Politikë
“S’ka njeri më të nderuar se unë”/ Meta mesazh Bashës e Kryemadhit: Mos ju shkojë mendja të…

Presidneti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme për marrëveshjen e Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës për kaolicion paszgjedhor.
Meta tha se nuk i intereson marrëveshja e tyre, ndërsa e cilësoi veten si njeriun më të nderuar në Shqipëri.
“Si mund të ketë njeri më të nderuar se unë në Shqipëri, që jam ulur në karrigen e numrit një të shtetit. Karrigia e presidentit i takon popullit dhe unë i shërbej popullit. Ky është një zhvillim në të drejtën e partive. Unë një gjë i kam bërë të qartë Bashës dhe zonjës Kryemadhi. Zgjedhjet do të bëhen, pavarësisht se ata mund të provokohen. Zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, askujt të mos i shkojë mendja të bëjë grusht shteti. Kemi qenë në grusht shteti pa pushim, ka të bëjë me kapjen e shtetit. Zgjedhjet do bëhen më 25 prill”, u shpreh ai në emisionin “Frontline”.
Me tone të ashpra, Kreu i Shtetit tregoi se ende nuk ia ka faluar bashkëshortes së tij Kryemadhit dhe Lulzim Bashës djegien e mandateve.
“Basha dhe Kryemadhi kanë bërë një gabim shumë të rëndë. Të mos presin zgjedhje suedeze dhe daneze, unë jam gati të bashkëpunoj me ta për të mbrojtur zgjedhjet. Ajo që nuk i fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së është lënia e mandateve në parlament. Në demokraci nuk ka asnjë centimetër pas, sepse boshllëqet plotësohen. Prandaj, sot është situatë kaq dëshpëruese. Unë jam president dhe më intereson që vota e presidentit dhe vota e çdo qytetari në Shqipëri të jetë e barabartë”, theksoi Meta./ CNA.al