Morët ndonjë mbështetje gjatë pandemisë?
Q6: Jo.
Q4: Jo, ne jemi trajtuar si njerëzit që kemi punuar.
J: Nuk morët asnjë përfitim?
Q6: Jo, sepse kemi qënë biznes hapur…
J: E kuptoj, por kur s’kishte njerëz… shumë pak vinin…
Q4: Jemi trajtuar sikur kemi punuar.

J: E kuptoj. Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi. Sot njerëzit janë duke blerë për mbijetesë.
Q6: Ashtu është.
J: Dhe ka nevojë ekonomia të mbështetet. Në të gjithë botën ra pandemia, por e gjitha bota e mbështeti. Qeveria i mbështeti në të gjithë shtetet.
Q4: Ne presim ditë të mira. Presim ditë të mira. Ishalla!
J: Ditë të mira vijnë po larguam Edi Ramën! Me Edi Ramën s’ka ditë të mirë Shqipëria.
Q4: Patjetër!

J: S’ke punë?
Q7: Imagjino po të ulet më tepër akoma orari.
J: Po s’ka për t’u ulur orari më tepër. Sepse do shpërthejnë njerëzit, do votojnë përpara 25 prillit.
Q7: O kur do të bëhet?! Të bëhet që tani, që sot.

J: Faleminderit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Votimi i emigrantëve/ Topalli: Miratimi i Kodit Zgjedhor u vonua me qëllim

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka komentuar në lidhje me fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas saj, kodi zgjedhor u vonua për të bërë të pamundur votimin e emigrantëve.

Më tej, ajo shprehet se vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin dhe as Ilir Meta.

“Nuk di të them se cili variant është më mirë sepse është i paprovuar më parë. Mund të bëhej me numër apo siç bëhet në Danimarkë të vendos një fletë tjetër që të dihet kush emër korrespondon me numrin. Mund të ishte organizuar më mirë. Kodi zgjedhor ka vonuar shumë saqë bën të pamundur votimin e emigrantëve. Ka konsensus ndërmjet tyre sepse në të kundër do kishte përplasje.

Vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk janë Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi apo Edi Rama apo Ilir Meta. Nëse nuk marr asnjë mandat do të tërhiqem nga jeta politike.”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rakipllari sulmon Frrok Çupin/ “Lëtyrë, shpifës ordiner”

Publikuar

-

Nga

Debati në emisionin “Open” mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i nxiti debatin pasi Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Debati:

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet…

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.

LEXO EDHE:  “Gjobëvënës ndaj qytetarëve”/ Rama i shkel syrin klubit të 12 oligarkëve

LEXO EDHE:  “Bëja 3 punë dhe prap isha i varfër”/ Reperi shqiptar tregon për fillimet e vështira të karrierës së tij

Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një lëtyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?/hashtag

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Publikuar

-

Nga

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Gazetari Neritan Sejamini ka vënë në vështirësi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama, teksa kanë debatuar për investimet në insfrastrukturë.

Sejamini tha se gjatë qeverisjes së Ramës janë marrë shumë para borxh dhe janë bërë shumë pak investime në infrastrukturë, ndërsa kreu i qeverisë e ka kundërshtuar.

Por gazetari listoi disa nga rrugët që ka bërë qeveria, prej të cilave vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë dytësore.

Debati në Euronews Albania:

Sejamini: Keni marrë borxh 3.7 miliardë euro dhe jeni qeveria që keni bërë me pak investime në infrastrukturë në rrugë porte apo aeroporte. Pse keni vendosur që investimet t’i çoni në fusha të tjera dhe jo infrastrukturë, fushë që shton dhe rigjeneron ekonominë?

Rama: Ne nuk kemi bërë më pak, por më shumë, jemi qeveria që kemi investuar më shumë se sa çdo qeveri i mëparshme. Kemi investuar në disa rrugë të nisura prej tyre, më shumë se sa vetë ata kanë investuar.

Sejamini:  Kam përpara listën e rrugëve që keni ndërtuar ju, dhe vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë rrugë dytësore. Përveçse Rruga e Elbasanit dhe bypassi i Fierit, që janë rrugë të mëdha, të tjerat janë dytësore.

LEXO EDHE:  “Bëja 3 punë dhe prap isha i varfër”/ Reperi shqiptar tregon për fillimet e vështira të karrierës së tij

LEXO EDHE:  “Gjobëvënës ndaj qytetarëve”/ Rama i shkel syrin klubit të 12 oligarkëve

Rama: Është Rruga e Pogradecit.

Sejamini: Është zgjerim, rindërtim.

Rama: Rruga e Arbrit.

Sejamini: Është koncesion privat, është vazhdim i asaj që nisi më herët.

Rama: Është projekt i ribërë nga e para. Janë 7 ura të ndërtuara nga buxheti i shtetit. Pjesa që lidh poshtë rrugën e Kombit, rruga që lidh Milot-Lezhën. E vërteta është që janë shumë, autostrada Durrës-Lushnjë-Fier është financuar nga ne dhe pjesa më e madhe e punës është bërë në qeverisjen tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE