Connect with Us

Shpallet fajtor për korrupsion/ Dënohet ish-presidenti Nicolas Sarcozy

Bota

Shpallet fajtor për korrupsion/ Dënohet ish-presidenti Nicolas Sarcozy

Publikuar

-

Ish presidenti Francez Niciolas Sarcozy, shpallet fajtor për korrupsion.

Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion dhe me dënua me një dënim prej 3 vitesh. Sarkozy do të duhet të vuajë një nga tre vitet në burg. Sarkozy u akuzua se ofroi një post publik një gjyqtari në këmbi të informacioneve sekrete në lidhje me një hetim, të nisur ndaj tij.

Sarkozy, mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën në Kosovë 12 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,788 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 prill janë shëruar 1,009 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 13,236.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 98,835 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  Linja e gjelbër falas/ Vihet në dispozicion numri ku mund të kërkoni sqarime mbi Covid-19

LEXO EDHE:  Plagosja e 30 vjeçarit te “5 Maji”/ Policia jep detaje, identifikohet autori

Prej tyre 2,008 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

LEXO EDHE:  E rëndësishme! Çfarë është COVID-19, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Doza të reja të Pfizer/ Kosova siguron 100 mijë vaksina anti Covid

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Kinë, për korrupsion në burg me bashkëshortet

LEXO EDHE:  Vaksina e AstraZeneca/ Alimehmeti: Duhet kontroll, merrni parasysh informacionin e Britanisë

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.

Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve./ REL

LEXO TE PLOTE